Home / Lajme / Hydajet Hyseni – Kaloshi, veprimtar i devotshëm.

Hydajet Hyseni – Kaloshi, veprimtar i devotshëm.

Fotografia e Agim Sylejmani

Agim Sylejmani

Hydajet Hyseni – Kaloshi, veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe simbol i Pranverës së Kuqe ’81, person të cilin rinia jonë për një kohë të gjatë e njohu vetëm me një emër të veçantë – Ai i maskuari me megafon në pemën e blirit, Ai që mblidhte dhe mobilizonte rininë më 1 e 2 prill 1981 në mes të Prishtinës për të drejta e liri kombëtare.
Sot Ai – Hydajet Hyseni Hyseni, nuk ka nevojë të maskohet e të hip në pemën e blirit, sepse sot ai militon në Lëvizja Vetëvendosje dhe bashkë me të rinjtë e të rejat e guximshme shqiptare dhe krah për krah me ta po marshon drejt fitoreve të kësaj Lëvizjeje të shpresës për të shpëtuar shpresën e vrarë e të grabitur. Sot ai është njëri nga kandidatët e kësaj Lëvizjeje për deputet në zgjedhjet e parakohëshme të 6 tetorit 2019.
Pos dijes e guximit, ai ka edhe përvojën si deputet në disa legjislatura. Prandaj, ata shokë e miq të mi të cilët do votojnë për Lëvizja Vetëvendosje, njërën nga votat hidheni edhe për Hydajet Hysenin, atij djaloshi të hipur në pemën e blirit më 1 prill 1981 në demonstratën e madhe të pranverës shqiptare!

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...