Home / Opinion / LIBËR ME VLERA TË LARTA SHKENCORE QË DUHET LEXUAR ME LAPS NË DORË!?​

LIBËR ME VLERA TË LARTA SHKENCORE QË DUHET LEXUAR ME LAPS NË DORË!?​

Billedforhåndsvisning
Xhemil Zeqiri
Këto ditë e përfundova së lexuari librin, “Revansh Kolabracionistësh apo…”, të shkrimtarit të njohur gjirokastrit, Fitim Çaushi.​
Libri përmbanë 276 faqe, është një në libër me vlera të larta shkencore, me një mal argumentesh, nxjerë nga dokumentat arkivore, autori pëmes këtij libri me gjuhën e së vërtetës na flet me emra dhe mbiemra, për bashkëpunëtorët dhe bashkëluftëtarët e nazi-fashistëve italianë  dhe për ata që u nënshtruan në shërbëtorë të nazi-fashistëve italianë dhe  gjermanë.​
Janë po këta shkretanë që, kur e humbën luftën, pushtuesit nacisto- fashistë;-kolobracionistët, e “Ballit”, në krye me Mit´hat Frashërin dhe më vonë, “Legaliteti” i  Abas Kupit, pra, pas luftëd së dytë botërore; gjatë “Luftës së Ftohtë”, u bënë vegla qorre të anglezëve dhe të reaksonit botëror kundër- shqiptar.​
Në libër pasqyrohet qartë pse “Legaliteti” nuk ishte pro-anglez, por, këto u përpunuan pastaj, kur Enver Hoxha këmbënguli fort, për pavarsinë e shtetit, këtu, ” miqtë ” aletatë” të  Luftes së Dytë Botërore, anglo- amerikanët u munduan që, Shqipërinë ta bashkojnë në federatën serbo-sllave të Titos dhe pikërisht këtu ndodhi dhe çarja në mes shtetit shqiptar dhe  aleatëve  anglo-amerikanë. ​
Kjo vërtetohet, në Konferencën e Paqes në Paris, më 1946.​
Shumë historianë e kanë dëshmuar se, LANÇ-re, në Shqipëri u organizua nga vetë Partia Komuniste Shqiptare, u kalit  dhe u rrit gjer në fitoren mbi nazi-fashizmin, natyrisht me aletatët  anglo-amerikanë dhe sovjetikë që sihin bashkuar kundër Boshtit Nacist të fashizmit. ​
Partizanët shqiptarë, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste me në krye, Komandantin Enver Hoxha e  arritën këtë fitore me mijëra sakrifica dhe heroizma e çliruan Shqipërinë më datën 29 Nëntor të  vitit 1944 dhe vazhduan luftën më tej, drejt kufijëve veriorë të Shqipërisë, t i ndimojnë popullit shqiptar që gjatë historisë padrejtësisht, kishte mbetur jashtë shtetit amë, këtë ndihmë e çuan më tej, për të ndihmuar dhe popujt fqinjë në Ilirik, (Ballkan). ​
-Pikrisht, kjo ndihmë që iu bë  vëllezërve në Kosovë, në Sanxhak dhe në Bosnje u vlerësua lart, si një ndihmë e madhe nga Aletatët tanë anti-fashistë.​
Lufta e drejtë e partizanëve shqiptarë, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste në krye me Komandant, Enver Hoxhën, qe luftë Nacionalçlirimtare, kundër fashizmit, ajo luftë atëbotë vlerësohej shumë nga aletatet që, kjo pastaj do ta përforconte Pavarësisnë e Shtetit shqiptar, që e kishte njohur Konferenca e Londrës, më 1912/13.​
Vlersime të mëdha atëbotë do të shpaloste gjithashtu edhe  udhëheqësi i madh sovjetik, Josif V. Stalini.​
Duke e lexuar librin, lexuesi do të kuptojë më tej se, Kryetari i Francës, Charl De Goli e vlerësonte Enver Hoxhën, si ” Ylli i Luftës së Dytë Botërore”.​
Ja, se ç´shkruante shkrimtari, Jon Hollidey në librin e tij, “The Artful Albanien”: “Presidenti i Francës De Goli, e admironte, Enver Hoxhën si burrë shteti, për dashurinë e madhe ndaj atdheut dhe nacionalizmin e rreptë, kulturën e gjerë, aftësinë për të bërë analiza të ngjarjeve shumë të ndërlikuara dhe që nxori përfundime të drejta, vërtetësi të të dhënave, mjeshtërinë për të udhëhequr e për të ndikuar në masat benikërinë ndaj marksizëm-leninizmit, zotësinë për të lodhur kundërshtarin, e për ta mposhtur atë, burrërinë për të shfaqur e për të mbrojtur hapur mendimet e veta, para kujtdo e në çdo rrethanë, po edhe shkathtësinë për të zbuluar të çarat dhe dobësitë në anën e kundërshtarit e për t´i shfrytëzuar ato në dobinë e Shqipërisë e të çështjes së komunizmit”.​
Shënim: ​
Charl De Gol pas mbarimit të luftës së dytë  botërore, ishte President i Repuplikes së Francës. Në pikpamjet politike dhe ideologjike ishte anti-kommunist i vendosur; e megjithatë, vepra dhe përkushtimi i Enver Hoxhës për Shqipërinë dhe Komunizmin e bën atë, që të pohojë këto të vërteta dhe ta respektonte, ta çmonte atë.​
Ndërsa, disa nga ata që e njohën nga afër, aftësinë dhe cilësinë e tij që e nderuan në Partin e Punës dhe në udhëheqjen e saj, nuk lënë gjë pa shpifur, kundër tij dhe komunizmit?!!!​
Janë shumë personalitet botërore, që e vlersojnë realisht afëtsinë dhe meritat e Komandant, Enver Hoxhës. ​
Historia do t´ i nxjerë në shesh të vërtetat për Enver Hoxhën, organizatorin dhe udhëheqësin e Partisë Komuniste Shqiptare (më vonë, PPSH-së), udhëheqësin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe ndërtimit të socializmit në shtetin shqiptar për afër gjysmë shekulli.​
I theksova këto fakte, që t´ i kthehemi  librit në fjalë.​
Vallë, ç´ndodhi me Shqipërinë?! ​
Kur vendi qe pushtuar nga fashizmi italian dhe veglat qorre të saj; mbreti i vetëshpallur, Ahmet Zogu  iku e la tërë administratën shtetërore në shërbim të fashizmit. Kjo e vërton, sepse, fashistët e kishte administratën në pararojë, gjatë tërë kohës së luftës së armatosur që e funizonte me armë municione dhe ushqime dhe rroga të majme. ​
Ndërsa, Partia Komuniste  ishte e  e paktë në numër në fillim, e varfër, por me zemër të madhe, e drejtë; prandaj, ato yje lirie i përfituan zemrat e popullit dhe shpejt u formua dhe u zgjerua Fronti Nacionalçlirimtar, i cili korrte suksese të mëdha në frontet e luftës.​
Siç theksova më lart, libri ka një mal argumentash, për veprimtarinë e servilëve reaksionarë të Safet Butkës, Gjon Marka Gjonit, Mit´hat Frashërit e kolabracionistëve të egër që dogjën lagje të tëra dhe vranë qytetarë të pafjshëm, të gjithë ata që kundërshtonin administratën pushtuese. ​
Me fjalë të tjera; është shumë me inetres të lexohet  ky libër, sepse lexuesit do të gjejnë aty; të njëjtat shpifje, metoda dhe fushata kundër interesave shqiptare të përgaditura nga  kolabracionistët që, edhe sot i lexojnë tek dhunuesi i historisë së vërtetë shqiptare, në librin e pinjollit politik të Safet Butkës, tek pasardhësi dhe  ideatori i tij, Uran Butka. ​
-Shpifjet dhe propaganda ishin të njëjta, siç ishin më 1941-1944 dhe vazhduan prej vitit famëkeq të 1991 e gjer më sot.​
Shqipëria Socialiste dhe Pushteti Popullor me Enver Hoxhën në krye, kanë bërë Reforma të mëdha, bile edhe Partinë Komuniste Shqiptare,  e kanë emruar, Partia e Punës së Shqipërisë (PPSH).​
Kur komunistët e morën pushtetin, çdo gjë ishte e shkatërruar, s´kishte shkolla, spitale, njerëzit vdisnin nga sëmurjet e ndryshme; si nga malarja, tepeceja e të tjera; mirëpo, gjatë 45 viteve të socializmit, Shqipëria arriti kulmin e sukseseve nëse marrim parasyshë shantazhet dhe presionet që i bëheshin Shqipërisë në radhë të parë nga jugosllavët dhe pas vdekjes së J. V. Stalinit edhe nga Bashkimi Sovjetik, pastaj pas një periudhe marrëdhëniesh të mira, edhe me revizionistët kinezë;  të gjitha këto beteja politike dhe diplomatike gjeniu, Enver Hoxha doli gjithmonë fitimtar.​
Enver Hoxha, vdiq 11 Prill 1985, në atë kohë, Shqipëria kishte marrëdhënie me shumë vende të botës, në veçanti marrëdhanie ekomomike kishte më shumë, me shtetet socialiste, me ato vende që e njihnin Shqiperinë sovrane dhe shqiptarët zot në atdheun e tyre.​
Pra, gjer në vitin 1989 kur në Jalta, dy fuqitë e mëdhaSHBA-të, të drejtuara nga Bushi I-rë, dhe  nga BRSS, Gërbaçovi vendosën që të fshijnë nga harta shtetet socilaiste.​
-Pse deri sot kur nuk pat asnjë debat, pse erdhi gjer tek këto prapakthime historike që ndodhën në Shqipëri?!​
Pra, pas 5 viteve të vdekjes së burrit me të shtrenjtë të kombit shqiptar, Enver Hoxhës, filluan egërsisht në mënyrë të organizuar embargot  ndaj shtetit, derisa ta gjunjëzuan shtetin shqiptar. Shtetet që kishin mardhënie 50 vjeçare, pra, me ish-shtetet socialiste, ato e ndyshuan sistemin, ato nuk dëshironin të zhvillonin as tregëtinë me shtetin shqiptar, kjo qe presioni nga njëra anë; ndërsa, në anën tjetër kishte embargo diplomatike ndaj Shqipërisë socialiste.​
-Kujtoj këtu që, në  vjeshtën e vitit 1987 kur ambasadori shqiptar në Skandinavi, Petrit Bushati erdhi nga Stokolmi në një  takim zyrtar në Ministrinë e Jashtme daneze, pas takimit ambasadori shihej i dëshpëruar, duke pirë kafe me të, dëshiroja të dija më shumë pse nuk ndihej mirë; mos kishte shqetësime shëndetësore apo çka kishte ndodhur?!​
“Jo, Jo!-tha nuk kam asgjë, mirë jam por.., -vazhdoi: “Shteti ynë kishte  mardhëdnie të mira me shtetin danez, ne pala shqiptare dëshiruam t´i zgjerojmë marrëdhëniet në fushën turistike e të tjera, por pala daneze pa kurrëfar argumentesh edhe ato mardhënie që i kishim i ndërprenë”?!…​
-Po, a vetëm Ministria daneze  veproi kështu a,- e pyeta i shqetësuar!? Jo, sikur janë  orkestruar, në të gjitha vendet ku kemi ambasada, kështu po veprohet.​
Pra, ishte e qartë se, me embargot diplomatike, ekonomike etj; donin që  përmbysnin Pushtetin Popullor, dhe me ndihmën e Ramiz Alisë ia arritën qëllimit.​
Si atëherë kur e humbën luftën Ballisto Zogistët, më 1944 filluan po me të njëtat shpifje dhe intriga  nga me të ndryshmet,-siç vepronin edhe 1941-44, por këtu vlen të shpjegojmë me tej; kur Partia Demokratike, apo në fillim u themelua si “Lëvizje Studentore”,-siç e quajtën, bënin një propagandë të çmendur; në njëren anë embargoja nga e gjithë bota, në anen tjetër propaganda ugurzezë e Sali Berishës kur thoshte: “Ta shkatërrojmë Shqiperinë socialiste të ideve komunsite,  sepse Amerika do na i jepë çeqet e bardha,-sa të duam lekë do të na japin perëndimorët; e bla, bla bla, gjepurash të tjera…​
-Ndërsa, ish- antari i  partisë të Saliut; Edi Rama pa pikë trupi thërriste: “Komunistët në hanxharë, veteranët në litar!? ​
Me këto demonstrata, ata brenda 1 viti e shkatërruan unitetin e popullit dhe pastaj filluan  shkatërrimet e shtetit shqiptar që ishte ngritur me djersë e sakrifica të mëdha; sipas burimeve thuhet se 500, fabrikat u dogjën, kooperativat u shkatërruan dhe u vodhën, shtyllat e tensionit të lartë u vodhën dhe u shitën ne Serbi e Mal të Zi, për skrap.​
Arritën gjer aty me vandalizma e shkatërime, sa dogjën dhe prenë tre milionë trupa të ullirit, çmenduri e keqe e paparë si kjo; u shkatërruan të mirat materiale, çka iu dolën përpara…​
U shkatërrua e gjithë pasuria e Ushtrisë Popullore, armët dhe municionet, u shitën nëpër botë, tankset dhe mjetet motoristike u shitën për skrap tek shovenistët fqinjë.​
-Pra, kjo qe një tragjedi e vërtetë kombëtare, që, as çetnikët më anti-shqiptarë, nuk do t´ia arrinin, këtë masakër mbi pasurinë dhe ardhnmërinë e breznive që bëri dhe po bëjnë Sali Berisha dhe Edi Rama, prej vitit famëkeq, 1991 e gjer më sot.​
-Prandaj, kur lexuasit e nderuar do të lexojnë librin, “Revansh Kolabracionistësh apo…”, të shkrimtarit, Fitim Çaushit do të binden me fakte të pathyeshme se, shpifjet që ende po i dëgjojmë në TV e shumta shqiptare me “analistë” të çmendur pas lekut, jo realistë ndaj së kaluarës, të etur e të yshtur nga idetë pro-fashiste, po majmen me shpifje tashmë edhe “të reja” simotra me ato që i kishin lansuar baballarët e tyre servilë në politikë, gjat Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.​
25 Nëntor, 2019​

 

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...