Home / Lajme / Ja ” Demokracia e “Profetit” Erdogan”!

Ja ” Demokracia e “Profetit” Erdogan”!

 

Fotografia e Abdulla Mehmeti
Fotografia e Abdulla Mehmeti
Fotografia e Abdulla Mehmeti
Abdulla Mehmeti

Besimtarët e fesë islame në Shkup dhe kudo, pjesëtarët e besimeve të tjera fetare dhe të gjithë njerëzit duhet të luten për këta fëmijë kurdë, sirianë, turq dhe të tjerë, jo për kriminelët që mbjellin vdekje në njerëz, mbi krijesat e Zotit!

KUSH I MANIPULON BESIMTARËT E FESË ISLAME NË SHKUP?

Në emër të cili zot luten këta besimtarë të manipuluar nga politika? Interesat e një regjimi të Turqisë, apo të cilitdo shtet tjetër, pse duhet të lidhen me besimin fetar islam, sidomos me qytetarët e Shkupit, të cilët vetë jetojnë nën sundimin e jobesimtarëve, komunistëve, të korruptuarve dhe kriminelëve?

Në cilin libër të shenjtë udhëzohen besimtarët, që kriminelët, vrasësit e dhunuesit, ata që hedhin zjarr e hekur, plumba e bomba mbi njerëzit, krijesat e Zotit, duhet t’i mbrojë dhe shpërblejë Zoti, ndërsa ata që i mbrojnë vatrat e tyre, pragun e shtëpisë, trojet e veta, fëmijtë dhe lirinë e tyre, duhet të quhen terroristë, fajtorë dhe të mallkuar?

Cili zot mund t’ua pranojë lutjet këtyre njerëzve të manipuluar, kur ata që vrasin dhe ata që vriten në territoret e vendbanimet kurde në Siri i besojnë të njëjtit zot, janë të besimit të njëjtë islam dhe me po të njëjtat lutje dhe të njëjtit zot i luten për liri, paqe dhe shpëtim?!

Edhe ata që vrasin edhe ata që vriten në këto beteja të pakuptimta, bëjnë lutje të njëjta në emër të Allahut që i besojnë dhe të dërguarit të tij, profetit Muhamed s.a.

Pabesimtarët që krijojnë idhuj të rrejshëm dhe bëjnë propagandë, që u shërbejnë kauzave politike në dëm të njerëzimit, në vend të predikimit të fesë së vërtetë, nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin islam, me Kur’anin famëlartë dhe me Allahun mëshirëplotë!

Mos i manipuloni besimtarët e pafajshëm për kauza politike dhe shërbime të djallit!

(12.X.2019)

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...