Home / Lajme / Ibrahimi,Në këtë aktivitet kulturor lexova tregimin e më poshtë shënuar.

Ibrahimi,Në këtë aktivitet kulturor lexova tregimin e më poshtë shënuar.

Fotografia e Avdi Ibrahimi
Avdi Ibrahimi

Dje më Lidhjen e Shkrimtareve të Kosovës në takim letrar me nxënësit dhe pedagogët e shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren.

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Nënë kjo mollë është për ty

Nga dikush i ditur mund ta kemë dëgjuar, apo në ndonjë tregim të shkruar mbase ta kemë lexuar?! Në një qytet ku bashkohen dy Drinat ai i Bardhë dhe i Zi, jetonin dy familje afër njëra tjetrës ajo e Gjarpanës dhe ajo e Drinorës, të dy familjet jetonin me një gjendje të mirë ekonomike. Gjarpana kishte një djalë që posa e kishte mësuar abecenë në shkollë, por djalin e kishte të llastuar, djali një ditë mbante një dardhë në dorë. Nëna e tij hyri në dhomë dhe me buzëqeshje po i thoshte:
-Zemra ime, a do t’ja ndash nënës gjysmën e dardhës?
Djali e shikoi vëngër nënën dhe me të shpejtë e hëngri tërë dardhën vetëm. Gjarpana u pikëllua e foli me vete:
-Ti more bir nuk ke faj se unë si shum të kam llastuar.
Poashtu edhe Drinorja kishte djalin bashkëmoshatar me ate të Gjarpanës. Një ditë vjeshte më tu kthyer nga shkolla djali i saj mbante dy mollë në duar. Më të hyrë nëna e tij në dhomë e tëra e buzëqeshur po e pyet djalin:
-Biri nënës, a do ma japësh njërën mollë?
Djali shikoi me buzagaz nënën e kafshoi njërën mollë, e më pas edhe mollën tjetër! Drinorës në çast iu largua buzëqeshja nga sjellja e fëmijës, por u përpoq që mos ta shfaqte hapur zhgënjimin.
Atherë djali zgjat dorën drejtë nënës duke ja afruar njërën nga mollët e kafshuara duke i thënë:
-Nënë kjo mollë është për ty, merre haje, se kjo është më e ëmbël!

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...