Popujt, sa më të lashtë që janë, më vështirë zgjohen.
Kjo është çështje e modifikimit të gjenit. Racat meleze, kudo dhe përherë janë më të zgjuara.

Me krijimin e kombeve dhe shteteve kombëtare të tyre, secili prej tyre i lidh shpresat me të drejtë në institucionet e shtetit të tij, të krijuar me flijime, shumë mund dhe sakrifica.

Vetëm shqiptarët, siç duket përherë duhet të nisen nga fillimi, meqë armiqtë e tij, pushtuesit dhe sunduesit e huaj, ndër shekuj i kanë goditur në KOKË, duke i likuiduar njerëzit më të zgjuar dhe më trima ndër shqiptarët, ose duke i marrë peng (si jeniçerë dikur, më vonë të pakur si agjentë e bashkëpunëtorë) në shërbim të interesave të veta.

Në kohët moderne, edhe agjenturat e huaja ndër shqiptarët nuk kanë rekrutuar përherë injorantë dhe njerëz të paaftë, sa për t’i paguar ata së koti, por njerëz të shkathtë, të stërvitur dhe aftësuar mirë për lojën që duhet ta luajnë me me bashkëkombësit e tyre, shqiptarët.

Këtë enigmë nuk kanë aftësi dhe shkathtësi ta zbërthejnë të gjithë shqiptarët, prandaj shndërrohen lehtë në viktima të propagandës së këtyre individëve në radhët e agjenturave të huaja, kundër intresave të shqiptarëve, zakonisht nga individë të ngritur nga të huajit në pozita të larta në pushtet, institucione dhe sidomos në media, ku kanë arritur të ngrihen këta shqiptarë të pafytyrë, mercenarë pa nder e dinjitet, me ndihmën e agjenturave të huaja.

Nuk ka ndodhur asnjë luftë në rajonet më të afërta me trojet etnike shqiptare, asnjë betejë e rëndësishme gjatë historisë, ku për interesa të huaja nuk janë sakrifikuar shqiptarët, në të cilat janë përdorur si mish për top, si në mbi 11 luftat e mëdha ruse-osmane (turke) dhe lufta e beteja të tjera, ku nga të dy anët e frontit janë vra shqiptarët mes vete, vëllai me vëllain e tij të gjakut, të manipuluar përmes parasë, pasurisë, famës dhe pushtetit, por ajo që është më e dhimbshme, e që historiografia shqiptare është munduar përherë ta fsheh, shqiptarët mes vete janë vrarë për interesat të huaja, të kombeve dhe shteteve të tjera, kryesisht për shkak të bindjeve të ndryshme fetare mes tyre.

Kjo histori e trishtueshme, e pashpalosur dhe ndriçuar si duhet dhe sa duhet edhe sot e kësaj dite, sot më tepër se kurë duhet të mos mbetet tabu temë, temë e ndaluar, meqë edhe sot shqiptarët përballen me propaganda të huaja të fuqishme, të cilat shpenzojnë shumë energji dhe para për ta mbajtur gjallë, ushqyer, përhapur dhe forcuar idenë e ndasimeve fetare mes shqiptarëve, të cilët u takojnë disa besimeve fetare.

Këto tendenca vërehen shumë qartë edhe sot, kur nëpër media defilojnë individë monstrumë të antishqiptarizmës, të cilët i fryjnë kësaj ideje tepër armiqësore kundër popullit shqiptar, duke i ndarë shqiptarët mbi baza të besimeve të tyre fetare, që pastaj më lehtë të përdoren si vegla për interesa të huaja.

Politika zyrtare e shteteve shqiptare, e lëvizjeve politike, e elitave intelektuale dhe bashkësisë akdemike, e sektorit civil dhe mediave, e institucioneve arsimore, shkencore dhe kulturore të shqiptarëve, kudo që jetojnë, duhet të jetë sa më afër këtyre problemeve dhe sa më larg propagandave të huaja, pavarësisht nga çmimi që u paguajnë shërbimet e shteteve të huaja (shuma marramendëse të parave ndahen mes shqiptarëve për këto qëllime armiqësore), të cilat shqiptarët e besimit islam duan t’i shohin si “vëllezër” me turqit, arabët, palestinezët etj., rrjedhimisht nga kjo edhe vëllezër “strategjikë” me serbët dhe rusët, e jo natyrshëm siç i ka krijuar Zoti, vëllezër përnga prejardhja, gjaku, gjuha dhe traditat, me vëllezërit e tyre shqiptarë të krishterë.

Ndërkohë, edhe shumë qarqe politike e fetare, qendra të spiunazhit dhe propgandës që veprojnë me rrjetet e tyre mes shqiptarëve, dyuke i fryrë idesë së ndarjes dhe përçarjes mes shqiptarëve mbi baza fetare, dëshirojnë që shqiptarët e krishterë, sidomos të ritit ortodoks, më tepër t’i konsiderojnë si vëllezër grekët, serbët dhe disa popuj të tjerë që i përkasin këtij besimi, se sa natyrshëm vëllezërve të tyre përnga prejardhja, gjaku, gjuha dhe tradita, që i takojnë besimit fetar islam.

Debati mes shqiptarëve se, a është kombi apo feja më e rëndësishme për shqiptarët, është shpikje e kësaj propagande.
Shqiptari, është gjithmonë dhe kudo shqiptar, ose nuk është fare, ndërsa përkatësia fetare e secilit shqiptar sipas traditës familjare të trashëguar, nuk e përcakton me asgjë përkatësinë KOMBËTARE, siç e përcakton prejardhja, gjaku, gjuha dhe përbërësit gjenetikë.

Një shqiptar edhe nëse konvertohet brenda një kohe në cilindo besim fetar, me asgjë nuk ndryshon ADN-ja e tij. Me këtë le ta kuptojnë mbështetësit e kësaj propagande se sa është e rëndësishme feja ndër shqiptarët në përcaktimin e përkatësisë së tij kombëtare.

Shqiptar lindesh, nuk bëhesh, pavarësisht nga besimi fetar që i takon.

(27.X.2019)