Home / Lajme / Kurti në Gjermani takohet me këshilltarin kryesor të kancelares Merkel

Kurti në Gjermani takohet me këshilltarin kryesor të kancelares Merkel

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me personalitete të ndryshme.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është  takuar me këshilltarin kryesor për politikë të Kancelares, Angela Merkel.

Ai ka shkruar se ka zhvilluar takime të ndryshme gjatë qëndrimit atje, ku është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani dhe sfidat e qeverisë së ardhshme.

Postimi i Kurtit i plotë:

Në ditën e dytë të qëndrimit në Berlin takova këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelares Merkel, Jan Hecker.

Më pas vizitova edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për takimin me Jens Uëe Plötner, Drejtor Politik. Ndërkaq, në Bundestagun gjerman takova dy deputetë të SPD-së, Fritz Felgentreu dhe Nils Schmid.

Në të gjitha këto takime diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, si dhe për sfidat e qeverisë së ardhshme në fushat e drejtësisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe të dialogut me Serbinë.

Kosova te Gjermania e ka partnerin e mirë për shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit dhe zhvillim të gjithëmbarshëm.

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...