Home / Opinion / ZGJEDHJET BRENDA KAMPIT INTEGRIST!

ZGJEDHJET BRENDA KAMPIT INTEGRIST!

Ka disa ditë që gjithandej nëpër ”dërzhavën” e dashur të Ali Ahmetit janë ngritur në këmbë të gjithë integristë e tij, i madh e i vogël, burra dhe gra, të rinj e të reja, duke iu përgjigjur thirrjes së partisë, për të mbajtur kuvendet zgjedhore brenda kampit DUI-st.
Ata në këto organizime të brendshme po zgjedhin kryetarët e degëve nëpër rrethe.

Nuk kanë munguar në këto tubime as madia kazan Alsat Makedonski, për t’i pasqyruar këto aktivitete të tubimeve zgjedhore brenda kampit integrist, duke reklamuar bujshëm kapërdisjet e Ali Ahmetit në këto aktivitete partiake, ku e paraqet atë si liderin e pamposhtur në kampit shqiptar që nga 2002 e deri më sot.

Si gjithmonë kapedan Aliu vazhdon të tregojë broçkullat e radhës me histori të sajuara për ”lavdinë e luftës së tij heroike” në betejat e munguara.
Në këto tubime mes integristësh ai po përsërit kasetën e djegur me rrëfenja të stisura për kaluarën e tij si komandanti që ”mposhti” branitellët në luftën heroike sup më sup dhe dhëmb për dhëmb me ta, ku si rezultat i kësaj ”fitoreje” forcat ushtarake sllave tërhiqen dhe pranojnë MO.
Në fakt komandanti dezertor Ali pranoi kapitullimin, ku me MO shqiptarët mbeten bashkësi etnike e 20%.
Prandaj, çdo rrahje gjoksi në këto tubime është gënjeshtër me bisht sepse ai kurrë nuk ua shpjegoi shqiptarëve se MO, i sanksionon shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë dhe gjuha shqipe do mbetej si gjuhë e bashkësisë etnike të 20%.

Këtë të vërtetë ai nuk ua tha kurrë as bashkëluftëtarëve të tij por, i mashtroi me sihariqin e rrejshëm të lirisë dhe barazisë së fituar me MO, që pasoi dorëzimin e armëve nga ana e tyre.

Ky është komandanti dezertor Ali Ahmeti, që mollois rrëfenja mbi histori të pa qëna mbi të kaluarën e tij të ”lavdishme” dhe të shokëve të idealit që sot njihen me emrin si klani i qelbësirave.

Historia do të shkruaj për të se në konfliktin e 2001, ai dezertoi nga radhët dhe tradhtoi shokët e idealit duke shkelur mbi gjakun dhe amanetin e tyre për liri, në këmbim të karrierës politike dhe të pushtetit që iu ofrua nga qeveritarët sllav, gjë që ai e pranoi pa hezitim.

Ti dhe klani yt i qelbësirave jeni turpi i historisë sonë më të re.

Fotografia e Medai Shaholli
Fotografia e Medai Shaholli
Fotografia e Medai Shaholli

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...