Home / Opinion / Shqiptarët duhet t’i kthehen vetvetes

Shqiptarët duhet t’i kthehen vetvetes

Afrim Morina

            Javën që shkoi, skenën politike shqiptare e tronditen dy ndodhi, njëra për fajin pse jemi shqiptar dhe tjetra nga gabimet që përsëriten tash e tridhjetë vite nga poliotika shqiptare. E para nuk morri sinjale të mira nga Franca dhe bashkëveprueset e saj, për të nisur negociatat për anëtarësimin në BE. Dhe e dyta takimi në Novi Sad për Minishengen në mes Serbisë, Shqipërisë  dhe Maqedonisë së Veriut.

            Në emër të BE, Franca dhe Holanda i thanë “jo” Shqipërisë londineze për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në gjirin e saj. Jo-ja Franceze ishte edhe poshtëruese, sa tash shqiptarët duhet vënë gishtin kokës, nga na erdhi kjo dhe pse Franca arriti në këtë nivel të politikës, sa jo vetëm i  injoroi por edhe i poshtëroi shqiptarët! Kjo jep për të kuptuar se jo vetëm Franca, por pjesa dërmuese nuk e kishin hallin e sistemit politik të Shqipërisë londineze në kohën e Enver Hoxhës, por i pengonin shqiptarët që popullonin këtë hapësirë, me pozitë bukur me peshë gjeopolitike dhe gjeostrategjike. E vetmja mundësi për të qenë prezente në këto hapësira, për francezët kolonialist ishte krijimi i shtetit Serb, forcimi i saj në territoret tona dhe çfardo krimi që të bënë Serbia, që u dëshmua në luftën tonë çlirimtare, ajo nuk mund ta denojë. Jo vetëm se nuk e ka dënuar, por si shpërblim për pjesëmarrje në bombardimet e NATO-s, i’a premtoi veriun e Kosovës, ku e kishte edhe synimin Serbia, duke e parë humbjen nga shqipatrët. Mu për këtë kemi konfliktin e saj me Gjermaninë e cila kërkon që të ruhen kufijtë e Kosovës dhe Shqipëria londineze të marrë sinjalin e gjelbërt për në BE.

            Këto të dyja, duke qenë pranë shteteve të fuqishme siç janë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, të vetmen mbështetje e kishin te Rusia, për të krijuar koridor më të afërt me Azinë. Rruga më e mirë ishte Serbia, që ajo të zgjerohej duke shpopulluar dhe pushtuar territoret shqiptare, që në njëfar mase edhe ka arritur. Por, mbas Luftës së Dytë Botërore, kjo i’u pamundësua nga pushteti në Shqipërinë londineze. Edhe këta gjithnjë janë munduar ta forcojnë Serbinë. Madje Holanda e mundësoi masakrrën në Srebrenicë të BH, ku u vranë rreth tetëmijë boshnjak musliman, me ndihmën e treqind trupave të saja, nën shenjen e  paqerujatësve ndërkombëtar, ndërsa Franca sabotonte bombardimet e NATO-s dhe e vendosi kufirin te lumi Ibër.

            Të dyja këto shtete janë të interesuara të injorojnë shqiptarët, të forcojnë Serbinë dhe të jenë më afër Rusisë dhe mu për këtë janë artikuluese të politikës ruse dhe asaj ortodokse, tash e një shekull e gjysmë. Prandaj, shqiptarët duhet të ndalen dhe të rishqyrtojnë pozitën e vet në relacion me Bashkimin Evropian.

            E dyta, që është më tragjike se e para, sepse këtë e bëri kreu i politikës së Shqipërisë londineze, me sygjerimet e bashkëpunëtorëve të Stanishiqit e Helreviqit, si dhe me ndihmën e Ministrit të Punëve të Jashtme, i cili për diplomacinë ndërkombëtare, është ende në shpërgej dhe pranuan takimin në Novi Sad, për një Minishengen. Parashtrohet një pyetje shumë e logjikshme, pse në këtë takim nuk ftohet edhe Mali i Zi, për të rumbullaksuar pjesëmarrjen e këtij regjioni, apo ajo është lënë në baraspeshë me Bosnën. Kjo e para. Dhe e dyta, Serbia veç e llogarit pjesën e Bosnës serbe t’ia bashëkëngjes vetes, ndërsa në Mal të Zi e ka “humbur terenin” për momentin, por për hirë të fqinjësisë së mirë, ajo do t’i bashkangjitet Serbisë. Ku do të jenë Shqipëria londineze dhe Kosova, në këtë bashkërenditje e bashkëveprim të Ballkanit Perendimor?! Serbia këtë lojë e bënë, sepse ende e ka terrenin e përshtatshëm në Tiranë dhe parulla “Ballkani ballkanasve” (lexo: sllavëve), synim i kahershëm i saj, sot është më aktual se kurrë, sepse Tirana zyrtare ka shprehur gaditshmëri për të vepruar. Këtu edhe qendron përsëri politika faranceze dhe holandeze, pse Kosovës nuk i jepet sinjali i gjelbërt për të mbrojtur tërësinë teritoriale dhe, nëse do këtë, atëherë duhët të hyjë nën tutelen serbe në kuadër të Ballkanit Perëndimor. Mos vallë Serbia e ka ende terenin e përshtatshëm për të vepruar në Shqipërinë londineze?! Si duket ajo e ka këtë konstatim, kur dihet se ky Minishengen, për çdo marrëveshje që të arrihet, rrugët i ka nëpër Kosovë dhe Mal të Zi, e ndoshta Serbia ka marrë zotime nga Mali i Zi dhe Shqipëria londineze nga Kosova, për kyqje të mëvonshme nën këtë ombrellë serbe.

            Shikuar nga ky kënd, ka ardhur momenti që shqiptarët, jo vetëm të këtyre dy shteteve, por të gjithë, të ulen, të shikojnë dhe analizojnë politikat e veta dhe të marrin një qendrim të përbashkët se si duhet vepruar me Evropën, por edhe me fqinjët e vet. Nëse nuk arrijnë të konsolidojnë politikat kombëtare, ky Minishengen, që nuk është i rastësishëm, do të jetë i kobshëm për ne.

            A janë ndalur zyrtarët e Tiranës për të analizuar se pse këto dy shtete me ngulm kërkojnë të arrihet një marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës, një marrëveshje në të mirë të saj, që ajo të vije në radhë për të hapur dialogun me BE, kur dihet se çfarë krimesh ka kryer ajo? Pra, ajo pritet t’i vije radha sa më shpejtë, ndërsa Shqipërisë londineze i janë mbyllur dyert për kohë të pacaktuar. Pse këto të dy shtete mirëpresin vizitat e opozitës së Tiranës, kur nuk janë as legjitim në legjistraturën aktuale, sepse vetë e nëpërkëmbën atë, madje edhe provuan t’ia shtinë flakën objektit të Kuvendit që të tumirin kërkesën e miqëve? Dhe së fundmi, pse Tirana nuk mendoi se, derisa Serbia pritet krahhapur për dialog me BE, ajo të jetë iniciatore për një Minishengen? Logjika e thotë, se me Shqipërinë londineze dhe BH nuk do të ketë bisedime më, sepse ato do t’i përfaqësojë Serbia në të ardhmen, duke marrë mandatin nga Minishengeni. Të parën duke e përfaqësuar, e të dytën duke e llogaritur si partnere serioze  se ka prapa vetës të tjerët.

            Gjithë kjo jep për të kuptuar se shqiptarët më nuk guxojnë të veprojnë ndaras, se vet këtë na la për të nënkuptuar Franca dhe Holanda, ngase ato nuk llogaritin se diku ka një komb shqiptar, si faktor të rëndësishëm. Se rëndësinë e nëpërkëmbim vet, për të marr vendin e merituar që i takon në këtë Evropë. Nëse nuk ndodh të bëhemi faktor, mos të presim se të huajt do të na ndihmojnë, madje edhe nëse shkojmë veç e veç siç kemi vepruar, ata do të mundohen të pjellin edhe ndonjë lojë më të rrezikshme. Vetëm le të mendojmë për aresenalin ushtarak dhe qendrat e dislokimit të logjistikës kontrainformuese, rekrutimit dhe kontrrollit hapësinor, që po ia mundësojnë Serbisë, Rusia dhe simotrat e saj, Franca dhe Holanda. Këtu nuk po e përmendi Greqinë, sepse kjo është në vazhdimësi në këtë politikë antishqiptare.

            Koha nuk pret! Jemi vonuar për tridhjetë vite. Nëse deri sot nuk jemi faktorizuar, ka ardhur momenti për këtë sepse nuk ka nevojë të bëhen analiza për të parë nëse duhet ose jo. Nuk duhet lejuar politikën shqiptare të shkojë si mushka pas daijës, sepse daija na tregoi ku e kemi vendin. Nuk bëhet fjalë në e meritojmë apo jo. Evropa është ajo e Kongresit të Berlinit e këtej. Këtë e shprehu Franca në mënyrë të njëanshme për të mbrojtur mostrumin e krijuar , Serbinë. Që i bie, nëse doni Brukselin mbushjani mendjen politikës së Kosovës dhe plotësoni kriteret që i kërkon Serbia, atëherë jeni të mirësëardhur në dyert e Brukselit, e kur do të hapen ato për ju, u’a tregojmë ne. Faktorizimi i shqiptarëve në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë është i domosdoshën dhe këtë duhet bërë sepse i kemi të gjitha parametrat. Pastaj vetë Evropa, madje edhe Franca e Holanda,  do ta kërkojë këtë prej nesh.

            Të veprojmë sa nuk është ora dymbëdhjetë! Këmbanat e alarmit kanë filluar të buqasin, sepse Vuqiçi e tha hapur, ne detyrohemi të përgaditemi për konflikt (lexo: luftë), se këtë po e kërkon Kosova!!!

            Prishtinë, 22.10.2019

Afrim Morina
Analist i pavarur

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...