Home / Opinion / Kombi kosovar duhet çrrënjosur nga koka, edhe ligjërisht!

Kombi kosovar duhet çrrënjosur nga koka, edhe ligjërisht!

Afrim Morina

Fotografia e Afrim Morina

            Derisa unë po i shkruaj këta rreshta, dy intelektual po rrahin mendimet, përmes faqebook-ut, për shtetin dhe pushtetin. Se si po e trajtojnë ata këtë temë, nuk kam njohuri, por, ma zgjoi kurreshtjen për ta trajtuar nga këndi im, sepse, pushtetarët, kuvendarët dhe institucionalistët gjithnjë i ngatrrojnë pushtetin dhe shtetin, duke folur për shtetin në të shumtën e rasteve, në vënd të pushtetit.

            Pushteti ka lindur me lindjen e familjes, ndoshta edhe më herët, në bashkësin e grupeve, sepse,  njëri që i printe grupit apo familjes, përcaktohej nga forca fizike.

            Ndërsa, shteti, lindi kur “dikujt iu tek ta rrethekonte një copë tokë dhe të thotë kjo është imja”, sipas Zh. Zh. Rusosë. Nëse kjo teori e tij, e nuk kam lexuar te ketë ndonjë teori tjetër, që përkufizon lindjen e pronës private, qëndron, atëherë kemi edhe shenjat e para të lindjes së shtetit. Fillet e shtetit i gjejnë në këtë rast, pra, te lindja e pronës private. Më vonë, kemi qytetet shtete në antikën e vjetër, dhe, formimin e shteteve më vonë.

            Sipas histrorisë, pushteti është sundimi, dhe, nuk e kemi ndërmend ta zbërthejmë kush kend e sundon. Ndërsa, shteti është territorri të cilin e mbikqyr pushteti. Varësisht nga pushteti, edhe territori begatohet apo edhe varfërohet edhe territori, ruhet si tërësi apo zgjerohet, ndahet, apo, edhe shuhet krejtësisht. Histroria na mëson, për të gjitha këto që kanë ndodhur. Ai territor, në gjeografi, nuk humbet, por, mund të kalojë te një sundimtar (pushtet apo shtet) tjetër, i cili do të merret me të gjitha të mirat që i ka ai, duke e shfrytëzuar për qëllime të veta dhe të banorëve të kombit të tij, që jetojnë në të. Por, ka raste edhe të shpopullimit dhe vendosja e kolonizatorëve, siç na ka ndodhur e na ndodh neve shqiptarëve, dje e sot.

            Nëse është kështu, dhe nuk ka mundësi të jetë ndryshe, pushtetarët tanë, kuvendarët tanë dhe institucionalistët tanë, i ngatërrojnë pushtetin me shtetin. Derisa i ngatërrojnë në fushata zgjedhore, gjatë diskutimeve në kuvend e gjetiu, ata as që e meritojnë të na udhëheqin, por, thjeshtë, paraqiten si sundimtar dhe po mos të ishte konkurenca e mendimeve nga intelektualët, nga programet politike ndërmjet subjekteve, vaj halli për ne. Do të kalonim në diktaturë dhe do të vinte në shprehje mendimi i Karlit IV “shteti jam unë!” Dhe mu për këtë, nuk kemi pushtet të qëndrueshëm, sepse, nëse pushtetari nuk e dallon pozitën e vet nga përgjegjësia që ka për territorin, atëherë, ku di ai të udhëheq dhe të merret me fatin e tonë si qytetarë dhe me territorrin për të cilin ka përgjegjësi. Nëse tradhëton elektoratin e vet, ai merr ndëshkimin, pas mandatit të parë apo të dytë dhe merret me pasurinë që ka krijuar derisa ka qenë në pushtet (sepse nuk vepron ligji), por, nëse tradhëton shtetin, ai merr dënim të lartë si individ dhe i merret pasuria që e ka krijuar sa ka qenë në pushtet (edhe këtu nuk vepron ligji, se raste kemi të mjaftueshne ne shqiptarët). Ndoshta, duke e ditur këtë, kur folin për pushtetin, nuk e ngatrrojnë rastësisht me shtetin, duke menduar se qytetarit po i shesin dushkë për gogla, gjë që nuk e besoj, ta tjerrin aq hollë. Me këtë, ata, çojnë mesazhe se janë të përkushtuar për shtetin dhe jo për pushtetin dhe të gjithë ata që janë kundër tij, janë kundër shtetit. Kjo është njëra anë e medalionit.

            Ana e tjetër e medalionit është, se, për të mos e përcjellë qytetari se çfarë bënë si pushtetar, se, si e keqëpërdorë pozitën e vet, sesi pasurohet pa derdhur pikë djerëse, gjithnjë në plan të parë e vë shtetin. Pushtetari është tërë mllef kur, kritikohet për bëmat e veta, por, pak çon peshë kur kritikohet për ndryshim kufijsh, ruatjen e tyre dhe gjithnjë gjenë mbështetje te faktori ndërkombëtar. Jo vetëm për këtë, por, edhe për të drejtat e kombësive. Kur bëhet fjalë për kombësi, te ne, në Kosovë, shqiptarët janë një pakicë. Kësaj kategorie i përkasin fanatikët e ruajtjes së kombit shqiptarë, ashtu siç i ka mësuar histria deri në ditët e sotme, përvoja e tyre jetësore, përballja me armiqët, dhe, që ata shqiptar, janë të papërmirësuarit edhe sot e kësaj dite. Kjo, sepse institucionalistët kanë shpikur një komb të ri, atë k o s o v a r. Kur dolën “teoricienët” e parë nga shkolla e Kardelit, pak kush besoi se kjo do të merrte përmasa institucionale dhe ata që ishin më largpamës, kundërshtuan, por mediet e “informimit” u bënë bllokadë dhe përparësi u jepnin “teoricienëve”: Nexhmedin Spahiut, Migjen Kelmendit e Halil Matoshit… Si duket këta paskan qenë paravan i parapolitikës dhe mu për këte krenoheshin, e krekoseshin se teoria e tyre do të ngadhënjej.

            Më lart folëm për mundësitë e pushtetit në territorin e një shteti, i cili shpopullon territore, kolonizon ato dhe ndërron strukturën e banorëve autokton, gjithnjë, në të mirën e kombit të vet. Te ne?!!!

            Kur Kardeli doli me teorinë e kombit në kuadër të një territori, apo, përkatësie fetare më të dëmtuarit ishin shqiptarët, sepse, presioni që bëhej mbi ta i detyroi të regjistroheshi “musliman”, ndërsa shqiptarët në Kosovë e gjetiu në ish Jugosllavi, nuk u regjistruan në bazë të teritorit, poe, vetëm si shqiptar. Por, kur erdhi në pyetje territori, disa mne dhunë e disa me vullnet regjistoheshin si jugosllavë, në të gjitha kombët morri fundrrinën, dhe mirë bënë, se, ata nuk përfaqësonin kombet e tyre, siç ishte rasti te ne, me Azem Vllasin, Ali Shukriun, e ndonjë tjetri, që, edhe për nga numri, nuk çonin peshë.

            Këtë teori kardeliane e përfaqësoi shumë shpejtë “elita” politike, dhe, në mbështetje të saj doli edhe “Akademia”, e cila e hartoi projektin e “Enciklopedisë kosovare”, ose “Fjalori enciklopedik kosovar”.

            Shumë analistë kanë dhënë mendimin se sporti është politikë dhe ajo shumë ndikon në rrjedhat e kohës. Në kohën e Hitlerit, çdo sport ishte shëndrruar në politikë, qoftë përmes benificioneve apo kërcnimeve me jetë të tyre, duke përfshirë edhe familjet.

            Kjo ditë erdhi edhe te ne. Sporti po orienton poliotikën shkombëtarizuese, dhe, atë me bekimin e pushtetit, e cila, ditë e më tepër, del në mbrojtjen e saj. Kudo që përfaqësohet Kosova, në të gjitha sportet, kemi lajmin, komentin, reportazhin, se përfaqësuesi i“KOMBËTARËS SË KOSOVËS”, udhëton, ndeshet, fiton, humbë, shpërblehet, merr përgëzime e mirënjohje, nga ky apo ai përsonalitet KOSOVAR!!!

            Po të shikohet kështu, dhe, nuk ka se si të shikohet ndryshe, kombi shqiptar përbrenda Kosove po shpërbëhet, por, jo si dikur, kur këtë e bënin pushtuesit, marrëveshja xhetelmene Turqi- Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene dhe pasimi i saj në kohën e Tito-s. Ato kohë, po mundohemi t.ia ndriçojmë dhe për t’ia dhënë faktorit ndërkombëtar për dëshmi gjenocidiale të serbëve, se, çfarë kanë bërë me ne, të ndihmuar edhe nga ata, e, sot, po e bëjmë vetë, pa turp dhe pa ndjenja. Shkojmë aq larg sa edhe krenohemi me bëmat e rilindasve tanë, me bëmat e luftëtarëve të lirisë, me bëmat e Adem e Hamzë Jasharit dhe gjithë familjen e tyre, me bëmat e Zahir Pajaziti, Fehmi e Xhevë Lladrovcit,  Mujë Krasniqit, Shkelzen e Luan Hradinajt dhe një plejade të tërë dëshmorësh të kombit, e,  jo,  siç po mundohen t’i quajnë sot, “Dëshmor të Kosovës.”

            VËNIA GISHTIN KOKËS!!! Jeni për të vlerësuar gjakun e dëshmorëve të kombit shqiptar, në të gjitha kohët, të këtij territori – Kosovë, apo t’i shlyejmë të gjitha nga histroria dhe kujtesa, përmes “folklorit” e “letërsisë”, që jetuan e jetojnë, duke u përcaktuar për kombink o s o v a r!!! Edhe armiqët më të përbetuar nuk kanë ditur të veprojnë kështu, edhe pse Akademia dhe politika serbe është munduar të na ndaj në “shiftari dhe albanci”, që është më e pa dhëmbshme, krahasuar me këtë, duke e ditur misionin e tyre kundër shqipatarëve dhe kumdër Shqipërisë.

            Qeveria e re, ndër prioritetet, duhet t’i ketë parasysh edhe këto: a. Dëshmorët e shpallur t’i trajtojë si DËSHMOR KOMBI dheb. Të hiqet termi KOMBËTARJA, por, të thuhet PËRFAQËSUESJA e Kosovës, për të mbajtur të gjallë kujtesën e dëshmorëve. Në të kundërtën do të mbetëmi pakicë ne, shqiptarët, për t’i mbrojtur ata!!!

 

            Prishitinë, 21. 11. 2019

About admin

x

Check Also

Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi

  Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi June 23, 2020 Portali ...