Home / Të ndryshme / PËRSE VUAN KOSOVA PËRSE VONOHET STATUSI I SAJ?!

PËRSE VUAN KOSOVA PËRSE VONOHET STATUSI I SAJ?!

Fotografia e kopertinës

Shkruan: Xhemil ZEQIRI

(Për fatin ton të keq vazhdon të jete aktuale)

Po bëhen pesë vjetë pas përfundimit të luftës çlirimtare,dhe hyrjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë dhe, instalimi i administratës ndërkombëtare të UMNIK-ut.
Jemi dëshmitarë të situatave tejet të disfavorshme që i përjetuam gjatë këtyre viteve, dhe fatkeqësisht, parashikoj që hiq më mirë s` do ta kemi në vitet që do vijnë pas.

Natyrisht,luftën askush nuk e dëshiron, përveç kriminilëve dhe ata që mundohen të bëjnë përfitime ekonomike personale etj.
Por lufta në Kosovë filloi si pasojë ndaj resistencës kundër shtypjes serbe, edhe për t´i çuar përpara të drejtat tona kombëtare që na u mohuan dhe ende po na mohohen që nga krijimi i shteteve ballkanike.

Dhe për këte ka pasur shumë raporte që nga Organizatat për Mrojtjen e të Drejtave Njerëzore, gjerë tek organiztat ndërkombëtare si OSBE, OKB-ja Këshilli i Evropës, Steit Departamenti Amerikan etj, etj.

Të gjitha këto organiztat dhe qendrat mediale informative në nivel botëror, e dinin se shqiptarët e Kosovës po jetonin në një shtet me rregjim apartheidi.

Natyrisht, se edhe rinia shqiptare duke e parë se me zbrazjen e Kosovës duke marrë botën në sy nuk zgjidhen hallet sociale e as ato nacionale, që në fakt i mashtronin shërbëtorët e serbëve që kishin formuar shumë ”parti demokratike”, këtu kemi të bëjmë me një fenomen shumë karakteristik se shumë njerëz nëpër botë do të marrin diploma akademike me të ashtuquajturën ”rezistën paqësore” që popullorçe i thonë dorëzim-kapitullim.

Për fatin e keq këta liderë kapitullantë vazhdojnë të udhëheqin edhe tani, politkën e tyre kapitulluese edhe pas resistencës heroike nga bijtë dhe bijat e shqipes nga UÇK-ja famëmadhe,që e tronditi botën dhe që e vuri domosdoshmërisht, tërë diplomacinë ndërkombëtare në lëvizje.

Kjo diplomaci e sidomos përkrahësit e shovenizmit serb e shfrytëzuan rastin që duke propaganduar në emër të partive demokratike i përkrahnin pacifistët me në krye të së cilës ishte dhe ka mbetur si një “mbret prej bronxi”, Ibrahim Rugova.

Çarqet pro-serbe, jashtë Shqipërisë reale, nuk lanë gur pa lëvizur, ata s´lanë pa bërë lloj-lloj makinacionesh me lloj-lloj çmimesh, duke i dhuruar, që me çdo çmim, t´i mashtrojnë shqiptarët, e t´u imponohet banorëve të Kosovës, që ky pijun i tyre të ri- zgjidhet përsëri, President, sa herë që të ketë zgjedhje.

Ky presion dhe mashtrim nga ndërkombëtarët, për t´iu çasur këtij “burri” të etshëm për pushtet e jo për shtet, bëri që edhe shtabi i UÇK -së të ndërron qëndrim dhe ta pranojë lojën e tij, që në Shkup, kur ky kryetari i pacifistëve i premtoi delegacionit të Grupit të Kontaktit që e kishin parapragaditur skema ” të reja”, që Kosova do jetë nën integritetin e Jugosllavisë, gjegjsisht të Serbisë.

Natyrisht, se kësaj humnere për shqiptarët që u ftuan në Rambuje, për një vetëvrasje.
Simboli i rezistences shqiptare,u tha: ” Ne, do të analizojmë dhe do japim edhe mendimet tona”.
Delegacioni i përbërë nga Robin Kuk, minister i jashtëm anglez dhe Maldin Olbrajt, ministre e jashtme Amerikane.
I përgjigjen se Kryetari i Kosovës, ka pranuar të vijë (si macja në thes), pa e lexuar fare dokumentin që do të kishte rëndësi jetike për shqiptarët.
Ata, i thanë, z. A.Demaçi,ju duhet të vini të nëshkruani në Rambuje!
PO -ja e I. Rugoves ishte një tragjedi që duhet bërë më shumë analiza;unë mendoj se prej aty filloi dhe zbehja dhe rënja e faktorit UÇK-së, në arenën diplomatike ndërkombëtare.
Prej asaj kohe,filluan edhe presionet e mëdha ndaj Shtabit të UÇK-së dhe ndaj Zëdhanësit politik Adem Demaçit që të jepë dorëheqje dhe pastaj të ngrejnë flamurin e bardhë (të kapitullimit) ushtarët trima.
Përkundër të gjitha këtyre presoineve, Zëdhënësi i UÇK-së, i tha JO, Konferencës famëkeqe të Rambujes.

Kur nuk arritën këtë, që ta bindin Demaçin, ata filluan të krijojnë të çara në shtab deri sa shtabi pranoi të niset në Rambuje.Atje një pjesë e shtabit e vërejti se shkuan si “cjapi te kasapi”, por tani ishte vonë, sepse edhe në front ishin krijuar të çara kishte ra morali me pyetjen e hidhur:
përse luftuam, përse e derdhëm gjakun, për atë që në Rambuje po përgaditet që Kosova të mbetet sërish nën thundrat serbe?!
Edhe pas atij morali të lartë për të flijuar për atdhe e ribashkim-kombëtar siç e patën dhënë edhe betimin, para flamurit kombëtar.

Prej atëherë, filloi edhe politika e shtetit amë të ndryshoj pasi që nga presionet atje e ndërruan edhe Kryeministrin dhe disa ministra tjerë.

Pra, shkurt e shqip, qeveria e Pandeli Majkos dhe e Ilir Metës u benë zëdhënëse të së keqes politike.

Poashtu, vlenë të cekim edhe një fakt shumë depresiv, sulmet shpifëse nga shkrimtari,Ismail Kadare ndaj simbolit të resistencës shqiptare Adem Demaçit, siç do t´ më thoshte një ushtar i UÇK-së, ai kishte luftaur në Zonën e Llapit me profession ishte historian, ku para disa shokëve gjatë bisedës tha: “Nuk na mposhtën as indinjuan, sulmet e shumta të ushtrisë serbe, se sa deklarata e shkrimtarit Ismail Kadare, kundër njëshit shqiptar,Adem Demaçit.
– Kjo deklaratë e tij na e uli fort të mos themi na e shkatrroi moralin dhe vazhdoi se:
” ky njeri mundet te jetë shkrimtar i madh por shqiptar i vogël, sepse në Paris si qendër antishqiptare,dhe pro-serbe e kanë përvetësuar shkrimtarin tonë, me famë të madhe, famë kjo që e pati krijuar gjatë resistencës të Shqipërisë Socialiste, ndaj fuqive të mëdha, kur ishte e tillë!…

Tragjedia, që po vazhdon ndaj shqiptarëve në Ballkan de fakto edhe ata të Shqipërisë londineze kanë një status, qytetar të dorës së dytë në Evropë, banorët më të përbuzur, më të diskriminuar etj.
Po, si mundet të kuptohet ndryshe, kur nga Europa dhe Amerika, Shqipëria u izolua me arsyetimin se:

“Mbreti shqiptar e ka ftuar, qeverinë fashiste të Musolinit”.
Më pastaj, po nga Europa dhe Amerika, Shqipëria akuzohej se:

“Enver Hoxha është” stalinist”,më pastaj do thonë se:
“Sali Berisha me lojërat piramidale e shkatërroi shtetin shqiptar”,dhe tani po na thonë po këta ” të vjetër e të rinj se:

” Qeveria shqiptare me në krye Fatos Nanon, është më e korruptuara në Evropë” etj etj.

Kurdoherë ngrejnë kokë,ato çarqe të cilat hyjnëe bëjnë propogandë antishqiptare, nëpër të gjitha instuticionet ndërkombetare, ato forca pro- serbe,siç janë: francesët, italianët gjermanët, anglezët, greket e të tjerë, atyre serbëve e të tjerëve s´ua shohin as gabimet sa trarët, ndërsa ne na i shohin edhe qimet!…

Natyrisht, këto forca, miqtë e serbëve, kanë kontakte të ngjeshura me ato shumë parti të Kosovës, të krijuera e të daluara nga partia titiste e LKJ-së.

Këto parti të konvertuara në ”parti demokratike” , pikërisht nga ky bashkëpunim, këtu është rreziku i madh që këto po ia sjellin të gjitha të këqiat çështjes shqiptare.

Këto, në bashkëpunim me faktorin ndërkiombëtar, lejuan që të “lulëzojnë” e të na këthejnë prapa me ato ”standartet e famëshme” për diskutimin e ”statusit përfundimtar ” e gjepura të tjera.

Po, statusin e kanë definuar vetë shqiptarët e Kosovës me referendumin popullor të vjetit 1991.
Atëbotë, populli nën kushte të terrorit serbomadh i tha PO, Pavarsisë së Kosovës.

…Dhe, po ata bijë e bija të atij populli formuan UÇK-në famëmadhe që ta mbrojnë e ta realizojnë votën e popullit, që udhëhesia pacifiste siç ishin Klani i I. Rugovës, manipuloi dhe vazhdon të tallet me tragjedin e popullit.

Ky “politikan” pijanec, kurdoherë pas të gjitha bisedave me të huajt, po e dezinformon opinionin e brendshëm dhe të jashtem duke paraqitur opcione të shumta por edhe herë-herë si dejla çalë, kambgulë se:” zgjidhja më e mirë është Paversia e Kosovës!!!

Kur gjithë kombi shqiptar e ka ëndërr shekullore dhe e di se:
zgjidhja më e mirë është ribashkimi i Shqipërisë me trojet e veta të mbetura jashtë trungut të saj që nga shekujt e kaluar.

Por, ai matrapaz politik, duke bërë kështu e lë rrugën hapur që ky të jetë më i pershtaturi për pazarlleqe me armiqtë shekullorë në dëm të çështjes shqiptare.

Kopenhagë, 5.prill 2005

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...