Home / Opinion / Vetëvendosje po trazon shpirtin e tugjarëve!

Vetëvendosje po trazon shpirtin e tugjarëve!

Fotografia e Avdi Ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Asnjë parti politike që ka keqë qeverisur në Republikën Shqiptare të Kosovës, por as të dorëhequrit që përfituan nga Lëvizja Vetëvendosje, s’mundën me ja vra shpresën popullit që beson në Vetëvendosje, Lëvizja vazhdon në rritjen e saj me ata shqiptar/e që ruajnë e mbrojnë dinjitetin kombëtarë.

Disa gazeta e portale të afërta me pushtetmbajtësit, disa provokator kinse “analist”, “kritik”, dërdëllisin gjepura, shpifin pa asnjë argument, për me keq i japin dizinformata opinionit të brendshëm e të jashtëm, kundër Lëvizjës Vetëvendosje dhe udhëheqjes së këtij subjekti politik i cili në Republikën Shqiptare të Kosovës është bërë aq shumë popullor, sa koti dërdëllisin partit që keqë qeverisën, dhe “analistët” e tyre “kritikuc”, ngase rritja e VETËVENDOSJES është për t’u përshëndetur nga të gjitha shtresat popullore! Ky skenar i mirë përgaditur, sa provokativ, po aq edhe primitiv, të pushtetmbajtësve dhe srevilëve të tyre, të cilët assesi nuk po mund të pajtohen me popullaritetin e Vetvendosjës!

Ndaj rënia e popullaritetit të gjitha partive pushtetmbajtëse që keq qeverisën dhe tarafëve të tyre u duhen të sajojnë ca shpifje, ca rrena, ca mashtrime për ata njerëz të cilët ende besojnë në injorancën, mashtrimin dhe tugjarllëkun e tyre të ndryshkur, ndaj u duhen ca skenar ku të paraqiten skena të lodhta, kinse ajo nuk e respekton flamurin e hymnin e shtetit të Kosovës e përplot broçkulla të tjera, për rivalin politik të tyre si është në këtë rast Vetëvendosja, sa për të justifikuar pushtetmbajtësit sundimtar mashtrimin korruptiv të tyre, krimin e organizuar, nepotizmin, shitjen e qindra hektareve troje të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, dhe “Zajednicën” e Serbisë, krijimin e 10 komunave serbe, dhe 1 komunë turke në Mamush, shitjen e fabrikave, koperativave bujqësore, etj…, kështu ata duan të krijojnë huti në popull, sa për të thënë se gjoja po vjen në pushtet një subjekt politik i “dhunshëm”, bile po e quajnë edhe si të dhunshme “Vetëvendosjen”, kuptohet nga injoranca e tugjarllëku që kanë në kokën e tyre!

Natyrisht se populli tashmë është zgjuar, dhe ka krijuar vetëdijen kombëtare, dhe në asnjë mënyrë nuk bie pre e këtyre skenareve provokative tejet të liga të pushtetmbajtësve që për interesat e tyre vetanake e familjare me vite gjatë sundimit të tyre kanë dëmtuar e po e dëmtojnë vendin tone! Mendoj se klube të dhunshme mafioze janë ata që vodhën pasurin tone kombëtare për vite me radhë, ata që keq qeverisën, duke e dëmtuar popullin në arsimim, në shëndetësi, në drejtësi, në industri, në bujqësi, në sport, në kulture, në mirëqenie sociale, përhapën prodhimin e prostutucionit nëpërmjet klubeve të natës…!

Ndëshkimi ligjor për ta do të jetë i pamëshirshëm me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet, ndaj të gjithë matrapazet ja kanë frikën LVV, në krye me Albin Kurtin kryeministër në ardhje.

Lëvizja Vetëvendosje sot është subjekti politik më i qëndrueshëm në Kosvë në nivel qëndror, ponjashtu ka rritje edhe në atë lokal, dhe për çdo ditë e më shumë po merrë përkrahjen gjithë popullore, natyrisht që rritja e saj po trazon shpirtin e të shiturve tek i huaji, dhe injorantëve të pashpresë, ajo tashmë është bërë aq popullore sa nuk ka fe, e as parti, që mund e ndal rritjen dhe fitorën e saj, ajo po vërshon si uragan në mbarë hapsirat shqiptare, ajo është prezente me degët e saja në gjithë hapsirat shqiptare, si dhe në diasporën shqiptare. Mjaftë më keni kullotur shtetin dhe popullin e varfër të Kosovës ju të korruptuarit e pabesë, më 6 tetor merrë fund tugjarllaku e haraçi bien nga pushteti, dhe pushteti kalon në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...