Home / Opinion / ​ DISKRIMINIMI “HISTORIK” QË BËN NJË LIBËR​

​ DISKRIMINIMI “HISTORIK” QË BËN NJË LIBËR​

REAGIM​
 ​
 ​- Reagim në librin e autorëve Sejdi Gega dhe Fazli Veliu: LPK – në vazhdimin e përpjekjeve për bashkim – Themeluese e UÇK​
 Zëri i Kosovës​
 ​Billedresultat for afrim morina
Afrim MORINA ​
Këtë kritikë do ta filloj në mënyrën që, lexuesit e mi, nuk janë mësuar ta shohin, por, besoj se do të më arsyetojnë, për këtë formë paraqitjeje publike, kur ta përmbyllin së lexuari këtë reagim. Mbushen gjashtëdhjetë (60) vite të leximit të romanit të parë – “Doktor, of, më Dhemb”, autorit nuk ia di emrin dhe sot e asaj dite nuk jam ndarë nga leximi. Më 1970, para masës, diku rreth treqind (300) vetave, kam lexuar poemën “Krojet e gjakut”, ndërsa, në vitim 1975 kam filluar të botoj artikuj gazetareskë dhe poezi. Në prill të vitit 1974, burgosem për herë të parë dhe, pastaj, shëtiti trojet e Shqipërisë së robëruar, tej dy muajsh, me aparat fotografik dhe fletore shënimesh, të cilat m’i ka marrë UDB-a, në vitin 1976, ku edhe më merret e drejta e publikimit të emrit, në “Rilindje”, dhe, në të gjitha javoret dhe periodikët e kohës. Në vitin 1980, dramën time, me regjinë dhe skenarin e bërë vet, para artdashësve therandasë, paraqes dramën “Horizonte të reja”.​
Burgosja, shëtitja, leximi dhe rrëfimet e babait për torturat që i ka pësuar në vitet 1945, 1949, 1952, 1956 dhe 1958, janë komponete bazë, që politikës t’i hyjë me vetëdije të plotë, duke i paraparë të gjitha rreziqet e mundshme: familja e jeta, të vritemi prej pushtuesit e bashibuzukëve shqipfolës. Kjo ka bërë që, më 26 Maj të vitit 1981, të burgosem afro tri orë, para fillimit të demonstratave në Therandë (ish Suharekë) dhe më janë parashtruar vetëm dy pyetje: ku dhe kur do të fillojnë demonstratat.​
Në vitin 2011, është përpjekur të bëhet lojë për organizimin e demonstratave të 1981-s, në Therandë, dhe, kjo lojë ishte trajtuar mbi njëzetvjetë, që emri i im të mbetet në margjiina. Loja dështoi dhe ata që e përgatitën këtë, dështuan. Z. Sejdi Gega e di mirë, si u përgatit ajo lojë, por, kam heshtur për shumë arsye, mirëpo, nuk kam menduar se do të përgatitet një lojë edhe më e ndytë, e cila pasqyrohet në librin në fjalë, nga këta dy autorë.​
Për të qenë më konkret, do t’i shkojë me radhë, shfletimit të librit, për ta pasur më të qartë lexuesi, por, për shkak të natyrës së trajtimit, ndoshta, nuk do të shkoj ashtu siç janë rënditur faqet.​
 ​
*​
*       *​
 ​
Z. Sejdi Gega, në biografinë e tij, “lajthit” lexuesin, duke u shprehur, se në maj të vitit 1981 arrestohet për veprimtari “armiqësore”, e, në realitet, arrestohet për shkak të organizimit të demonstratave bashkë me Afrim Morinën, Bislim Elshanin, Hazir Morinën dhe Halil Morinën, dhe dënimet janë këto: Afrimi-7 vjet burg, Bislimi-7 vjet burg, Sejdiu-6 vjet burg, Haziri-5 vjet burg dhe Halili-5 vjet burg. Këtu bie në kundërshtim me veten, për organizimin e demonstratave, për të cilat ka shkruar dikur, dhe, ikjes së realitetit të ndodhur, sot.​
Në faqen 114, Sejdiu e paraqet veten autor të një komunikate, të lëshuar më 29 mars të vitit 1989. Faktet, flasin ndryshe. Fadil Vata, për shkaqe shëndetësore dhe për shkak të “shenjave” se kishte rënë në sy, në verën e vonshme të vitit 1989, kalon në ilegalitet, dhe, pastaj, shkon në Zvicër, për shërim. Në Therandë, kishin mbetur Ilaz Kadolli, Murat Bytyçi, Halil Krasniqi dhe Afrim Morina. Ky i fundit jep idenë e zgjërimit të radhëve dhe kjo miratohet. Për dy probleme, e thërras në shtëpinë time Sejdiun, për konsultë, rasti i një trakti, sepse, bënte thirrje për lirimin e Azem Vllasit nga Burgu, dhe, së bashku, në vend të tij e fusim emrin e Adem Demaçit, dhe, rasti i dytë, diskutohej një promemorje për t’ia dërguar Komitetit Qëndror të LKJ, pasi i bëmë disa ndyshime në renditje dhe në pika të kërkesave, e dorëzova në Kryesi. Kjo ishte si alibi, se z. Sejdiu e meritonte të na bashkangjitet, me disa të tjerë. Aty, ku e fillova, ky pranohet në Kryesi, diku, në tetor apo nëntor të vitit 1989, dhe, nuk ka pasur se si të lëshojë komunikatë, për demonstratat e marsit të po atij viti. Kryesorja, komunikata e paska autorin nga Theranda, se edhe po të lexohet, nuk përkon me stilin e tij, atëherë, e, të mos flasim për sot.​
Faqe 214, “Këshilli Vendor, Reshtan: Afrim, Nesim dhe Isë Morina”. Për periudhën që shkruan Sejdiu, Afrim Morina nuk ka qenë më anëtar i LPRK-së, aq më tepër, gjatë veprimtarisë time në LPRK, asnjëherë, nuk ka qenë në nivel fshati. Me propozimin tim, është kooptuar ai dhe disa të apostrofuar aty, e, si ndodhi që unë të bie në nivel fshati?! Logjika e kohës, atëherë dhe sot, nuk e pranon, por, ta shohim rrëfimin e mëtejmë të ngjarjeve.​
Z. Sejdi Gega, kur flet për Pajtimin e gjaqeve dhe helmimin e nxënësve, fare nuk e përmend Afrim Morinën, se ishte në krye të detyrës për të dyja rastet, e para, dëshmon libri i Pajtimeve të gjaqeve, dhe, e dyta, “Borba” e Beogradit, kur shkruan për mua dhe Shemsie Elshanin, si pjestarë të irredentës, dhe, me fotografi në mesin e turmës, duke hapur rrugë për të helmuarit, që të arrijnë në ambulancën e qytetit, edhe ata me gjendje më të rënduar shëndetësore, të barten për Prizren. “Harron” të ma përmend emrin edhe kur bëhet peticioni për mbledhjen e nënshkrimeve, për Republikën e Kosovës!​
Faqe 226, 11 Nëntor 1990 (fjala është për prilli, shenim A.M.) “Meq isha ftuar nga nismëtarët e parë të Frontit, parimisht do të bisedoja me Afrim Morinën. Kërkova që edhe ai të vinte me mua. Ai do të refuzojë në fillim me arsyetimin se, “të kanë thirrur ty, e jo mua”. Kishte emër ai anëtar nismëtar për krijimin e Frontit, që të paska ftuar ty, e ti mua?! E vërteta është, se Nuhi Bytyçi e takon z. Sejdi Gegën në Prizren, e informon, se në shtëpinë e tij do të mbahet një takim mes disa anëtarëve të kryesisë së Frontit, duke e porositur që të shkoj edhe unë. Bashkë do të shkojmë dhe ç’është e vërteta, Avdyl Krasniqi dhe Çerkin Peci, nuk kanë qenë pjesëmarrës. Takimi është mbajtur në shtëpinë e Nuhi Bytyçit.​
Faqe 227, 11 Nëntor 1990 “Pas një dite…Murat Bytyçi, që kishte dëgjuar një informatë nga Radio Beogradi, se është formuar një Front i Rezistencës”. Me 11 Nëntor do të mbahet Kuvendi i Parë i Frontit, në Gjakovë, ku, edhe do ta marrë emrin Fronti i Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar. Nuk tregon kush ishte prezent aty, të paktën, për dy veta: Adem dhe Hamëz Jasharin, të cilët edhe kanë dëshmuar me jetën e tyre, se nuk ishin sa për të bërë lojë. Pasi është kryer takimi, kryesia i ndanë detyrat, e, jo në prezencën e të gjithëve. E, nëse kjo paska qenë e vërtetë, si është përmendur emri i Fatos Aliut, se do të kontaktonte me Tom Berishën? Parashtrohet një pyetje e logjikshme, pse këta dy nuk arrestohen dhe pse z. Sejdi nuk më tregoi, të paktën, mua, që të më paralajmronte, se ku isha futur, dhe pse ai vetë do të vazhdojë deri në prill të vitit tjetër, duke e pasur këtë informatë?!​
Faqe 227, “Do të organozojmë … në shtëpinë e Nezir Kryeziut, anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës[1], ku morën pjesë, si zakonisht, anëtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës”. Nuk është e vërtetë, se takimin e organizon LPRK-ja, sepse, Afrim Morina më nuk ishte anëtar i saj, por, edhe disa të ftuar nuk ishin në kryesinë e saj, e, nga Kryesia nuk ishte ftuar Ilaz Kadolli. Kush e ftoi dhe pse mori pjesë në këtë takim?! A nuk i kishte raportuar më herët Ilazit për këto “angazhime në Front”?! Pse nuk bëhet i sinqertë, ta tregojë rolin e vet në kuadër të Frontit, duke keqpërdorur mirëbesimin e Afrimit. Ky do të vazhdojë edhe më tej, për të marrë informata për Mentorin dhe Avokatin, madje, edhe në Gjakovë, te Murteza Nura (Xaj Nura)(!!!). thua se Ilazi e Bejadin Hallaqi, nuk e njihnin Mentorin, si anëtar i Pararajojes së LPRK-së – Organizata Marksite-Leniniste. A nuk është qesharake kjo?! “Pastaj, unë, do të takohem, disa herë me “Avokatin”, dhe, së fundit, në shtëpinë e Afrim Morinës”. Nuk është e vërtetë se do të kontaktojë me “Avokatin”- Sokol Dobrunën më herët, se sa në shtëpin time, por, jo me kërkesën e tij. “Ky takim do të bëhet ashtu siç kisha kërkuar unë”. Çka ka kërkur, kur aty nuk i është parashtruar asnjë pyetje, pos diskutimit se çka duhet punuar dhe si po shkon organizimi në terren. Çështja e emrit kishte marrë fund dhe nuk diskutohej më.​
Faqe 228, “Levizja Popullore e Kosovës, në Kuvendin e Frontit të Rezistencës, diku, në Vushtrri, (mbahet në prill të vitit 1991, shënim i A.M.) vendosi t’i dërgojë edhe disa delegatë të vet, të cilët, për mendimin tim, ishin shumë të plogësht për qëllimin që kishin ardhur, unë, pas disa kërkesave për ndryshimin e emrit, punë që ishte bërë publike, pjesa dërmuese dhe për konspiracion më të madh, në këtë Kuvend vendosa definitivisht që ta pushoj aktivitetin”. Në kuvendin e dytë, ky paske ardhur me disa shok, për të prishur Kuvendin, por, nuk paske arritur! Aty do t’i prehen lakat e këmbëve, por, edhe këtu “harron” t’i përmend vëllezërit Adem e Hamëz Jasharin. Ky, i dyti, edhe e ka udhëhequr një grup punues. Nuk është bërë fjalë për emër, nuk është bërë fjalë për politikë, por, aty ishin punët konkrete. Madje, edhe vetë ke qenë në grup punues, të cilin e kam udhëhequr. Kjo është paraqitja e mjerimit të tij, që është munduar, bashkë me “shokë”, për ta shkatërruar një mekanizëm politiko-ushtarak, që, veç kishte filluar të kryejë punë konkrete.​
Kjo na jep shumë gjëra për t’i kuptuar. Pse, asnjë nga ilegalja, LPRK, nuk e përmendin Kadri Osmanin dhe partinë e tij “Partia e luftës”, 1984-1986, ndërsa, për poena politikë, shkojnë në përvjetorin e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, që vepronin në kuadër të asaj partie dhe bien dëshmorë, duke e rujtur vijën e saj?! Pse, nga LPRK-ja, nuk flitet për Frontin e Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar, edhe pse mundohen ta plotësojnë këtë periudhë kohore, por, më tepër, me veprimet e “Rrezikuara” jashtë, dhe, mbetët e zbrazët periudha 1990-1992?!​
Po aty:- “Në Konferencën e Dytë, të Jashtëzakonshme, të Organizatës Marksiste të Kosovës, me 4 shkurt 1991… Do të kërkojë që kjo Konferencë të sqarojë më mirë çështjen e Frontit të Rezistencës, që i shtrinte shumë shpejt radhët e veta në tërë Kosovën…”. Kjo i qartëson shumë gjëra që do të pasojnë. Duke mos arritur ta kryejë misionin në kuadër të Frontit, që i ishte ngarkuar nga LPRK-ja, z. Sejdiu, kërkon të veprohet në terren, sepse, terrenin, pathuaj, e kishte marrë Fronti. Ky, të paktën, e pranon se po i largoheshin anëtarët e saj dhe kërkon të merren masa. Kjo më sjell ndër mend edhe një takim që kemi pasur në rrugën e Reshtanit, që shkon për Studençan (Gurrë) dhe kërkon nga unë të arratisem jashtë Kosove. Në atë kohë, me rininë e fshatit të tij përgatitësha dramën e Mihal Gramenos “Mallkimi i gjuhës shqipe”, dhe, përgjegjja ime ishte, unë do ta shfaqë dramën dhe le të më arrestojnë, nuk e kam ndër mend të iku, se, dua ta mbrojë çështjen tonë në gjykatë.​
Z. Sejdi Gega, si duket, nuk është i informuar nga eprorët e vet, për një takim, në mes të udhëheqjes së LPRK-së (Bejadini, Ilazi, Ramadan Avdiu, Binak Berisha, Halil Selimi, etj.) dhe përfaqësuesve të Frontit, në Therandë, në shtëpinë e Muharrem Elshanit, me ndërmjetësimin e Shefit Bajraktarit. Jemi munduar të gjejmë gjuhë të përbashkët me ata, Mentor Kaçi dhe unë, por, pa sukses. Shefiku do t’i thotë Muharremit, “më kanë tradhëtuar për Afrimin”. Kjo ka ndodhur, diku, në shtator të vitit 1991. Nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët dhe jemi ndarë.​
Po aty: – “… 16 dhjetor 1991, kur në të njejtën ditë kërkohem edhe unë për t’më arrestua, por unë fatmirësisht, që nga tetori 1991, isha duke bërë jetë ilegale, meqë isha i kërkuar vazhdimisht prej policisë që nga data 4 tetor 1991”. Shumë i pasinqertë!!! Ditën e arrestimit tim ke dalë për të shkuar në Therandë, në stacionin e autobusëve, në vend publik dhe i pa maskuar! Nesim Morina, që ka qenë mysafir, diku, në Studençan, takohet me ty, në stacion të autobusëve, dhe, i tregon për arrestimin tim. Madje, ia ke dhënë adresën, se ku mund ta gjej Nuhi Bytyçin, për t’i treguar, ndërsa, “Unë do të shkojë te Murat Bytyçi, për t’u treguar shokëve që të ruhen dhe do të dal në ilegalitet”, janë fjalët e tua, thënë Nesimit. Më vonë, ke marrë azil politik në Zvicër, duke u thirur se je i kërcënuar (po, jeta e cilit shqiptari nuk ka qenë e kërcënuar?), për shkak të burgosjeve që janë bërë, duke aluduar edhe në mua. Kur kam dëgjuar për këtë, kam kërkuar nga dy avoketët që më kanë mbrojtur, t’i sigurojnë të gjitha deklaratat e të gjithë shokëve të burgosur, se mos është përmendur emri i juaj dhe për këtë kam paguar shtatëqind (700) Marka. Janë nxjerrë të gjitha shënimet, që nga momenti i arrestimeve, dhe, askush nga shokët nuk e ka përmendur emrin tënd. Shumë me rëndësi është, se, ti, gënjën lexuesin, ndoshta, i ke gënjyer edhe bashkëvepruesit në diasporë, se, të njëjtën ditë, kur jam arrestuar unë “të kanë kërkuar në shtëpi”. Te unë kanë ardhur policia serbe, me xhipa dhe me dy autoblinda, në ora pesë të mëngjesit, dhe, jo vetëm shtëpia ime, që ka qenë e bllokuar, por, kanë qenë të rrethuara e të bllokuara edhe shtëpitë e pesë vëllezërve të tjerë, e, diku rreth orës shtatë të mëngjesit, më kanë marrë mua dhe janë larguar. Të njëjtën ditë, jemi arrestuar njëmbëdhjetë (11) veta, madje, Nuhi Bytyçin e kanë arrestuar duke shkuar për të blerë bukë. Pra, ky operacin arrestimesh ka qenë shumë i gjerë dhe nuk është rastësi, pse nuk të kanë arrestuar edhe ty dhe Ismet Kryeziun, kur Nesimi e takon diku rreth orës nëntë. Sepse, me vetëdeklarimin tënd se ke qenë në ilegalitet që nga 4 tetori dhe kërkesës në Kuvendin e jashtëzakonshëm, se çka duhet bërë me Frontin, jep për të kuptuar shumë.​
Faqe 402, UNIKOMB – “kjo parti më 20 prill, në Prishtinë, mbajti Kuvendin e Dytë të saj. Kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, u rizgjodh me aklamacion mr. Ukshin Hoti, ndonëse, ndodhej në burg”… “kurse kryetar i Këshillit të Përgjithshëm u zgjodh mr. Idriz Kosova (Kokrruku, shën. A.M.)”. E para, Ukshin Hoti zgjedhet Kryetar, e, nuk rizgjedhet, sepse, deri atëherë ka qenë Halil Alidemi. Me siguri, në shkrimin e Nuhi Paçarizit, është përmendur edhe kush zgjedhet për ta zëvendësuar atë deri sa të dalë nga burgu. Pse, z. Sejdi Gega, ngurron për ta përmendur emrin e Afrim Morinës, i cili, edhe do ta ushëheq këtë parti deri më 04. 4. 2000?! Kjo le të mbetët në ndërgjegjen e tij, se, për te, më tepër rëndësi paska emri i Kryetarit të Këshillit të Përgjithëshëm, sesa vetë udhëheqësi i partisë.​
Faqe 439, “Partia e UNIKOMB-it, e cilëson si stimulim të ri kursin politik të presidentit Rugova”. Fjala është për nënshkrimin e marrëveshjes për arsimin, në mes Rugovës, si Kryetar i LDK-së dhe Presidentit të Serbisë, Millosheviç. Fjala “stimulim” nuk mund ta zëvendësojë fjalën “insolin”. Për t’ia ndryshuar kuptimin, dhe, atë, me qëllim të caktuar përçmimi, e bën këtë lojë fjalësh. Ky, e paska pasur Deklaratën time, dhe, ka qenë dashtë ta botojë ashtu siç e ka pasur në dorë.​
Faqe 444, tetor 1996 formohet fondi “Vendlindja Thërret”. Z. Sejdi Gega dhe z. Fazli Veliu, “harrojnë” ta përmendin komunikatën e UNIKOMB-it, kur i bën thirrje mërgatës, ta ndërpres aktivitetin politik, dhe, të rreshtohen në Fondin “Vendlindja Thërret”, në janar të vitit 1997.​
Faqe 450, “Me 25 tetor, rreth orës 22:10 minuta… në fshatin Surkish (Besian)…vritet inspektori i sigurimit serb, Millosh Nikoliç dhe shoqëruesi i tij, Dragan Rakiç, punëtor i Qendrës Tregtare…”. duke shfletuar shumë dokumente, mundet edhe ndonjë t’i “shpëtojë” syrit të shkruesve të veprës në fjalë, prononcimi i UNIKOMB-it, për varrimin e tyre, ku merrte pjesë edhe Sokoloviçi, ku fjalimin e tij e quan “Grahmat e fundit të udhëheqjes kriminale Serbe…”​
Faqe 503, “Ibrahim Rugova me 24 janar kërkoi interpolin që të gjej autorët e veprimeve të armatosura në Kosovë”. Edhe këtu, autorëve, nuk u shkon për shtati deklerata e UNIKOMB-it, rreth kësaj deklerate të Rugovës. “Rugova po i hap rrugë veprimi UDB-së serbe”. Ashtu edhe ndodhi, me vrasjen e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.​
Faqe 529, “Në Prishtinë, pothuajse të gjithë ishin shprehur kundër tyre, njësoj siç veproi pjesa më e madhe e administratës titiste në vitin 1981…”. Eh, ku nuk shkon logjika e sëmurë, aq më tepër, e atyre që pretendojnë të jenë intelektualë. Dy ditë para shpërthimit të demonstratës së 1 Tetorit të vitit 1997, në takimin që kam pasur unë me disa shokë të partisë dhe përfaqësuesve të Unionit të Pavarrur të Studentëve, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti dhe Driton Lajçi, ku, ata, shprehën pesimizmin, sepse, nuk i kishte mbështetur askush, ne që kishim bërë rrugë të gjatë në organizim, bashkë me ta, i mbështetëm dhe të nesërmen doli komunikata, përafërsisht me këtë përmbajtje, sipas nevojës, sjellim edhe origjinalin, që, për herë të parë “Bujku” e boton të plotë: Ata që e pengojnë mbajtjen e demonstratave, janë të ngjajshëm me ata që i dënojnë demonstratat e vitit 1981, ndërsa, ata të cilët thonë se nuk përfitohet asgjë nga kjo demonstratë, janë të njëjtë me ata që thirrnin se me ndryshimet kushtetuese “Kosova nuk humb asgjë”. Prandaj, kjo është një akuzë shumë e rëndë dhe me prapavi, ku, në nivelin e kësaj Komunikate, nuk ka qenë edhe LPK-ja.​
Faqe 549, “Prof. Ukshin Hoti…” Hade logjikë, hajde!!! Me sa kam informata, pothuaj në të gjitha vendet e Evropës, Në Amerikë, Australi, Kanada e gjetkë, ka pasur veprimtarë që u është pranuar azili (strehimi) politik dhe fajësoni, për fatin e Ukshinit, ndërkombëtarët. Nuk është e mundur të mos e keni lexuar mbrojtjen e Tij para gjykatës së Qarkut në Prizren dhe Rezolutën e Parlamentit Evropian të 14 majit 1998, “Ukshin Hoti nuk paraqet rrezik për pushtetin në Beograd dhe mbahet padrejtësisht në burg”! Dhe, habitem, se, si mund të dilni kundër mbrojtjes së Tij, ku, Ai, e thotë me bindje të plotë dhe argumente, se kush e burgosi. Pse amnistoni Rugovën me bashkëpunëtorët e tij, ata që e burgosën dhe ia humbën edhe gjurmët?!!! Ku doni të dilni me këtë amnisti dhe të luani me fatin e Tij, ende të panjohur e të pagjetur. Këte e bëjnë veprimtarët e çështjes kombëtare, duke u munduar ta rehabilitojnë tradhtinë dhe likuiduesit e kokave kombëtare!!!?​
Faqe 556, Me rastin e varrimit të Halit Gecit dhe daljes publike të tre përfaqësuesve të UÇK-së, do ta keni edhe deklaratën e Afrim Morinës në emer të UNIKOMB-it, parafrazim ”Partitë politike duhet ta pushojnë aktivitetin e vet”, në BBC, Dojçe Wele, në Radio Suedia, në KOHA, dhe në Zëri të Kosovës. Cila ishte Komunikata e Juaj?​
Faqe 604, “UNIKOMB-i mbështet luftën çlirimtare”. Më vjen mirë që e keni marrë një komunikatë nga Sadri Ramabaja, se “UNIKOMB-i mbështet luftën e UÇK-së”. Kjo Komunikatë nga diaspora (mërgata), me siguri, e ka burimin gjetkë. UNIKOMB-i, në të gjitha komunikatat, apo prononcimet e udhëheqësit të saj, mbështet veprimet e guerilës shqiptare-UÇK. Në Janar të viti 1997, me një Komunikatë dërguar Diasporës, porosit që të gjitha degët e saj, kudo në Evropë e botë, të rreshtohen në Fondin “Vendlindja Thërret”. Në fillim të majit të vitit 1998, u bën thirrje të gjitha degëve në territoret e Shqipërisë së robëruar, “Aty ku vendoset pika e UÇK-së, të kalojë e gjithë dega në radhët e saj”. Pse e keni veçuar atë Komunikatë, si të vetme, le të mbetët në ndërgjegjen e ju të dyve.​
Faqe 601, “Me 13 dhe 18 mars, mbahen demonstratat e vrullshme, nën organizimin e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës…”. Fjala është për demonstratat e organizuara, pas rënies heroike të familjes Jashari, në Prekaz, dhe disa bashkëluftëtarëve të Ademit e Hamzës. Ajo demonstratë nuk është organizuar nga UPS të UP-së, por, nga shumë subjekte politike. Në të parën, keni mundur të më shihni në ballë të demonstratës, e, të tjerët fillojnë të kyçen pas dhjetë pesmbëdhjetë metrave, e, dikush, pas pesëqind metrave. Në të dytën, po ashtu, keni mundur të më shihni në ballkonin e shtëpisë së prof. Dr. Samile Basha-Gecit, duke kërkuar me duar, që masa t’i nxjerrë pankartat, ku shkruhej UÇK. Pse janë fshirë, më vonë, dhe kush i ka fshirë, kjo le të mbetët në ndërgjegjen e tyre. Kjo ka ndodhur edhe me dokumentarin për Ukshin Hotin, ku, në arkivin e Qeverisë ruhet, por, aty, nuk jam unë. Kur kam kërkuar, nga gazetarët e përgatitjes së dokumentarit, arsyen, nuk kanë ditur. E gjejnë origjinalin dhe e lëshojnë në You Tube.​
E fundit. Në një bisedë telefonike me z. Sejdi, rreth Rambuillet-së, nëse mbështesim marrëveshjen, i kam thënë: Jo, ndërsa, ai, m’u përgjigj, se “ende nuk e kemi vendosur”. Para se të më telefononte Ai, komuniukata e UNIKOMB-it është botuar në “ZiK”​
 ​
*​
*     *​
 ​
Pse ka ndodhur ky anatemim i emrit, në këtë libër bukur-bukur voluminoz?​
 ​
Siç e thonë edhe autorët, unë kam qenë pjesë e LPRK. Në vjeshtë të vitit 1989, me kërkesën e Ilaz Kadollit, kemi shkuar në Prizren dhe rreth katër orë kemi debatuar me Bejadin Hallaçin. Bejadini, si duket, ka dashtë të di “Potencialin tim mendor dhe gatishmërinë për të vepruar”. Këte e kam mësuar në fund të takimit, se, po ta dija, nuk do të kisha shkuar, sepse, unë, veç isha i dëshmuar në organizim, në burg dhe në shkrime, të cilat nuk i lëshonte ai dhe ato shkonin përmes Hajdar Zybës, babai i gruas së Sejdiut, në “Zëri të Kosovës” dhe atje botoheshin pa emër, një me pseudonim, ndërsa, gjatë viteve të nëntëdhjeta, nuk e kam fshehur emrin. Në fund të debatit me Bejadinin, ai ka parashtruar pyetjen: “Je për të na udhëhequr ata që kanë derdhur një pikë gjaku, apo, ata që japin një grosh?” E kam shikuar dhe, menjëherë, ia kam dhënë përgjegjen: “Unë jam për të na udhëhequr ata që kanë derdhur një pikë gjak!” Ai, këmbënguli në teorinë e vet. Këtu, mbaroi takimi. Nuk u ndamë të kënaqur, dhe, i thashë, të mos e zërë më emrin tim në gojë. Ilazi, më pyeti, duke u kthyer: “Pse e kundërshtove Bejadinin, e din kush është ai? Përgjegjja e ime ishte e shkurtë: Unë, mendoj kështu, dhe, nuk më intereson kush është!​
Menjëherë, më shkoi mendja se do të anatemoheshin të burgosurit politikë, sepse, një fushatë e tillë veç kishte filluar, por, doli ajo që nuk e kam pritur, marrëveshja e Bejadinit me Rugovën, për t’i dhënë shpirt LDK-së. Për këtë kam mësuar nga Gazeta “Bashkimi” e Halit Krasniqit nga Malisheva. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse kam dalë nga radhët e LPRK-së dhe kam filluar rrugëtimin me Frontin, e, pastaj, me UNIKOMB-in, deri në mbarim të luftës.​
P.S.​
Të gjitha ato që u thanë, janë në “Zëri i Kosovës”, që i ka përcjellur Nuhi Paçarizi, që, autorët e “librit”, e anashkalojnë në tërësi. Falë tij, “ZiK” është furnizuar me shkrime të të gjitha llojeve: gazatareske, komunikata, prononcime, debate, intervista, analiza, etj. Autorët, nuk e përmendin fare Nuhiun, njeriun përgjegjës për “ZiK’-un në Kosovë, që, shumëherë, e ka pasur kokën nën gërshërë, sa, edhe sot është me terapi, m’u pse i është gjetur libreza e “ZiK”-ut. Po të përmendet Nuhiu, patjetër, se duhej përmendur edhe ku ka qenë selia e tij, pra, UNIKOMB-in, që, me shpenzimet e mia, ka komunikuar me “ZiK”-un, që kur kam pasur përgjegjësinë për ta udhëhequr.​
 ​
Prishtinë, 17. 9. 2019​
Kësaj kritike po ia bashëngjes edhe këtë shkrim të:​
22 qershor 1998​
 ​
Afrim Morina: OVK kontrolise 40 odsto Kosova​
          Pristina, Beta.- … Potpredsednik Partije za nacionalno jedinstvo Kosova (UNIKOMB) Afrim Morina rekao je u Gnjilanu da ce “slobodu izvojevati trudom, krvlju i znojem boraca za slobodu”. “OVK kontrolise 40 odsto teritorije Kosova”, rekao je Morina.​
Aftim Morina: OVL kontrolise 40 odsto Kosova​
          Pristinë, Beta- … Nënkryetari i Parisë së Unitetit Kombëtar Shqipëtar (UNIKOMB) Afrim Morina ka thënë në Gjilan që “lirinë do ta fitojmë me mund, gjak dhe djersën e luftëtarëve të lirisë”. “UÇK-ja kontrrollon 40 përqindë të territorit të Kosovës.”​

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...