Baton Haxhiu si perkrahës i bandave të lidhur me krimin dhe klanit pronto, nuk dihet ende se në Hagë ai do të ftohet si deshmitarë apo si i akuzuar, shkruan agjenica e lajmeve “Presheva Jonë”

Hagë, 24 tetor  -Lajme të mira nuk ka nga Haga, sidomos per abuzuesit me emrin dhe uniformën e UÇK-së. Sivjet ky dimër do të mbahet mend, do jetë i sert. Themi kështu se Prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë diteve te fundit ka lëshuar edhe 15 ftesa të reja për ish-ushtarë të UÇK-së, qe don te thote se tribunali ne fjale e ka seriozisht dhe do te veproj pa pardon ndaj ekqberesve dhe autorëve te krimeve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Pas intervistimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës, Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë, në rast se i vërteton dyshimet si të bazuara, atëherë mund të ngreh akuzat ndaj të dyshuarve. Por nje gje eshte e sigurt ketu se “peshqit e medhenj” sivjet nuk do te “ngucen” sepse Gjykata ka nevoje per ta, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Spacialja ne Kosove do dergoje 1000 ftesa (per deshmitare dhe te akuzuar). Dhjete per qind e tyre do te ndfalne ne Hage, si te aukzuart

Ne mesin e te ftuarve nuk ka vetem ish-pjesetare dhe ish-komandante e UCK-së por edhe perfaqesues te medive qe njihen si televiozne teHashim Thacit dhe Kadri Veselit sikur ata nga Klan Kosova e Banton Haxhiut dhe RTK e Mentor Shalës . Sipas burimeve te agjencie se lajmeve “Presheva Jonë” ne listen e te ftuarve nga Haga do jete edhe shefi i Klan Kosoves gazetari kontraverz Baton Haxhiu, nje mik i Stanishiqit dhe Thacit. Haxhiu ne Kosove njihet si kundershtar i Rugoves dhe perkrahes i Hashim Thacit dhe Kadri Veselit siq u deshmua me deshprimin e tij te thelle pas humbjes fiasko te PDK-së ne zgjedhjet e 6 tetorit te ketij viti. Baton Haxhiu si perkrahes i bandave te lidhur me krimin dhe klanit pronto nuk dihet ende se ne Hage ai do te ftohet si deshmitare apo si i akuzuar.

Do përkujtuar se Baton Haxhiu para ca vitesh ishte nje nga qindra deshmitaret ne Tribunalin Penal ndekrombetar per ish-Jugosllavine (ICTY) ne Hage. “Ti gospodine Haxhiu ke qenë bashkëpunëtor yni..” i kishte thëne Millosheviçi atij. Kurs eme 20 shkrtu te vitit 2010 Gjykata e Hagës shpall fajtor dhe gjobit Baton Haxhiun.

Nga Prokurori i Specializuar u intervistua edhe ish-anëtari dhe zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili njoftoi se ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Ftesa kanane marrur edhe ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj dhe FadilBeka, ish-komandant i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, Kadri Kastrati, ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ibrahim Gashi, Rrustem Mustafa (PDK) pastaj  ish-ushtari Gani Krasniqi si dhe disa ish-eprorë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së apo veteranë të luftës.

Deri tash Gjykata speciale ka marrur ne pyetje rreth 200 kosovarë, kurse deri ne muajin mars te viti te ardhshem numri i tyre do te shkoje deri ne një mije (deshmitar dhe te dyshuar), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Haga.

Hashim Thaci: Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet

Gjykata Speciale u formua pasi vet deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të 2015-s votuan për themelimin e saj. Me nje shkurt te vitit 2018 presidenti Hashim Thaci në një konferencë për shtyp në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, ka dhënë mesazhin e qartë se krijimi i Gjykatës Speciale është i pashmangshëm. “Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës.” ka thëne Thaci

Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli ne Hagë ka rritur dinamikën e ftesave për intervistim të personave të caktuar, ndonëse nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht numrin e saktë të personave të intervistuar deri më tash. Së fundmi, ftesa për intervistim nga Prokuroria Speciale kanë pasur ish-kryeministri Ramush Haradinaj (19 korrik) si i dyshuar per krime i cili dha dorheqje.

T’ju perkujtojme se rreth 120 ftesa jane derguar ne fund te vitit te kaluar në Kosovë nga Gjykata Speciale. Qe nga atëhere dhe rreth 80 ftesa te tilla kane arritur ne Kosovë. Te ftuarit nga specilaja (qofte si deshmitare apo te akuzuar) jane kryesisht nga Dranica, Dukagjinit dhe te Llapit. Ne mesin e te ftuarve jane edhe disa gra. Pritet qe te ardhmen te kene ftesa edhe femra, viktima te dhunimeve.

Sikur Carala del Ponte ashtu edhe senatori zviceran Dick Marty per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ishin deklaruar  se “Gjykata e Hages nuk eshte kunder UCK-së, por kunder te dyshuarve te cilet ne emër te saj u pasuruan, abuzuan dhe bene krime..”. Zvicerani Dick Marty, kohe me pare per kete agjenci lajmesh ishte shprehur se “Kosova nuk mund të ketë perspektivë politike dhe ekonomike, nëse ky vend drejtohet nga njerëz të dyshuar, të korruptuar dhe në lidhje me krimin e mafien”.

Sipas ekspertit per ceshtje te krimeve ne Hagë, deri ne mars te vitit të ardhshëm, numri i ftesave do te tejkaloje shifren 1000, njofton agjenia e lajmeve “Presheva Jonë”. Burimet e njejta flasin se 10 për qinda e te ftuarve do te ndalen ne Hage apo thene me mire do te ngriten aktakuza ndaj tyre për krime, malltreime, rrahje dhe vrasje gjate vitit 1999 dhe pas luftes ndaj rivaleve, kundeshtareve te tyre politik.