Home / Opinion / KLASA POLITIKE NEOKOMUNISTE I PENGON REFORMAT DEMOKRATIKE DHE INTEGRIMIN NË STRUKTURAT EUROATLANTIKE

KLASA POLITIKE NEOKOMUNISTE I PENGON REFORMAT DEMOKRATIKE DHE INTEGRIMIN NË STRUKTURAT EUROATLANTIKE

Shumica e politikanëve shqiptarë në Maqedoni, që u pajtuan dje dhe pajtohen edhe sot të jenë pjesë e pushtetit, përderisa populli shqiptar trajtohen si pakicë kombëtare, sigurisht do të luftojnë me të gjitha mjetet që shqiptarët vërtet të mbeten pakicë në Maqedoni, duke i asimiluar dhe shpërngulur ata sa të jetë e mundur më tepër. Ky është misioni rus në trojet etnike shqiptare dhe jo vetëm, ndërsa këta janë agjentë të paguar të tyre, pa asnjë dyshim!

Këta politikanë vetëm bërtasin për integrime në BE dhe NATO, ndërsa ditenatë punojnë për forcimin e ndikimit rus në trojet etnike shqiptare në Gadishullin Ilirik! A nuk e vëreni këtë betejë të tyre të pakompromis, në politikë, diplomaci, ekonomi, arsim, kulturë dhe çdo sferë të jetës?

Pa zbatimin e plotë të procesit për pastrimin me të kaluarën komuniste, dënimin e krimeve të regjimit komunist dhe pastrimin e skenës politike aktuale nga mbeturinat e këtij regjimi, për shqiptarët nuk do të ketë liri, demokraci dhe progres.

Neokomunizmi është rreziku dhe fatkeqësia më e madhe që e ka goditur demokracinë shqiptare. Kriminalizimi i shoqërisë shqiptare është pjellë dhe projekt afatgjatë i kësaj klase politike, që përmes agjenturave të huaja e frymëzon, mbështet financiarisht dhe kontrollon këtë veprimtari ndër shqiptarët.

Të gjitha shtetet e dala nga ish blloku socialist, sidomos shtetet e krijuar nga rrënojat e ish federatës jugosllave, duhet t’i zbatojnë sa më parë dy rezolutat e Këshillit të Europës për dënimin e krimeve të komunizmit.*

* Rezoluta e Parlamentit Europian “Mbi ndërgjegjen
europiane dhe totalitarizimin” (2009); Deklarata e Pragës “Mbi ndërgjegjen
europiane dhe komunizimin” (2008); Rezoluta 1096 (1996) e Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Europës “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë
e sistemeve totalitare komuniste”, si dhe Rezoluta 1481 (2006) e
Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Domosdoshmëria për
dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”.

(19.11.2017)

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...