Home / Lajme / Publikohet video e ndarjes së Mitrovicës, vjen pyetja për Kadri Veselin: A ishe këtu kur u nda Mitrovica?

Publikohet video e ndarjes së Mitrovicës, vjen pyetja për Kadri Veselin: A ishe këtu kur u nda Mitrovica?

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në Faceboo, ka pyetur të parin e PDK-së se a ishte pjesëmarës në një nga videot kur shihet Hashim Thaçi.

Sipas Talit, ky ishte momenti i ndarjes së Mitrovicës.

“Dr Kadri a je ti qëtu kur e ndajtêt Mitrovicën, a jo? Po m’dokët që po t’shoh bashkë me Hashimin. E kujt po ja shet tashti k’to prralla te sheshi Isa Boletini, në Mitrovicë”, shkruan Tali në Facebook.

Ndërkaq, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka hapur sot fushatën e PDK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mitrovicë.

Para mijëra simpatizantëve, Veseli ka thënë se është në qytetin e tij të dashur, në vatrën e atdhetarisë, në djepin e Isa Boletinit, në vendin që e frymëzoi dhe ku nisi rrugëtimin jetësor, për të filluar suksesshëm fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...