Home / Histori / Përmasat kozmike të shenjtërisë iliro-shqiptare do përmbysin realitetin e sotëm barbar mes popujve të botës

Përmasat kozmike të shenjtërisë iliro-shqiptare do përmbysin realitetin e sotëm barbar mes popujve të botës

Shkruan Pr.Dr. Abdulla Mehmeti;

Përmasat kozmike të shenjtërisë ilire-shqiptare do ta përmbysin realitetin e sotëm barbar mes popujve të botës

MES REALITETIT DHE KONSPIRACIONIT

Në 20-50 vitet e ardhshëm,

– pavarësisht nga planet strategjike afatgjatë të Rusisë dhe disa shteteve perëndimore evropiane për boshatisjen e territoreve etnike shqiptare;

– pa marrë parasysh përmasat e propagandës së koordinuar dhe sistematike nga disa shtete euroaziatike për turbullimin dhe shuarjen e kujtesës historike, për përçarjen dhe nënshtrimin e shqiptarëve, me tendencë të ringjalljes të ish Perandorisë Osmane në Gadishullin Ilirik, me këtë edhe shtrirjen dhe forcimin e ndikimit të Rusisë në rajon;

– për interesa jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të gjeopolitikës globale, parashihet që së paku 11 krahina të banuara me shumicë të popullsisë shqiptare, ose banorë me prejardhje pellazge-ilire-dardane-arbërore-shqiptare, të cilat aktualisht ndodhen nën disa shtete, parashihet (planifikohet) gjatë kësaj periudhe të shpallin pavarësitë e tyre si shtete të veçantë dhe t’i bashkohen hap pas hapi lidhjes së Shteteve Shqiptare.

Për cilat krahina dhe territore të shteteve të sotëm bëhet fjalë, këtë e dinë më së miri studiuesit e mirfilltë dhe njohësit e historisë dhe gjeopolitikës.

Kjo le të shërbejë si një parapërgatitje dhe inkurajim i nacionalizmit shqiptar (jo të shovinizmit), për shuarjen e shpresave dhe aspiratave të disa qarqeve me ide barbare dhe frymë mesjetare, që të mos harrojnë se shqiptarët nuk mund të dobësohen, gjunjëzohen dhe shuhen siç pretendojnë ato, përderisa gjuha amtare që e flasin e shqiptarët është më e lashta që ka krijuar Perëndia, ciç e njeh shkenca dhe historia e njerëzimit.

Kjo është edhe logjika e teorisë së spirales historike, rikthmit të rrotës së historisë në rrethana të reja. A nuk ishin shqiptarët ata që i ngritën dhe forcuan disa nga peranadoritë më të fuqishme së bashku me popuj të tjerë, nga të cilët u tradhtuan dhe nënshtruan më vonë, deri në tendenca për shfarosjen e plotë të racës së tyre? Tani është koha kur shqiptarët po rizgjohen, bashkohen, manifestojnë potencën e tyre gjenetike, fizike dhe mendore, për ndërtimin e një bote të re, në paqe të qëndrueshme, më të pasur dhe të lumtur për njerëzimin.

Po rizgjohet gjeni pellazg-ilir-dardan-arbëror-shqiptar i shenjtorëve, Thoti, Dheusi, Hylli, Hieronimi, Albani, Konstandini, Leka, Pirro, Gjergji, Tereza, meqë nuk i nxen shtrati i historisë së përgjakur të popujve barbarë, të cilët janë munduar t’i ndajnë këta shenjtorë nga djepi dhe gjiri i popullit që i kanë takuar.

Shpirti dhe Fryma e këtyre shenjtorëve do ta ribëjë historinë e re të njerëzimit.

(26.IX.2019)

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...