Home / Të ndryshme / Dokument/ Rama kërkon të heshtim; për miellin kancerogjen, që Batoni e Hashimi na sjellin nga Serbia

Dokument/ Rama kërkon të heshtim; për miellin kancerogjen, që Batoni e Hashimi na sjellin nga Serbia

Po i kujtojmë kryeministrit, që bëhet edhe avokat i punëve të pista me importin e miellit gjatë pushtetit Berisha-Meta, se miellin kancerogjen serb e pa asnjë vlerë ushqyese, që menaxhon Baton Haxhiu si ”konsull” i kompanisë serbo-maqedonase “Devolli”; e ka denoncuar në parlanment e media edhe zv’kryeministri Erion Braçe, në datën 11 tetor 2014 e në datën 11 janar 2019, dy ditë pasi ka nisur detyrën si Zv/kryeministër; duke akuzuar direkt Baton Haxhiun, si “vrasës ushqimor të shqiptarëve, nëpërmjet miellit tagji derrash”

Kryeministri Rama, në këto 6 vite pushtet, jo vetëm nuk ka asnjë rast pranimi korrupsioni, krimi, faji, gabimi, apo dështimi e mashtrimi, por në komunikimin publik me qytetarët në “FB” e “ER(ë)TV; sa herë i bëjnë prezent shqetësimet dhe i denoncojnë pisllëqet; acarohet i denigron komentuesit, mohon faktet, i quan shpifje dhe kërkon “qepje goje”.

 

Rasti i fundit, ka ndodhur në komunkimin radhës, ku qytetari i vetë-publikuar me emrin Genci Duka; i ka bërë këtë lutje njerëzore e etike kryeminstrit: – Kontrollo miellin e bukës, qysh në doganë, se është i dëmshëm; dhe bëni kontrolle deri tek furrat e bukës, se përdoret miell për derrat”

Kryeministri Rama, i cili në historikun e 21 viteve pushtet e politikë, nuk ka asnjë rast pranimi e reagimi pozitiv ndaj asnjë problemi e skandali; duke ditur se prej 15 vitesh, krye-sekser të importit të miellit kancergjen serb në Shqipëri, janë Baton Haxhiu dhe familja presidenciale “Thaçi” e Kosovës, ka dalë në mbrojtje të këtij mielli vrasës, duke e quajtur “cilësor e me standarde”.

Madje, ka dalë edhe në mbrojtje të kësaj tregtie, të bërë gjatë pushtetit Berisha-Meta 2009-2013, kur Baton Haxhiu ishte ortak punësh të pista në rajonin Shqipëri-Mali-Zi-Maqedoni-Kocovë-Serbi; dhe mik i preferuar familjar me Ilir Metën e Monika Kryemadhin.

 

Që shqiptarët vazhdojnë të hanë bukë, ëmbëlsira, piceri e prodhime brumi të çdo lloji, të gatuara me 90% miell kancerogjen serb, që në Shqipëri e fusin Baton Haxhiu dhe familja presidenciale Thaçi e Kosovës; po i ri-kujtojmë Edi Ramës, denoncimin që ka bërë zv/kryeministri Erjon Brace, në datën 11 janar 2019.

ERJON BRAÇE/ “Ky tipi (Baton Haxhiu), ta haje vetë atë miell, apo atë bukë me atë miell. Ne hamë miell, që se ha askush në Europë. Niveli minimal i proteinave duhet të jetë 12.5%. Pse duhet të hamë, një miell më të varfër se kaq (9% proteina)?

Ky tipi (Baton Haxhiu), ka hallin e parave të oligarkut që mbron e jo të ushqimit të fëmijëve të këtij vendi.

Se çfarë vendi jemi ne; e flasim herë tjetër, por nuk mund të jemi, vendi ku ky tipi (Baton Haxhiu) dhe oligarkët e tij, bëjnë para, duke na shitur atë që nuk e shesin dot në asnjë vend tjetër”.

Ose kryeministri Rama, duhet të pyes zëvendësin e tij Erion Barçe, ose zv/kryeministri anti-korrupsion e anti oligarkë, që lufton vetëm për hallet e popullit; duhet t’i a kujtojë shefit të tij, se në Shqipëri vazhdon përdoret miell kancerogjen e tagji derrash, që e sjellin Batoni e Hashimi nga Serbia. /Huazuar nga PortaliPamfleti/

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...