Home / Të ndryshme / SUKSESET E DUI-t!

SUKSESET E DUI-t!

Fotografia e Medai Shaholli

Medai Shaholli

Ja kështu ndodh me integristët, ata në aktivitetet partiake të propagandës së tyre politike po shfaqin shenja të egoizmit dhe të vetëkënaqësisë, të mburrjes dhe mendjemadhësisë, për arritjet në aspektin kombëtar dhe politik gjatë karrierës së tyre në këto 17 vjet të ekzistencës.

Dje në kuvendin zgjedhor të Kërçovës për kryetar dege lideri integrist Ali Ahmeti, theksoi se ”partia që drejton ka realizuar misionin kombëtar që shqiptarët të jenë zot në shtëpinë e tyre dhe jenë krenarë.” Për të, bëmat, programi e ideali që paskësh realizuar, është një ”histori e tërë, dhe do të jetë shumë e mundimshme edhe për historianë, ku do të shkruhen libra të tërë.”

Shqiptarët e mbarë Iliridës, sot më tepër se kurrë ”kanë një mijë e një arsye për mos t’u mburrur dhe krenuar” në këto 17 vite të pjesëmarrjesë integristëve në qeveritë e koalicioneve me VMRO-në dhe SDSM-në, për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë, “në lënien dhe akordimin e statusit inferior të shqiptarëve” në NMK, si popull i dorës së dytë.

Dhe pikërisht, për këtë do të shkruaj historia, për gjëmat e Ali Ahmetit dhe integristëve shkaktuar shqiptarëve në këto dy dekada.

Le t’i përmendim disa nga këto të ”arritura” që janë bërë nuk kohën e DUI-t:

Ishte Ali Ali Ahmeti dhe integristët e tij që nga ”malet” miratuan skllavërinë e re me MO, e cila sanksiononte shqiptarët dhe gjuhën shqipe si gjuhën shqipe si gjuhë të bashkësisë etnike të 20%.
Dhe për këtë do të shkruaj historia se komandanti dezertor Ali Ahmeti me sejmenët e tij mashtroi luftëtarët e lirisë në konfliktin e 2001, se ishte arritur liria dhe barazia me sllavët në MO.
Proceset e montuara politike si Monstra dhe të tjera si ajo, janë vepra kriminale të përbashkta të qeverive të koalicionit VMRO-DUI apo SDSM-DUI kundër shqiptarëve për ta mposhtur idealin kombëtar.

Burgosjet, vrasjet dhe keqtrjajtimet e komandantëve rebelë të UÇK-së, që nuk u pajtuan me linjën kapitulluese të komandantit dezertor Ali Ahmetit, janë vepra të tradhtisë së lartë.
Dhe kapaku i të gjitha tradhtive së bashku me të gjitha partitë politike shqiptare është miratimi i ndryshimeve kushtetuese këtë vit, ku emri bashksi etnike e 20% ngeli në kushtetutë me mbishkrimin tuaj si epitaf në një gur varri, ku identiteti dhe gjuha shqipe ngelën si popull i dorës së dytë në grupin e pakicave të papërfillshme.

Për këto vepra tuaja djallëzore do të shkruaj historia, si një të kaluar jo të këndshme për gjeneratat e reja.
Ajo do të shkruaj të kaluarën tuaj të errët me njolla të zeza, për dezertim dhe kapitullim në konfliktin e 2001, ku keni shkelur mbi gjakun dhe idealin e bashkëlutëtarëve të tu.

Prandaj, historia do t’u ndëshkojë ju dhe periudhën tuaj si nga periudhat më të zeza të historisë sonë më të re.

Fotografia e Medai Shaholli
Fotografia e Medai Shaholli
Fotografia e Medai Shaholli

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...