Nga frika e Isa Mustafës, Vjosa Osmani fshinë postimin kundër tij (FOTO)

Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani diku ishte kritikuesja më e ashpër e shefit të saj, liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Përveç që nuk e kishte votuar atë për kryeministër, Osmani kishte kritikuar atë edhe publikisht.

Mirëpo, tani që është zgjedhur kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani lerë që nuk po kritikon shefin e saj, por ajo ka filluar që ti fshijë të gjitha postimet që i kishte shkruar kundër Mustafës.

Më 27 shkurt të vitit 2016, Vjosa Osmani kishte gozhduar Isa Mustafën në profilin e saj në facebook, duke e quajtur atë njeri të Hashim Thaçit dhe Kadri veselit.

“Kush po na flet për frikësim? Njeriu që me një lëvizje të vetullave të Thaçit kërcente përpjetë për t’ju vërsulur deputetëve të tij”, kishte shkruar Osmani. Madje ajo nuk ishte ndalur me kaq. Sipas Vjosa Osmanit, lideri i LDK-së, Isa Mustafa instruksionet i merr nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dhe për këtë madje mburret.

“Njeriu për të cilin Thaçi na qenka shteti dhe parandalimi i bërjes së Thaçit president, çuditërisht na qenka rrënim i shtetit”, kishte akuzuar Osmani.

Por, tash në vitin 2019, Vjosa Osmani ka krejt tjera fjalë për shefin e saj Isa Mustafa.

Duket se nga frika e hakmarrjes, ajo ka vendosur që t’i fshijë të gjitha komentet dhe postimet që i ka bërë kundër tij dhe numri i tyre është shumë i madh.