Home / Të ndryshme / KUVËND I MËNDJES GOLËMASE..!

KUVËND I MËNDJES GOLËMASE..!

Billedet indeholder sandsynligvis: 1 person

Nga Dilaver Goxhaj

Të dashur bashkëfshatarë golëmas, kudo që jeni, ku jetoni e punoni..!
Fati i keq, na detyroi, që të lëmë vendlindjen tonë të dashur dhe të bëjmë dy kurbete:- Një kurbet brënda teritorit Shqiptar dhe kurbeti tjetër, në vënde të shumta të botës,.,për të mbijetuar, për të kërkuar një jetë më të mirë.
Pamvaresisht kësaj, zemrat tona i lamë në Golëm, atje shikojmë ëndrat, atje shkon mëndja ç’do natë e shmallet me vendlindjen..
Nuk i takonte kjo Golëmit të degjuar, i cili nuk u shpopullua as nga pushtuesit në shekuj, as nga viti 1914 e as nga dëbora dy metra e kushtet e vështira.
Prandaj, mendojmë se ka ardhur momenti e koha e duhur, që mbas 30 vjetësh, të kthejmë sytë e mëndjen konkretisht për t’a rigjalleruar vendlindjen tonë të boshatisur, për t’i shperblyer dashurinë që na ka ushqyer ndër deje.
Mbrekullitë ndodhin kur fillon, duke hedhur hapin e parë, drejt realizimit, drejt ëndrës.
Për këtë, mendojmë, që në qytetin e Gjirokastrës, më daten 26 Korrik 2020 ,të organizohet një takim shmalljeje, pune e kuvëndi, ku të shpalosim vizonin e hapat konkrete, për nismat, aksionet e punët konkrete, për rigjallerimin e Golëmit. Në këtë takim të marrin pjesë intelektualët, veprimtarët, mendimtarët, bisezmenët e vizionarët, bij e bija GOLËMASE, kudo që ndodhen. Si thoni mundemi ..? Une mendoj se po …!
Jeta ka dy kohë: TANI dhe VONË, ajo të jepet vetëm një herë.., për t’u lënë brezave GOLËMIN E MËNDJES GOLËMASE, të ditëve të sotme…

Billedet indeholder sandsynligvis: 28 personer, smilende personer, folk, der står, bjerg, friluftsliv og natur

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...