Home / Opinion / SHOVINIZMI DHE RACIZMI NDAJ SHQIPTARËVE NUK VJEN VETËM NGA TË HUAJIT, POR EDHE NGA VETË POLITIKANËT SHQIPTARË HIBRIDË

SHOVINIZMI DHE RACIZMI NDAJ SHQIPTARËVE NUK VJEN VETËM NGA TË HUAJIT, POR EDHE NGA VETË POLITIKANËT SHQIPTARË HIBRIDË

Abdulla Mehmeti

Fotografia e Abdulla Mehmeti

I.
Sipas një hulumtimi të bashkëpunëtorit të Institutit danez për punë të jashtme dhe politikë, Oliver Olsen, të publikuar më 19 shkurt 2007, dëshmohet se protestat e vitit 1997 në Shkup, kundër arsimit shqip, Fakultetit Pedagogjik me mësim në gjuhën shqipe në kuadër të Universitetit të Shkupit dhe kundër Universitetit të Tetovës, fillimisht janë udhëhequr nga drejtuesit e Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi” dhe studentët e tij maqedonas, për të vazhduar me nëxënësit e shkollave të mesme në gjuhën maqedonase të Shkupit dhe të disa qyteteve të tjera.

Si organizator zyrtar është paraqitur Organizata e studentëve të Fakultetit Pedagogjik i këtij universiteti, ndërsa jozyrtarisht organizator i këtyre protestave ka qenë Unioni i Forcave të Reja në kuadër të partisë VMRO-DPMNE. Megjithatë, organizatorë të vërtetë të protestave, ky hulumtues dëshmon se kanë qenë ,,agjentët e Shërbimit sekret serb, të cilët në mënyrë aktive, përmes njerëzve të vet, ose më saktë, përmes ,,lobit kumanovar” në VMRO-DPMNE”./Abdulla Mehmeti/

II.

Çfarë kërkonte oficeri i inteligjencës serbe në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë?!

Goran Zhivaljeviq, oficer i agjencisë së inteligjencës serbe – BIA, dhe diplomat aktual dhe këshilltar në ambasadën serbe në Shkup, gjatë dhunës së 27 prillit ka qenë prezent në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë, njofojnë nga TV Telma.
Ai është futur në Kuvend pas orës njëzet së bashku me një grup personash nga turma dhe është drejtuar drejt sallës plenare ku akoma ishin deputetët e OBRM-PDUKM-së.
Sipas TV Telma ai është fotografuar edhe këtu, por arsyeja se pse një diplomat, i cili sipas faqes së ambasadës serbe në Shkup është këshilltar në të njëjtën, ishte i pranishëm në atë kohë dhe vend, nuk bëhen të ditura.
Goran Zhivaljeviq për TV Telma tha se ka qenë i pranishëm në Parlament për detyrë zyrtare, që të shikojë nëse në incident ka të përfshirë edhe persona nga Serbia, të lënduar ose dhunues./Telegrafi/

III.
Zyrtarja e VMRO-së: Maqedonia ta mendojë bashkimin me Serbinë (26.10.2019)

Zyrtarja e lartë e VMROs, Ivanka Vasilevska ka thënë për mediat serbe se, Maqedonia duhet ta mendoj ndonjë aleancë me Serbinë, nëse vendi rrezikohet nga federalizimi.
“Në një situatë kur nuk kemi mundësi juridiko-politike për të ekzistuar, kur nuk mund ta ruajmë shtetin nacional, duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha opsioneve”.
Ajo madje ka thënë se e admiron metodën e politikëbërjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq./INA/

POSHTËSHËNIM: Ka edhe shumë fakte e arsy pse lidhet veprimtaria dhe ekzistenca e kësaj partie politike me interesat e Serbisë dhe Rusisë.

(27.X.2019)

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...