Home / Lajme / Albin Kurti: E shpëtuam Kosovën nga shteti i kapur

Albin Kurti: E shpëtuam Kosovën nga shteti i kapur

Albin Kurti: E shpëtuam Kosovën nga shteti i kapur

Në një dalje për mediat ai tha: “Si kryeministër i ri shpall fitoren e VV. Qeveria e re duhet të kompensojë kohën e humbur. Sot në festë, nesër nisim përgatitjet për formimin e qeverisë. Falenderoj qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre për votë të lirë.

Pjesëmarrja masive e qytetarëve po kthehet në festë Kombëtare. Do t’ia bëjmë të mundur diasporës votimin në vendet ku ata janë. Që nesër do të vendos kontakte me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dialogu ka qenë sfidë pasi kemi patur njerëz të papërgatitur.

E marr përgjegjësinë për të udhëhequr këtë dialog. Duam që marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë të mos ngelen tekst në letër. Me LDK kemi patur bashkërendim të mirë opozitar, ia shtrij dorën e bashkëpunimit. Do të shikoni më pak pushtet dhe më shumë shtet”, tha ai.

Ndërkohë aktualisht VV kryeson me 175.679 vota, e ndjekur nga LDK me 168.647 vota.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...