Home / Opinion / Dallimi në mes Kolaboricionistit dhe tradhëtarit

Dallimi në mes Kolaboricionistit dhe tradhëtarit

Afrim Moirina

 

           

Sipas fjalorit të Gjuhës shqipe, këto dy fjalë nuk kanë dallim në mes vete. Ndonëse, fjala tradhëti, si duket, ka lindur më herët dhe rrallë herë e gjejmë fjalën Kolaboricionistit. Kolaboricionizmi, më shpesh na paraqitet gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

            Kanë dallime këto dy fjalë?

            Po t’i analizojmë  në thellësi, shihen dallimet, madje, edhe për bëmat e këtyre dy kategorie të njerëzne. 

 

Tradhëtarët

 

            Tradhëtia, si duket, ka lindur e para. Tradhëti, mund të bëjë individi, apo disa njerëz, por, që ata, deri në këtë akt, kanë qënë veprimtar të çështjes kombëtare. Individi, mund të tradhëtojë një grup shokësh- bashkëveprimtar, nga torturat, nga friksimet për familjen, nga joshjet, jo fortë të mëdha, duke i ofruar benificione modeste, sepse, ai nuk di të shesi lëkurën e vetë, aq sa mundët ta shpërblejë armiku, apo pushtuesi. Tradhëtia e një grupi njerëzish, mund të ndodh dhe këta kanë kërkesa më të mëdha. Këta mund të pengojnë një grushtshtet, një ndërmarrje kolemtive, premtimet dhënë bashkëveprimtarëve të vet dhe kombit, etj. Dëmët që shkaktojnë tradhëtarët, nuk janë të përmasave të mëdha.

Pra, këta, të shumtën janë njerëz pak të kamur, jo në hierarhi pushteti, ndoshta edhe të pa njohur nga bashkëkombasit e vet, prandaj, edhe pasojat janë më të vogëla, të shumtën e herave.

 

Kolaboricionistit

 

            Kolaboricionistët janë kategori tjetër e njërëzve. Këta janë të pasur, të shkolluar, kanë tituj pasanikësh, ushtarakësh, janë pushtetar, etj. Këta, për të mos i hunmbur privilegjet e veta, lidhën me djallin e të birin, për të mbrojtur “sedren” e vet, të trashëguar nga baballarët, apo, të fituar gjatë jetës së vet, duke mos i përfillur rregullat e ekonomisë së lirë të tregut dhe duke shfrytëzuar në skajshmëri, këdo që ka mundësi. Këta, nuk janë të lidhur vetëm me çlirimtarët, revolucionarët, kombin, ndërsa me këdo tjetër, po. Vetë kjo pozitë, i bënë shumë të dalluar nga tradhëtarët, sepse, këta, kurrë nuk kanë menduar për kombin, por, gjithnë atë e kanë shikuar përmes parasë. Këta janë tepër të rrezikshëm, sepse, kanë në dorë pasurinë dhe njerëzit janë të kushtëzuar prej tyre, madje, këta kanë aftësinë edhe për të blerë “argatë”.

            Me këtë kategori njerëzish është marrë edhe Konferenca e Paqës, në Parisë (1945-47), të cilët janë denuar. Të vetmit kolaboricionist që nuk kanë qenë temë trajtimi, janë ata të shqiptarëve, që, më vonë edhe shihen arësyet, duke u nisur nga Xhfer Deva, Mit’hat Frashëri, e shumë të tjerë. Këta, nuk janë, thjeshtë, bashkëpunëtor të pushtuesve, por, janë bashkëveprues të tyre. Mu për këtë, të gjitha shtetet fituese të Luftës së Dytë Botërore, krahas fillozofisë politike të nazizmit dhe fashizmit, në bangën e të akuzuarve i kanë ulur edhe kolaboricionist.

Përfundimi

 

            Nëse i shikojmë nga ky këndë, që, sipas mendimit tim, kështu duhet trajtuar, atëherë, në gjithë botën, qoftë në luftrat për çlirim kombëtar, qoftë në revolucione, qoftë në krijimin e shteteve kombëtare, kemi këto dy llojë kategorish. Njëra, gjatë rrugëtimit, lodhet, dështon dhe bie në kurthin e tradhëtisë, ndërsa, tjetra, i bie gurit e drurit për të ruajtur “sedren”.

            Edhe te ne, janë paraqitur këto dy kategori. Qoftë gjatë luftës ilegale, qoftë gjatë luftës së armatosur. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kategoria e kolaboricionistëve, është dukshëm më e madhe. Shqipëria, ishte e ndar në tri zona të interësit, atë italian, gjerman dhe bugar. Që të tria ushtronin pushtetin përmes këtyre dhe vet rrinin kujdestar për të kontrrolluar, se, a ecinin punët sipa planit të paraparë, apo, jo. Sidomos janë të dalluar ata që bashkëqeverisën me italianët dhe gjermanët.

            Kolaboricionistëve të nazizmit dhe fashizmit, udhëheqëja, u iku në shtetet e perendimit, në Amerikë dhe gjithëkah ku iu dha mundësia, për të shpëtuar kokën. Këta u vunë në shërbim të shteteve përkatëse dhe krijuan ombllellen e veprimit të koordinuar, menjëherë pas lufte, për rikthim në pushtet, qoftë duke i dhënë mbrojtjen e Shqipërisë londineze, pretenduesve të tokave tona (Greqisë…), për ta bërë republik të shtatë (Jugosllavisë), qoftë për ta ndar në provinca, të shteteve fqinje, vetëm e vetëm, për të rikthyer pasurinë, apo pozitën në pushtet. Gjithë kjo bëhej në emër të luftës kundër komunizmit. Shtetet fituese të luftës kundër nazifashizmit, kolaboricionistët e vetë i denuan, ndërsa ata shqiptar i ushqenin, i aftësonin nëpër kampe të ndryeshme, për luftë diversante, duke i paisur me gjithë teknologjinë më parparimtare të kohës, për të përmbysur pushtetin që në ditët e para të themelimit, pas zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Këta, i joshën gjatë gjithë jetës së tyre, se, një ditë do të keni edhe gjumështë dallandyshe, nëse nuk ndaleni për të luftuar Enver Hoxhën.

            “Bijtë bastar të etërve dinak”, siq do të shprehej Migjeni, arritën të depërtojnë në kupollën qeveritare dhe arritën gjer aty, sa, kërkuan të denohen, postmortum, e gjithë garda komanduese e Luftën Naciona Çlirimtare e Shqipërisë, se, pasi Konferenca e Paqës në Parisë nuk i denoi baballarët e tyre, ata kishin bërë luftë të drejtë, prandaj duhet denuar çlirimtarët. Gjithë kjo garnitur e turpit, në Shqipërinë londineze, paguhej e paguhet nga taksapaguesit shqipatar, dhe, arritën deri aty, sa të rehabilitohen dhe të ngrisin permendore, e emruar sheshe, institucione, me emra kolaboricionistësh, duke i hudhur nëpër mbeturina lapidarët, e, tabelat e emërimeve, nëpër plehra. Loja e parë filloi me “Heronjët e Vigut”

            Kjo duhet të na i hapi sytë edhe neve, Shqipërinë jashte londineze, se, po përgaditët e njejta lojë për dëshmorët e kombit, prandaj, duhet pasur kujdes, Gjithë kjo do të arsyetohet, me denimet që do të jepen nga Gjykata Speciale dhe do të arsyetohen, po të ishin edhe ata gjallë, do të kishin marrë denime më të rënda. Duhet ndal turrin këtyre kolaboricionistët  të rinjë, se veç kanë filluar aktakuzat, për dëshmorët!!!

            Prishtinë, 09.12.2019

Analist i pavarur

Afrim Morina

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...