Home / Të ndryshme / 3 GËNJESHTRAT ME BRIRË!

3 GËNJESHTRAT ME BRIRË!

Sami Kurteshi

 

LVV nuk ka bërë asnjë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës për përfshirjen e votave të ardhura nga Serbia në rezultatet e votimit më 6 tetor 2019. LVV në çdo formë e ka luftuar këtë mënyrë të votimit nga Serbia, madje edhe kur të tjerët aplaudonin për to.
Pra, kjo është gënjeshtra e parë poshtëruese e pan-istëve individualë e grupor dhe bishtave të tyre politikë.

Kandidatët e LVV të prekur nga vendimi i fundit kundërligjor i PZAP për votat e ardhura nga Serbia, kanë ushtruar ankesë të ligjshme individuale për dëmtimin e interesit të tyre individual nga ky vendim i PZAP, jo për shkak të përjashtimit apo pranimit të votave të ardhura nga Serbia, krejtësisht në mënyrë të paligjshme tani e shume vite, por për shkak të ndryshimit të rregullave të lojës, gjatë dhe para përfundimit të lojës dhe vendimeve kundërthënëse dhe të jashtligjshme në lidhje me votat e ardhura nga Serbia.
Kjo është gënjeshtra e dytë kriminale e pan-istëve individualë e gruporë dhe bishtave të tyre politikë.

LVV, si tani edhe në të kaluarën, vazhdimisht dhe pandërprerë, ka kundërshtuar mënyrën e votimit dhe sjelljes së votave nga Serbia. Partitë e tjera, sidomos pan-istët, kanë heshtur për këtë, madje më 2017 i kanë pritur e pranuar këto vota me shumë kënaqësi, madje duke i pritur edhe deputetët e këtyre votave me duartrokitje në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 2017.
Kjo është gënjeshtra e tretë me erë tradhëtie e pan-istëve individualë e gruporë dhe bishtave të tyre politikë.

PAN-istët dhe bishtat e tyre politikë e tjerë, janë mësuar me ndryshimin e rregullave dhe normave ligjore gjatë proceseve, duke ndryshuar rregullat e lojës sipas interesave personale, klanore, e kriminale. Kjo po merr fund!

Tani në fund, vajtimi, mashtrimi dhe gënjeshtrat poshtëruese, kriminale me ngjyrë tradhëtie të pan-istëve dhe bishtave të tyre politikë, nuk kanë problemin e votave „serbe“, por problemin e kanë me Fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje! Ky është problemi!

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...