Home / Opinion / Harta në tavolinë, shkopi mbi kokë

Harta në tavolinë, shkopi mbi kokë

Fotografia e Afrim Morina

Afrim Morina

T’i bëjmë një analizë intërvistës së Ish-zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit,  analistit James Hooper, dhënë Zërit të Amerikës, me datën16.11.2019 dhe të shohim rrjedhën e saj, në është hamendje apo ka njohuri burimore, për sa tha, se nuk është marr rastësishtë në intervistë, për një medium që përcillet nga shqiptarët.

Z. James Hooper, në njërën anë bëri mirë që na hoqi mjegullën nga sytë, për tu ballafaquar me një realitet, të diskutuar, pothuaj, më teper se një vitë, reth këmbimit të territoreve me Serbinë, por këtë ta bënte si një mik i joni, gjithëçka do të ishte në rregull. Mirëpo, ai nuk na le dilemen për shkopin dhe karrotën, por na le në dispozicion të mendojmë vetëm shkopin dhe del si zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë dhe mbrojtës i fashizmit serb. Të shohim në vazhdim, se çka na porosit dhe si e arsyeton shkopin në duart e amarikanëve, për shqipëtarët.

Që në fillim të intervistës, ai ka zërin kërcnues, sepse:- “… nëse nuk lëvizin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ekziston rreziku që dritarja e mundësisë të mbyllet”. Pra, është i sigurtë për atë që thotë publikisht, se nëse nuk i nështrohemi politikës amerikane për marrëveshjen, në dëmë tonin, ata do ta na mbyllin dritaren (lexo:- komunikimin), së pari me ata, sepse, fanqezet dhe shumë të tjerë, veç po rrinë me një këmbë, për të bërë levizjen e tyre.

            Ai është në rrjedhë të përgaditjes së planit për ndarjen e Kosovës, ku para disa viteve, egzistonte harta franko-ruse-serbe, ndërsa amerikanët mbronin atë territor, që e kishin njohur si shtet, mirëpo, ky e sqaron pse ata kanë ndrruar mendim:- “… të kuptojnë se çfarë është e arsyeshme të presin nga Serbia dhe ato që nuk mund të marrin prej saj… Besoj se është më e lehtë të gjesh një partner të tillë në Kosovë sesa në Serbi.”. ky shpjegon gjithëçka me këtë mendim. Në Serbi nuk mund të gjendet partner për të pranuar atë territor të cilin e kanë njohur mbi njëqindë shtete, e ndër të parat vet Amerika, ndërsa në Kosovë, po! Shumë lehtë dhe bindës e thotë këtë. Në Kosovë kanë gjetur partnerin për të lëshuar pe, sepse dritarja mund të mbyllet! Çfarë politike po ndjekin SHBA-ja, së cilës shqiptarët i besuan dhe i besojnë dhe fatin e vet ia kishin lënë në dorë asaj. Ai nuk e thotë, por nga intervista mund të përfundojumë, se prapa Serbisë qendronë Rusia dhe për shqiptarët Amerika nuk i prish planet e veta gjeopolitike dhe gjeostrategjike, vetëm e vetëm, që Rusia të jetë sa më larg Gadishullit Ilirik.

            Ky ka njohuri, madje si duket edhe ka qenë i kyqur në rrjedhat e bisedimeve, që nga Vjena, Brukseli dhe takimet e fshehta të Thçit me Vuqiqin, kudo që janë mbajtur ato dhe së fundit edhe në Parisë, me Makronin. Me një fjali, na e zbërthen gjithë fillozofinë serbe dhe del në mbrojtje të saj:-  “Në fakt serbët mund të thonë që kosovarët duhet të japin më shumë. Kjo ndodh gjithmonë në negociata”. Ku e nxjerr këtë përfundim, që të jetë zëdhënësi i politiikës serbe? A e di ai (me siguri, se po), që Serbia në vitet tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, madje edhe sot, ishte dhe është shtet tipik fashistë, sa as Hitleri e Musolini, në kohën e tyre nuk kanë mundur të bëjnë jetë të gjatë me fillizofinë politike që kanë ndjekur. Ndoshta kjo po ndodh, sepse ata kishin politikën gjithëpërfshirëse (globalen) për t’ua ndërruar rrjedhën e jetës, mentalitetin, formacionin shoqëroro-ekonomiko-politikik, ndërsa Sebia pati me tre popuj në ish Jugosllavi, ndërsa me Boshnjakët dhe shqipratët vazhdon ende. Metoda që ka ndjekur me shqiptarët, është krejtësisht tjetër, karahasuar me Hitlerin dhe Musolinin, sepse ajo ka shpopulluar edhe territore, duke bërë kolonializimin, të cilin edhe sot po e zbaton në veriun e Kosovës.

            Se sa është afër problemit, e, jo vetëm analist, jep për të kuptuar edhe ky mendim:-  “Albini… Por mendoj se ai do të gjendet përballë realitetit dhe për të mund të jetë një realitet i vështirë për t’u pranuar. Realiteti është se marrëveshja tashmë është negociuar. Marrëveshja ekziston. Në thelb është rënë dakord…”. Mu për këtë e thotë me bindje të plotë dhe nuk është rastësi, pse Vjosa Osmani e bëri vizitën e parë, pa u krijuar Qeveria, në Amerikë. Edhe Amerikanëve nuk po u ngutet për të krijuar Qeverinë, gjersa të gjejnë një kompromis dhe ky kompromis është, kapërcimi i pragut zgjedhor të NISMA-s, që ajo të bëhet faktor stabiliteti apo destabiliteti, sikurse ështe LSI-ja në Shqipërinë londineze. Nëse pritet që NISM të jetë faktor për të aedhmen e Kosovës, në tavolinë bisedimesh, atëherë jemi para aktit të kryer, se gjithë ky investim për te, nuk na sjell sinjale të mira për të ardhmen.

Z. Hooper mundohet të na mbush menjen, se ne edhe mund të përfitojmë nga kjo marrveshje, se, na sigurohet karrige ne OKB. Kështu e arsyetonë faljen e territoreve tona Serbis,  të cilat me shekuj u përgjakën dhe nuk arriti Serbia të bëhet zot i tyre, nëpër të gjitha kongreset, e të gjitha luftrat, edhe pse gjithnjë ndërkombëtarët ishin në mbështetje të saj, e sot, për një ulëse në OKB, mundohen të na mashtrojnë, për t’ia dhuruar asaj minierat, ujin dhe strategjinë ushtarake:- “Përfshirë një shkëmbim territoresh por jo vetëm shkëmbim territoresh por duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB. Realiteti është se kjo nuk do të ndryshojë dhe nuk e di se si Albin Kurti do të reagojë për një gjë të tillë si kryeministër. E përsëris se nuk mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një element territorial.”.

“Elementi territorial”, sipas politikës së Trampit, e qet në veton e tretë, gjoja se ka dëgjuar, e nuk mund ta fsheh realitetin, që ky merr përsipër të bëhet zëdhënës zyrtar i Amerikës, për të na hequr mjegullën para syve, që gjendemi para një akti të kryer dhe Qeveria Kurti nuk mund të bëjnë asgjë, se na mshilet dritarja, sepse:- “Kjo është ajo që po thonë tani dhe ajo në fakt është zgjidhur mes palëve, mes zotit Vuçiç dhe zotit Thaçi.” . Për herë të parë i bënë publike të gjitha takimet e fshehta të Thaçit me Vuçiçin, deri ku kanë arritur dhe kjo me të drejtë dyshohej, se bëhëj pazar për territoret tona. Ky përfundim rrjedh që nga fillimi i takimeve “teknike” deri te ato politike. Sinjali më i mirë ishte, kur filloi të përmendej ulësja në OKB.

Ky na del edhe zëdhënës i Serbisë:- “Serbinë… Ata duhet të garantohen që Kosova të marrë mjaftueshëm që kjo marrëveshje të pranohet në Kosovë.”. Zoti Hooper duhet ta dijë, se lufta në Kosovë është bërë për territor, si gjithkund që bëhen lufta dhe për këtë variant, nuk ka qenë dashtë të rrokën armët, të vritemi, të dhunohemi, të përjetojmë tokën e djegur dhe shpopullimin e qytetarëve, në sy të KFOR-it, siç ndodhi në veriun e Kosovë. Kjo lojë ka qenë dashtë të fillojë para lufte dhe ne i kishim vënë në peshojë dhe nga të kishte anauar peshorja kishim vepruar, por sot të mbështetni dhe bëheni zëdhënës i politikës fashistë serbe, nuk ua patëm borxh. Ju duhet të jeni garantues për ne dhe vendimin e Gjykatës së Drejtësisë, që na arsyetoi, me të drejtë, shpalljen e pavarësisë.

Në fund, shumë i qet e thotë:-  “Dhe ky është një problem i mirëfilltë. Dhe kjo ndoshta është kjo një nga arsyet që amerikanët nuk kanë thënë shumë sepse janë duke pritur për fazën e zbatimit. Ajo që duhet të shohim në Kosovë dhe mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ishte një problem i madh në të kaluarën, është se marrëveshja nuk u bë publike kurrë plotësisht dhe njerëzit kurrë nuk patën asnjë shans ta votojnë atë” . Kjo i shpjegon edhe letrat e Presidentit Amerikan, dërguar Thaçit dhe Vuçiçit, për njohje gjithëpërfshirëse, duke menduar se ajo mund të bëhet lehtë, por analizat e mëvonshme, kanë treguar, se kjo e ka vështirë të kalojë në Kuvendin e Kosovë, prandaj edhe nuk është bërë publike.

Pse sot bëhet kjo, kur gjasat janë shumë më të vogëla?

Z. Hooper, e sinjalizon Albini, se e ke vështirë, për shumë arsye:

1.      Partneri qeveritar nuk është në krahun tëndë dhe për këtë është biseduar në Amerikë,  me zonj. Mogerini dhe z. Hans, në Bruksel dhe zonj. Osmani i di të gjitha

2.      NISMA duhet të jetë pjesë e parlamentit dhe e Qeverisë

3.      Pra edhe për krijimin e Qeverisë e ke vështirë, prandaj në tavolinë do të kesh vetëm hartën, ndërsa mbi kokë do të kesh shkopin, kjo i bie, zgjedh e merr

Çfarë duhet të bëjë Albini?

Duhet ta ketë parasysh, se kjo nuk ka guxuar të bëhet publike deri sot, për shumë arsye, madje, nuk kanë guxuar ta trajtojnë si temë as në Kuvend, të bindur se, nuk janë të gatshëm askush ta diskutojë, para zgjedhjeve, që dihej se nuk do të ishin larg. Siç nuk kanë guxuar atëherë, nuk guxojnë edhe sot, të dalin iniciativa individuale, apo edhe të ndonjë grupi kuvendarësh dhe si Kryeministër mos e merr flamurin që t’ia sjellësh këtë temë kuvendarëve, për t’i vënë para aktit të kryer.

Mati punët mirë, do të pranosh kërcnimin e butë, e intelektual të analistit, z. Hooper, për të qenë Kryeministër? Të kundërtën, i ke dy zgjedhje “bëje ose vdis” thot Ukshin Hoti, ose tërhiqu nga politika përjetësisht!

Prishtinë, 18.11.2019

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...