Home / Lajme /

Abdulla Mehmeti

MBI KOLONËN E PESTË, MERCENARËT DHE QENTË E LUFTËS

Çdo revolucion, kryengritje apo luftë çlirimtare, që nuk arrin t’i ruaj e mbrojë frymëzuesit dhe drejtuesit kryesorë të tij, shndërrohet në kundërrevolucion dhe anarki.

Nëse përpara ose gjatë një kryengritje, revolucioni apo lufte çlirimtare, eliminohen, tradhtohen, vriten apo likuidohen frymëzuesit dhe drejtuesit kryesorë të tyre, vartësit tjerë që mbeten për t’i realizuar idetë, qëllimet dhe idealet e asaj lufte, të atij revolucioni, bëhen pre e lehtë e kolonës së pestë dhe propagandës së tyre, e mercenarëve dhe qenve të luftës, duke u shndërruar në armiq më të mëdhenj të qëllimit, ideve dhe idealeve të asaj kryengritje, revolucioni apo lufte çlirimtare, se sa vetë armiku i tyre i mëparshëm.

Në secilën kryengritje, revolucion apo luftë çlirimtare, përgjatë gjithë historisë së njerëzimit, ka pasur kolonë të pestë, mercenarë dhe qenë të luftës, të cilët kur mbeten pa frymëzuesit, drejtuesit dhe udhëheqësit kryesorë, pa barinj dhe jashtë kontrollit, nga traumat, frika dhe kompleksi i vogëlsisë fillojnë ta hanë njëri-tjetrin dhe tufën e tyre (popullin që kanë pretenduar ta çlirojnë nga robëria dhe sundimi i huaj).

(19.IX.2019)

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...