Home / Opinion / EDHE NË KËTO ÇASTE TË VËSHTIRA SHQIPTARËT DUHET TA DËSHMOJNË SE KANË SHTET!

EDHE NË KËTO ÇASTE TË VËSHTIRA SHQIPTARËT DUHET TA DËSHMOJNË SE KANË SHTET!

Për gjendjen e rëndë pas tërmetit në Shqipëri, ndjenjën e dhimbjes dhe solidaritetit vëllazëror, por jo vetëm kaq…

 

Të gjitha ndihmat dhe kontributet financiare të menaxhohen nga NJË QENDËR E VETME NË NIVEL TË SHTETIT, që të shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti, për familjet e dëmtuara dhe njerëzit në nevojë, jo të përfundojnë në duart e hajnave ordinerë dhe pasurimin e atyre që më së paku e meritojnë!

Të ngrihet një QENDËR E VETME në nivel të shteteve, të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim Republikën e Kosovës, me një Këshill drejtues, llogari të veçantë, me trasparencë dhe kontroll mbi të gjitha ndihmat financiare dhe të tjera të destinuara për familjet e viktimave, të lënduarit dhe dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat duhet të përdoren kryesisht për qytetarët e Durrësit dhe rrethinat e tij, për zonat e prekura nga kjo katastrofë natyrore.

Ashtu siç e ndajmë dhe shprehim dhembjen së bashku, e shprehim solidaritetin vllazëror, zgjatim dorën dhe hapim zemrat për ndihmë ndaj vëllezërve tanë në këto çaste të vështira, edhe më tepër e kemi borxh dhe detyrim moral të kujdesemi për ndershmërinë e grumbullimit të ndihmave, shpërndarjen e tyre, menaxhmin me transparencë të çdo leku dhe ndihme tjetër që jepet për qytetarët dhe zonat e prekura nga tërmeti.

Përvoja e ka dëshmuar që mes shqiptarëve zemërgjerë dhe humanë, solidarë dhe dorëhapur vëllai nda vëllait, sidomos kur ata janë në rrezik dhe nevojë, ashtu duhet të kujdesen për mosmanipulimin dhe keqpërdorimin e ndihmave në raste të fatkeqësive, siç ka ndodhur fatkeqësisht në shumicën e rasteve, fatkeqësi të ndryshme madje edhe në situata lufte.

Të mos harrojmë edhe në këto çaste të dhembjes dhe trazimeve shpirtëtore të çdo famile dhe individi, kudo që janë shqiptarët, se njerëzit e ligë, matrapazët, keqpërdoruesit dhe hajnat me përvojë janë munduar përherë edhe në këto raste të fatkeqësive, mes lotëve dhe dhimbjes së të tjerëve, ata ta zhvillojnë hajninë dhe veprimtarinë kriminale.

Të dëshmojmë se jemi vëllezër e motra mes vete, kemi shumë miq në botë që duhet t’i nderojmë, sepse ata na kanë nderuar në çaste të vështira, të dëshmojmë se jemi me ndërgjegje të lartë atdhedashurie dhe solidariteti njerëzor, por të mos harrojmë asnjëherë se:

NE SHQIPTARËT KEMI SHTET, i cili është vatra dhe streha e çdo shqiptari, gjiri dhe prehëri i ngrohtë i nënës, çerdhja e vetme dhe shtëpia e madhe e secilit!

(28.XI.2019)

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...