Home / Opinion / ME FAJIN E KUJT SHQIPTARËT TRAJTOHEN PAKICË

ME FAJIN E KUJT SHQIPTARËT TRAJTOHEN PAKICË

Abdulla Mehmeti

Pak kujtesë…

KOMBËTARE NË MAQEDONI?

“Shumica e politikanëve shqiptarë në Maqedoni, që u pajtuan dje dhe pajtohenedhe sot të jenë pjesë e pushtetit, përderisa populli shqiptar trajtohen si pakicë kombëtare, sigurisht do të luftojnë me të gjitha mjetet që shqiptarët vërtet të mbeten pakicë në Maqedoni, duke i asimiluar dhe shpërngulur ata sa të jetë e mundur më tepër. Ky është misioni rus në trojet etnike shqiptare dhe jo vetëm, ndërsa këta janë agjentë të paguar të tyre, pa asnjë dyshim!”

– Abdulla Mehmeti, më 19.11.2017

“Sukseset” tjera të derisotme të partive politike të shqiptarëve në këtë shtet shihen në racat e qenve që enden nëpër qendrat e qyteteve dhe oborret e shkollave, shihen dhe në stacionet e autobusëve dhe aeroporteve nga largohet rinia shqiptare si lumë i pashtershëm në botën e jashtme.

Nëse politika do të vlerësohej me nota, kjo politikë me të drejtë do të vlerësohej me notë të dobët, si e tillë do të duhej të jetë përsëritëse, të mos kalojë në skenën politike. PSE TË MOS DËNOHET NË ZGJEDHJET E ARDHSHME?!

Kjo gjendje siç e kam përshkruar më 2017 nuk ka ndryshuar me asgjë deri më sot, përveç ndryshimit të teknikave të propagandës dhe mashtrimit, me ambalazh atdhetarizmi dhe brendi jokombëtare, jodemokratike, johumane dhe të rrejshme.

(19.XI.2017)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...