Home / Lajme / 75-vjetori i Çlirimit, Tirana rikthen heronjtë që sollën lirinë në bulevardin e tyre

75-vjetori i Çlirimit, Tirana rikthen heronjtë që sollën lirinë në bulevardin e tyre

 02/11/2019 1

Kryeqyteti ka hyrë në muajin e festave kombëtare, ndaj heronjtë që luftuan për të sjellë çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashist nga sot janë në bulevardin e tyre.

Bashkë me flamurin kuqezi, portretet e luftëtarëve të lirisë që nuk kursyen as jetën e tyre Qemal Stafa, Vojo Kushi, Mujo Ulqinako, Vasil Shanto etj, janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkaq, në vigjilje të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve. Gjithashtu, kryeqyteti ka filluar që të vishet me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Top Channel

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...