Home / Lajme / DITA E ABËCËSË SHQIPE PËRBALLË HAJNAVE TË POLITIKËS

DITA E ABËCËSË SHQIPE PËRBALLË HAJNAVE TË POLITIKËS

Është koha që ne shqiptarët ta shpallim një festë speciale: DITA E HAJNAVE!

Pasuria personale e çdo hajni të pushtetshëm sot peshon më tepër se çdo objekt me vlerë kulturore dhe historike kombëtare, siç është objekti i Kongresit të Manastirit, i cili ende është në pronësi të ndërmarrjeve dhe personave fizik, kryesisht të huaj!

Si nuk u vjen turp politikanëve shqiptarë ta festojnë Ditën e Abëcësë (Alfabetit), duke qenë afër tri dekada në qeveri dhe pushtet në Maqedoni, ndërsa mbi një shekull Shtet Shqiptar?!

Qytetarët i votojnë ata që e bëjnë ligjin, ndërsa ligjet e bëjnë shtetin. Është koha të reflektojnë qytetarët shqiptarë, në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe kudo në trojet etnike dhe mërgatë, meqë politikanët siç po shihet nuk kanë kohë të reflektojnë për interesat kombëtare.

Nëse nuk mundin këta politikanë të pushtetshëm, nuk duan, apo nuk dinë, këtë le ta sqarojnë ata vetë, para se të japin llogari përpara historisë. Është koha për t’u skuqur e turpëruar, jo për të festuar!

(23.11.2017)

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...