Home / Opinion / Mexhuani:Qasje Historike

Mexhuani:Qasje Historike

Nga Ragip Mexhuani:Qasje Historike
Enver Hoxha kritikohet vetëm pse ka qenë burri më i madh i kombit
 ]

Enver Hoxha kritikohet vetëm se nuk guxo të lavdërohet nga perëndimi. E. Hoxha e kishte kritikuar perëndimin për copëtimin e Shqipërisë

sdm. në Berlin 1878 dhe në Londër 1912-13. Këto padrejtësi asnjë politikan shqiptar këto 30 vjet nuk ia përmendi perëndimit. Aq më keq nuk ia thanë as Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë që jeni bërë shtete në tokat shqiptare. Enver Hoxha rrjedh nga një familje patriotike. Gjyshi i Enver Hoxhës-Beqiri ishte anëtar i Lidhjes së Prizrenit për Gjirokastër 1878. Xhaxhai i Enverit-Hyseni ishte kryetar i Gjirokastrës dhe kishte qenë pjesëmarrës i konferencës kombëtare në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

1936.- Enver Hoxha u betua për bashkim kombëtar para varrit të Bajo Topullit në Gjirokastër.

1941.- E.Hoxha e formoi Partinë Komuniste dhe Rininë Komuniste shqiptare me kosovarë. Që nga ajo kohë E.Hoxha e vazhdoi luftën ANÇ në Shqipëri, pastaj në Kosovë e viset tjera shqiptare në Jugosllavi(Brigadat shqiptare këndej kufiri deri në Sanxhak e Vishegrad,1944-5).

1945.- E.Hoxha i solli në Kosovë rreth 200 mësues.

1946.- E.Hoxha shkon në Jugosllavi-Beograd për bashkimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare me Shqipërinë (siç ishte marrëveshja gjatë LNÇ Shqipëri-Jugosllavi, garantuese BRSS,Angli,SHBA).

1947.- E.Hoxha i mori vesh dredhitë e Jugosllavisë-Serbisë për jo bashkimin e Kosovës e viseve shqiptare me Shqipërinë, por Jugosllavia insistonte që edhe Shqipërinë ta bënte republikë të 7 jugosllave(insistimi i Jugosllavisë për futjen e divizioneve në Shqipëri kinse Shqipëria ishte e rrezikuar nga Greqia).

1948.- E.Hoxha i prishë mardhëniet me Jugosllavinë shkaku i mosbashkimit të Kosovës e v.tjera shqiptare në Jugosllavi. Shqipërisë i erdhi në ndihmë BRSS-Stalini. Jugosllavia u izolua edhe nga shtetet tjera socialiste(kampi socialist).

1949,2 Shtator- Letra e E.Hoxhës drejtuar KQ të PK(b) të Bashkimit Sovjetik me titull: Mbi Kosovën dhe Metohinë…. Ne mendojmë që çlirimi i popujve të Jugosllavisë mund të arrihet vetëm me luftë e gjak tjetër rrugë ska. Ne mendojmë që popullata shqiptare e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet të luftojë për çlirimin e vet, siç do të luftojnë edhe popujt tjerë të Jugosllavisë….

1953.- Vdiq Stalini. Pas vdekjes së tij, BRSS i rregulloi marëdhëniet me Jugosllavinë. Shkaku i këtyre marëdhënieve BRSS Jugosllavi, më 1961 E.Hoxha i ndërpreu marëdhëniet me BRSS-në dhe E.Hoxha i përzuri forcat ushtarake ruse nga Shqipëria. Shqipëria i rregulloi marëdhëniet me Kinën. Pas 10 vjetësh E.Hoxha i ndërpreu marëdhëniet edhe me Kinën për arsye se Kina i rregulloi marëdhëniet me Jugosllavinë.

Prej vitit 1948 deri në vitin 1960 udhëheqësit dhe shtypi shqiptar mesatarisht dy herë në ditë sulmonin Jugosllavinë.

Vetëm prej 18 prillit deri më 31 dhjetor 1958, shtypi shqiptar botoi 423 artikuj kundër Jugosllavisë.

Kurse gjatë vitit 1959 dhe 1960 udhëheqësit më të lartë shqiptarë folën 145 herë kundër Jugosllavisë.

1965.- Takimi sekret në mes të Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Aty përfaqësuesi shqiptar iu drejtua përfaqësuesit jugosllav “ ose të ndalet ndaj shqiptarëve gjenocidi dhe shpërngulja ose Shqipëria do të ndërmarrë mobilizim të padefinuar në viset etnike shqiptare (H.Bajrami)”.

1966,Korrik- Shkarkohet Aleksandër Rankoviqi dhe deri në vitin 1989 Kosova ishte e barabartë me republikat tjera jugosllave.

Kosova ishte Shqipëri. Në Kosovë mësohej me testet shkollore të Shqipërisë.

Shqipëria nuk e kishte njohur kufirin e Jugosllavisë.

1981.- Plani sekret ushtarak i E.Hoxhës për të ndërhyrë ushtarakisht në Jugosllavi.

1985.- Vdiq Enver Hoxha.

1986.- Akademia e Shkencave Serbe doli me memorandumin kundër shqiptarëve.

1987.- Millosheviqi erdhi në pushtet në Serbi.

1988.- Filluan ndryshimet kushtetuese kundër Kosovës.

Më 1989 u suspendua Kushtetuta e Kosovës.

Në kohën e Enver Hoxhës Shqipëria u shtua për 2 milionë banorë(Shqipëria më 1945 kishte mbi 1 milionë banorë, më 1989 kishte 3.182.400 banorë).

Kurse këto 30 vjet popullsia u përgjysmua në Shqipëri e këndej kufirit nga gjendja ekonomike,me shpërngulje dhe me moslindje.

Shqipëria ishte shteti më i zhvilluar në botë. Në atë kohë shtetet socialiste i dhanë Shqipërisë 226 milionë rubla. Pastaj Kina i dha Shqipërisë afro 3 miliardë dollarë ose 150 dollarë në vit për një banor.

Shqipëria me krom e zinte vendin e dytë në botë. Kombinati metalurgjik në Elbasan kishte mbi 14 mijë të punësuar v.1984. Industria shqiptare prodhonte mbi 130 llojesh të makinerive. Në Shqipëri punonin afër 1 milionë e 500 mijë veta. Asnjë i papunë. Kurse Jugosllavia kishte rreth 1 milionë të papunë. Në Shqipëri libreza të kursimit në banka kishin mbi 1 milionë persona (1.084.804). Shqipëria 69% kishte eksportuar kurse 31% kishte importuar. Shqipëria ka pasur marëdhënie tregtare e diplomatike me 150 shtete të botës. Ushtria shqipëtare zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë(MIG), 1500 tanke v.1978. Shqipëria kishte 8 aerodrome. Shqipëria flotën luftarake detare (12 nëndetëse), e kishte më të zhvilluar se sa Greqia e Jugosllavia.

Enver Hoxha nuk ishte diktator siç na gënjyen këto 30 vjet. Vetëm prej tetorit 1944 deri më 1 korrik 1951 në Jugosllavi janë kryer 479 dënime me vdekje, kurse  në Shqipëri për 45 vjet nuk janë të dënuar me vdekje as 50 veta.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...