Home / Opinion / SISTEMI PARTIAK

SISTEMI PARTIAK

Në botë ekzistojnë sipas disa autorëve, dy, ndërsa sipas disa të tjerëve, tri lloje të sistemeve partiake. Ndërsa Hejvudi përmend katër lloje të sistemeve partiake:
1.Sistemet njëpartiake
2.Sistemet dypartiake
3.Sistemet partiake sunduese dhe
4.Sistemet shumëpartiake.

Kujdes!
Sistemet e partisë sunduese nuk duhet të ngatërrohen me sistemet njëpartiake, migjithëse mund të shfaqin ndonjë ngjashmëri. Një sistem partie sunduese është konkurrues në kuptimin që një numër partish garojnë për pushtet në zgjedhje të rregullta popullore, por ai sundohet nga një parti e vetme e madhe që si pasojë e kësaj qëndron në një kohë të tej zgjatur në pushtet.
Ndarja në sisteme njëpartiake, dypartiake dhe shumëpartiake është një ndarje posht e lartë e pranuar për pjesën më të madhe të autorëve që meren me këtë problematikë. Në literaturë haset edhe klasifikimi në sisteme njëpartiake dhe shumëpartiake, me ç’rast, sistemet dypartiake trajtohen si një nënvariantë e sistemeve shumë partiake.

Kur bëhet fjalë për sistemet njëpartiake, aludohet në sistem partiak pa opozitë, ndërsa kur flitet për sistemet dy ose shumëpartiake atëherë para se gjithash aludohet në ekzistimin e opozitës e cila e luan rolin e një “kontrolluesi” të funksionimit të sistemit, i ndjek të gjitha lëshimet eventuale dhe për të njëjtat e informon opinionin publik me të vetmin qëllim që sa më shpejtë të vijë deri te ndërrimi i pozicioneve brenda sistemit politik ekzistues.

Meqenëse sistemet partiake janë shumë të rëndësishme dhe në përmasa të mëdha përcaktuese për sistemin politik, është shumë me rëndësi që gjatë analizës së llojeve të veçanta të sistemeve partiake të studiohen edhe kushtet dhe rrethanat që kanë ndikuar që një sistem të jetë njëpartiak dy partiak ose shumëpartiak. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se ekzistojnë dallime edhe në mes sistemve partiake të po të njëjtit tip. Shembulli tipik dallimi në mes sistemit dypartiakë të Britanisë së Madhe dhe sistemit dypartiakë të SHBA-ve, mes sistemit shumëpartiak të Francës dhe sistemit shumëpartiak të Federatës Ruse. Po ashtu dallime ka pasur edhe mes sistemit njëpartiak në ish BRSS dhe ish RSFJ, sistemet e partisë sunduese në Indi, Japoni dhe Suedi etj…

Ne e dim se ekzistojnë raporte zinxhirore mes sistemit partiak, sistemit zgjedhor dhe sistemit politik. Në ditët në vazhdim, do të shkruaj edhe për sistemet zgjedhore, dhe sistemet politike. Me qëllim që të gjithë ata/ato që kanë interesim.. të munden të mësojnë diçka mbi këto fusha.

(Arflet Selmani- studiues i Shkencave Politike, dhe Marr.Ndërkombëtare)

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...