Home / Opinion / Detyrë e Misionarëve, përgaditja e aktakuzës; Ndërsa e  Misionit, burgosja dhe dënimi.

Detyrë e Misionarëve, përgaditja e aktakuzës; Ndërsa e  Misionit, burgosja dhe dënimi.

 

Afrim Morina

Perveç gjykimeve që janë kryer nga UNMIK-u dhe EULEX-si, tash kemi valën e dytë të ftesave për Gjykatën Speciale, e cila, vetëm de juro është e Kosovës, ndërsa, de fakto, është Gjykatë e të huajve, sepse nuk mban asnjë shenjë në dokumente për të dëshmuar se është e Kosvës.

Zanafilla e krijimit të kësaj Gjykate speciale, është te Komisioni i hartuar nga Rugova, për hulumtimin e krimeve dhe gjenocidit që ka ndodhur gjatë luftës që bëri UÇK-ja dhe menjëherë pas luftës iu përshkruan edhe bëma tjera, që do t’i faturohen asaj. Këte e përforcon edhe deklarata e Veton Suroit, dhënë në “Pasqyra”. Këtu fillojnë veprimet e misionarëve, sepse UÇK-ja ua prishi planet dhe ua ndërpreu koketimin me Millosheviqin. jo vetëm këtyre, por edhe shumë miqëve ndërkombëtar në krye me Francën dhe Holandën. Këtë dokument dhe analizë, “dashamirët tanë” e marrin me shumë seriozitet dhe përpilojnë një dokument bazë, që do të fillojnë për ta zbatuar posa të vendoset UNMIK-u te ne.

Në zyrën e Llajosh Hethit, administrator i UNMIK-ut, në Departamentin e Punës dhe Punësimit, tash Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në vitin 2001 gjej një Dosje “TOP SEKRET” ku janë një mori emrash luftëtarësh dhe ish të burgosurve poitik, kujt duhet lejuar punësimi e kë duhet hequr nga puna. Këtë punë të vyer e kanë bërë BIA e Beogradit, në bashkëveprim me misionarët shqipfolësa: Lulzim Bashën, të dërguarin special nga Holanda, Margita Berisa, e derguara speciale nga e Salih Berishës (babait) dhe Vjosa Osmanit (nga LDK-ja). Këtë dokument e bëj publik në Zyren Rajonale të Punësimit në Prishtinë, para udhëheqësve të zyrave komunale dhe regjionale. Sipas këtij dokumenti janë larguar nga puna, kanë qenë të akuzuar për krime lufte, disa edhe janë denuar.

Siç më ka ndodhur mua, ashtu ju ka ndodhur edhe të tjerëve, në instanca më të larta, deputet, kryetar kuvendi, ministra, kryeministra e president, duke ua zgjatur për të marr shkopin apo karrotën. Unë e zgjodha shkopin që në filim, pa e ditur se kishte një dokument të tillë, (për këtë kam dëshmitar dy punëtorë të cilëve nuk ua ndërpreva kontratat e punës pas tre muajve, sipas kërkesës së L.Hethit). Pasoja, dy herë nga tre muaj i suspenduar dhe në mungesë argumentesh më kthejnë në punë, por në pozita më të ulta. Por shumica e zgjodhen karrotën, dhe kjo bëri që në Kuvendin e Kosovës të votohet Lijgji për Gjykatën Speciale, edhe pse jam i bindur që dokumentet e përmendura i kanë pasur në dorë edhe institucionalistët, në përjashtim të disa kuvendarëve.

Nuk e përmenda rastësisht dukumentin e UNMIK-ut “TOP SEKRET”, sepse edhe prokuroria e Serbisë, që e pranon vetë, me të “dhëna” e ka furnizuar Karla del Ponte dhe Dik Martin. Kam kërkuar publikisht që institucionet e Kosovës të ngrehin padi për këta dy persanalitete, por kjo kërkesë imja hasi në vesh të shurdhër. Ndoshta misionarët, duke e ditur qëllimin e misionit që kishin të huajtë dhe që e kishin pranuar edhe vet të jenë misionar, heshtën. Heshtja nuk ishte injorim, por heshtën sepse i priste shkopi.

Edhe Sami Lushtakut, kur u denua për shkak të përgjegjësisë komanduese, pata tërhqur vrejtjen se kjo u bë për të standardizuar masën e dënimit që do t’i përshijë të gjitha instancat ushtarake të UÇK-së, dhe qëllimi i fundit, për ta ndëshkuar e poshtruar UÇK-në. Paraprakisht kësaj loje do t’i printe ndrrimi i emërtimit “lufta apo konflikti” që kishte ndodhur në Kosovë. Se po të pranohej lufta, UÇK-ja, pa diskutim do të trajtohej si meritore e lirisë. Ajo që barti barrën kryesore kundër pushtuesve dhe frymës fashiste serbe, që i kishin paraprir akademia dhe feja, ndërsa, vërjen në zbatim e bëri pushteti në krye me Millosheviqin, përmes zingjirit komandues, deri te mobilizimi i strukturave paraushtarake nëpër fshatrat e Kosovës dhe kyqje në milici dhe ushtri të tyre. Betejen e fituan ithtarët e “konfliktit” dhe pason elaborimi për dënimin e saj, ndërsa për ngitjen e aktakuzave problem nuk kishte, sepse misionarët, argatët pa para për të krijuar një lluks të mirë për kohën dhe mercenarizmi filluan të veprojnë.

Gjykata e Nunbergut i uli në bangën e të akuzuarve përgjegjësit Nazist dhe dha denime të merituara, ndërsa kështu nuk veproi Gjykata Hagës, e cila u mundua të baraspeshojë shqiptarët me elitën politiko-uashtarake të shtetit Serb, madje edhe t’ia kalojë. Duke e parë se nuk ka kryer misionin, misionarët u vunë në veprim për të themeluar Gjykata Speciale, e cila ka  për detyrë për ta ulur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në bangën e të akuzuarit. Asnjë lider ndërkombëtar apo të ndonjë shteti veç e veç, që kishin luftuar, bombarduar e shkatrruar Gjermaninë, nuk u ulë në bankën e të akuzuarve, sepse mortaja fashiste duhej shuar në çdo mënyrë. Ndërsa në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë (boshnjakët), e ne, dolëm më të ndëshkuar nga ndërkombëtarët dhe misionarët. Evropa, përjashtuar disa shtete, i japin sinjale politikës serbe të Millosheviqit, sepse, ministrat e tij sot e udhëheqin ate, për ta realizuar projektin për veriun e Kosovës dhe gjithnjë e më tepër bëhet trusni mbi shqiptarët, në plan të parë geotizimi (lexo:- gjunjëzimi), e, nëse nuk realizohet ky synim, do të kemi gjendje lufte në mes pansllavizmit e ortodoksizmit, (gjë që shihet, ditë më diel, armatimi i Serbisë dhe simotrave të saja përrreth nesh), në njërën anë dhe shqiptarëve në anën tjetër. Kësaj valle për përflakje po i prin Franca, e cila është artikuluese e politikës sllavo-ortodokse, bashkë me Holanden, që përkundër largësisë gjeografike, nuk ka pse të ketë këtë urrejtje kaq të madhe, jo sot, por që nga Kongresi i Berlinit, kundër shqiptarëve.

Dihet se kjo Gjykatë ka për të dështuar, se nuk mundet një ushtri çlirimtare të dënohet për teke të akcilit politikan, shtet, apo mercenar. Në lojën e mercenarëve kanë hyrë edhe individ të shteteve që na ndihmuan në luftën tonë të drejtë, qoftë duke strehuar të përndjekurit politik, në artikulimin politik edhe në mobilizim për luftë, siç është Zvicrra, siç janë dy të apostrofuarit më lartë (K.D.P. dhe D.M.), por këta do të mbetën nën hijen e shteteve të tyre. Ndërsa mercenarët tanë, të luftës e pas lufte, do të mundohen të kalkulojnë me të dhënat, sikurse mundohej të kalkulonte Nazim Bllaca, që doli jo vetëm të jetë regrutuar e “pasuruar” me dokumente në Serbi, por që kishte beneficione shtesë edhe nga ndërkombëtarët.

Misioni për burgosje dhe denim të luftëtarëve të lirisë së shqiptarëve do të shenohet në analet e gjyqësorit, në analet e politikës ndërkombëtare dhe në dosjet e Parlamentit Evropian, e atë të Gjukatës së Hagës, si turpi më i madh që u ndohi këtyre dhe historianët e analistët do t’i çasen këtyre dosjeve, për të vënë në pah gjeneratave që do të vijnë, se si u mbrojt fashizmi serb. Misionarët do të përfitojnë ndonjë kacidhe, por pasardhësit e tyre, kur ta kuptojnë se çfarë ndodhi me baballarët e tyre, do tu vije për të vjell.

Bota është e mbushur me misione nga të mbëdhenjët dhe nga misionarët që i gjejnë në teren. Kur të arrijmë shkallën e mosdhënies së misionarëve, atëherë kombi ynë do të marri rrugën e vet dhe nuk do të merret me veten. T’ua ndalim rrugën këtyre keqëbërsëve koloboratorist për ta shpëtuar kombin!

 

Prishtinë, 27.10.2019

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...