Home / Të ndryshme / Alarmuese skenar serbo-turk për largimin e shqiptarëve nga Kosova për në Turqi!

Alarmuese skenar serbo-turk për largimin e shqiptarëve nga Kosova për në Turqi!

Sot kam marrur me dhjetra njoftime mbi qarkullimin e një faksimili “Top Secret 2” të shtetit të Serbisë, nga miq bashkëluftëtar e bashkveprimtar të çështjës kombëtare, mes tjerash në atë faksimil të shkruar në gjuhën serbe, unë edhe pse s’jam përkthyes nga gjuha serbe në gjuhë shqipe, megjithate lexues te nderuar kam bërë përpjekje maksimale për të qenë sa më i saktë në përkthim të tekstit si më poshtë:

TOP SECRET 2
-Kur të arrijmë marëveshjen me operativët tanë në Kosovë, fondet e mbledhura nga ambasadat , (e vendeve), islamike në Beograd do të mund t’i përcjellim poshtë, pjesa më e madhe e fondeve duhet të investohet për ndërtimin e xhamive. Trojet për ndërtimin xhamive duhet t’i gjejmë në vendet më të dukshme rreth rrugëve magjistrale, shkollave dhe qendrave të qyteteve. Xhamitë në fshatrat e mëdhja duhet të dyfishohen dhe të trefishohen.
-Përkrah xhamive, shkollave islame, (medreseve), duhet të përhapen gjithandej edhe në ato vende ku nuk ka të interesuar, duhet të dërgohen fëmijë dhe të rinjë nga vendet ku islami ka më shumë rëndësi se sa kombi, siç janë një pjesë e Mitrovicës , Vushtërrisë, Hanit Elezit, Kaçanikut, Dragashit , Prizrenit.
-Përkrah operativëve shqiptar kontribut të madh do të japin njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosna dhe Sanxhaku , duke i marrë parasysh edhe romët dhe ciganet, të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të futen në islam.
-Udhëheqësit e Bashkësisë Islame Sërbisë, Maqedonisë , Kosovēs dhe Bosnjës janë nën kontrollin tonë dhe punojnë që të kyçin sa më shumë njerëz të cilët janë autoritar dhe me ndikim në shoqërinë shqiptare, si sporti , muzika, mediat dhe politika. Në disa parti politike të rëndësishme shqiptare, veç i kemi njerëzit tē cilët punojnë për ne dhe fuqimisht e përkrahin islamin dhe janë të lidhur me udhëheqësit, të cilët përhapin islamin edhe ato treva ku islam dhe xhamija nuk ka pasë asnjëherë .
-Në vendet perëndimore janë dërguar njerëzit tanë të Bashkësisë islame Kosovës dhe Sanxhakut të cilët janë nën kontrollin e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë . Me këtë do t’ia arrijmë dukshëm t’i përçajmë shqiptarët në botēn e jashtme kryesisht në Zvicër dhe Gjermani, ku ndodhen shqiptarët më të rēndësishëm, më të pasur dhe më të fuqishēm, të cilët e kanë mbështetur Rugovën.
-Poshtë në Kosovë duhet të krijohet atmosferë ku njerëzit do të ndihen që jetojnë në një vend të huaj, nga kjo një pjesë e rinisë do të largohen në botën e jashtme dhe një pjesë tjetër do të percaktohet per islamin . Pas njëzet vitesh një pjesë e Kosovës do t’i përngjajë Kandaharit (Qytet i Afganistanit). Fuqitë perëndimore dalëngadalë do të ndërrojnë opinionin për shqiptarët dhe do të lejojnë kthimin e Kosovës nën kontrollin e Serbisë.
-Kur të arrihet kjo, Sērbia do tē ketë duartë e lira të ripērtrijë akcionin për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, këtë herë jo me dhunë, por me tërheqjen e tyre për punësim nëpërmjet udhëheqësve fetarë, duke ju premtuar kushte të jashtzakonëshme për migrim në Turqi. Për këtë Serbia e ka dritën e gjelbërt nga shteti i Turqisë.

Mendoj se ky dokument faksimil duhet të vërtetohet nga Sherbimi Informativ i Kosovës dhe njëkohësisht shteti i Kosovës, Presidenca, Parlamenti e Qeveria të marrin masa urgjente në ndalimin e këtij skenari antishqiptar nga ana e Serbisë.
Është tragjedia e popullit shqiptar, që nuk pa ditë të bardhë nën pushtimin gjakatar e tejet të egër të pushtuesve të ndryshëm neper shekujt e përgjakur. Kjo një tragjedi tronditëse natyrisht dhe i zhgënjimeve të pambarimta. Është paksa e çuditshme, por jeta shqiptare është plot me të tilla paradokse tragjike, sa shpesh po na përsëriten histori të njëjta, ndaj të cilave proteston arsyeja jonë.
Të mësojmë nga e kaluara e hidhur por edhe e lavdishme. Ne tashmë jetojmë në një kohë të përçudnuar sundimi, që poshtëron njeriun atdhedashës, po t’i shikosh mirë disa njerëz atdhemohues të japin përshtypjen sikur janë anëtarë të ndonjë sekti me trurin e shpërlarë, kur i dëgjon tek flasin e veprojnë kundër popullit shqiptarë të ngjallin neveri, ndërsa hedhin hije të keqe për periudhën më të ndritur të historisë shqiptare RILINDJEN KOMBËTARE, mbi Gjergj Kastriotin SËNDERBEUN, mbi gjuhën shqipe, mbi zanafillën ilire, mbi çmitizimin e heronjve kombëtarë shqiptarë, mbi UÇK-në, këta ç’mitizues po i shërbejnë tezave antishqiptare të Gjorgjeviçit, Çubrilloviçit, Radoniçit, Spremniçit, Grashaninit Milloshe-viçit, Drashkoviçit, dhe austriakut Oliver Schmitt, autorit të librit kundërthënës për Skënderbeun… Djajtë kërkojnë të mbjellin sherre, trutharët po ua plotësojnë kërkesat djajve… Në rrjetin që po krijojnë këta djaj tepsilëpirës të të huajve për të mbetur në pushtet.
Kërkohet që sot o kurrë të bëhemi bashkë që t’ju djegim letrat në dorë atdhemohuesve të cilët për fatin tonë janë ende të paktë e t’u tregojmë këtyre bastardëve si popull shqiptarë se ata nuk mund të tallen me identitetin tonë kombëtar, atyre që su pelqen Shqiptaria, le të shkojnë në Serbi, Greqi, Turqi, Vatikan e Jerusalem po deshën, por larg duart nga atmëmëdheu ynë shqiptar! Ndaj shqiptarë kudo ndodheni të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike për një ringjallje të fuqishme shpirtërore shqiptare për një besëlidhje të re me besa-besë për komb e atdhe!

P.S. Faksimili Top Secret 2

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...