Pas publikimit të raportit zviceran mbi vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, familja e të ndjerit ka folur rreth kësaj ngjarje në T7.
Në këtë intervistë, përmes një linje telefonike morri pjesë edhe publicisti, Bardhyl Mahmuti, i cili tha se përkthimi i raportit nga gjuha frënge në atë shqipe është skandaloz.
Mahmuti si njohës i gjuhës frënge ka thënë se në përkthim po mundohen të zbuten faktet dhe të fshehët krimi.
“Duhet të përmendet se i pranishëm ka qenë edhe një person i tretë, thuhet në raport. Është përkthyer se mund të merret parasysh se ekziston mundësia që të jetë i pranishëm edhe një person i tretë.
Kjo ndryshon gjithçka. Pastaj në gjuhën frënge thuhet qartë se prej analizave ekziston edhe ADN e huaj. Në përkthim thuhet se ADN e huaj mund të ekzistoj”, ka thënë Mahmuti.
“Kjo është bërë në mënyrë që të fshihet krimi më i madh i pasluftës. Këtu kemi të bëjmë me të dhëna shumë të rëndësishme. Duke thënë objektivisht se personi i tretë është i pranishëm raporti e vërteton këtë.
Të thuash që ka pasur pak ose aspak ADN është e pavërtetë. Kjo vërteton se ekspertët neutral kanë bërë një hetim të shkëlqyer”, ka thënë ai.