Home / Opinion / Sot është 16 shtator dhe përkujtojmë me nderim dhe respekt konferencën e Pezës.

Sot është 16 shtator dhe përkujtojmë me nderim dhe respekt konferencën e Pezës.

Shkruan: Iliriana Koleka
Billedresultat for Iliriana koleka

Lavdi e përjetshme heronjve tanë, partizanëve trima të Pezës heroike dhe udhëheqësit të tyre babë Myslymit!
Lavdi mbi të gjitha komandantit legjendar të ushtrisë n-ç Enver Hoxhës, se pa të s’do të kishte as Konferencë Peze e as Shqipëri të pas luftës!
Sot po i tregoja tim biri për idetë kombëtare e atdhetare të Myslym Pezës, Spiro Kolekës, Gogo Nushit, Hysni Kapos e me radhë, heronjve të luftës e të punës, që pa Enver Hoxhën s’do të mund të kishin realizuar asnjë nga ëndërrat e tyre për çlirimin e rimëkëmbjen e popullit tonë të shumëvuajtur.
Historia na mëson që Enveri ishte i vetmi burrë shqiptar (hero kombëtar) që nëna shqiptare e lindi 500 vjet pas Gjergj Kastriotit dhe që iau bëri ëndërrat realitet popullit shqiptar.
Ca idiotë e idiote “modhernë” e gjasme të djathtë, ngaqë shtyjnë kohën me facebook, se jetojnë qyl prej martesave me hajdutë ose me hajdute ordinere, si puna e like floririt, mona leshi çizmes, apo salih shpellarit, jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botë, hedhin baltë mbi konferencën e Pezës dhe partizanët e babë Myslymit, ose mbi vetë Myslym Pezën, kur u plak e s’ishte në gjëndje t’iau fuste me plumb në lule të ballit.
Më falni, po s’i duroj dot ata trapa e trape, që tallen me pleqtë dhe harrojnë që do plaken dhe do t’u shpëtojë dhe atyre në brekë një ditë kur t’i zërë kolla, sado para të kenë grumbulluar nëpër sënduqe.
Hej antipezakë, s’e dini akoma, që rinia s’blihet me para?
Këtyre mohuesve të heronjve tanë të lavdishëm u them vetëm kaq:
– Lexoni vjershën e Dritëro Agollit për baltosjen dhe pas kësaj, llapni e hidhni sa më shumë bajga rreth e rrotull, se bajgat dhe pështyma duhen për të plehrizuar e bleruar një plantacion.

Dritëro Agolli

KUNDËRSHTAREVE TË MI

Ju aq baltë po hidhni mbi mua
Sa në baltën qe kam përmbi trup
Mund te mbijë nje dardhë a një ftua
Një korije e madhe me dushk.

Në korije dhe dru mund të mbani
Mund të shkoni për gjah me langonj
Mund të ngjiti në pemë të hani…
po të doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur
sa mbi baltën korija bleron…
Trupin tim ma bleruat pa dashur
Dhe ma bëtë vërtet plantacion.
——————-
SI LUFTOHEJ PËR ATDHEUN

Dikur, me popullin këmbë kryq, Enveri fliste me zjarr
Dhe patriotizmi mposhte frikën, tek partizani legjendar
Nuk hezitonte populli, që besën i jepte atdheut
Dhe binte e më s’ngrihej, për flamurin e Skëndërbeut

Sa le o nënë Shqipëri, nga gjiri të shkëputen
Vatrave t’i mungojnë bijtë, lulet e trimave, që s’tuten
Shumë i bëre pishtarë të kombit anë e mbanë
Dhe që të kujtohen në çdo kohë, u ngrite lapidarë.

Në 1999, o nënë, sërish të lypën gjak
Dhe ti dhe lulet e trimave, vëllezërit kosovarë
UÇK-ja bëri luftë dhe vdekja prap korri
Heronjve, atdhetarëve, jetën s’pyeti e i’au morri

Kështu luftohet për atdheun, se sakrificat s’ikin kot
Menduan atdhetarët, që s’dinin çdo të bëhej sot
Nuk përfytyronin armiqtë e kombit të viheshin në krye
Mbi luftën e dëshmorët me djallëzi të hidhnin hije

U bë, po çdo gjë ndreqet, siç thoshte babë Myslimi
O burra, t’i çporrim dreqërit e t’ia nisim nga fillimi
Fuqinë t’ia japim trimit, që për atdheun vdes
T’ia heqim ujkut e çakallit, që gjen shesh e bën përshesh.

———————–
MYSLIM PEZA (BABË MYSLIMI)

Ndër figurat më të shquara të kombit shqiptar prej tre çerek shekulli e më tej, radhitet biri i lavdishëm i Pezës martire, Heroi i Popullit, Myslim Peza. Ai lindi, më 1 maj 1897, në Pezën e Madhe të Tiranës. Ishte djali i dytë i Sheh Hazizit. I ati ishte patriot dhe atdhetar nga familja fshatare me origjinë fshatar i mesëm.
Myslim Peza ishte shok i ngushtë i Enver Hoxhës dhe anëtar i Shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së. Në Kongresin e Permetit u zgjodh nënkryetar i KANÇ-it. Pas çlirimit të vendit, ishte edhe nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ka vdekur më 7 shkurt të vitit 1984.
Sheh Hazizi kishte katër fëmijë: Dy djemtë, Myslimin dhe Shyqyriun, dy vajzat Xhaharinë dhe Sabrien, e ëma Muhmudia ishte nga fshati Harizaj i Kavajës. Edhe dajallarët e Myslimit ishin nga familje patriotësh të lidhur ngushtë me LANÇ-in, prej të cilëve kanë rënë dëshmorë për Atdheun në luftë kundër pushtuesve nazifashistë siç janë: Behexhet Ali Harizi, Daut Ibrahim Harizi, Emin Haxhi Harizi dhe Shaziman Arif Harizi, në trungun e tij familjar kanë rënë dëshmorë të Atdheut: Shyqyri Hazis Peza, Myrvete Shyqyri Peza, Heroi i Popullit Kajo Karafili dhe Hasan Gani Peza. Babë Myslimi u plagos nga xhandarët në Peqin më 26.06.1943, kur po shkonte për të marrë pjesë në krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Labinot të Elbasanit në Korrik 1943, djali i Babë Myslimit, Skënderi, plagoset në luftë kundër nazifashistëve dy herë, në Pezë më 16.03.1941 dhe në Selbë të Tiranës më 14.01.1944, kushëriri i tij. Abdurrahman Peza është plagosur nga fashistët Italian në Shahinaj të Shijakut më 4 maj 1941.

Myslim Peza ka qenë pjesmarrës aktiv në Lëvizjen Demokratike të viteve 1912-1924, sëbashku me të tjerë, ai do të vihej në ballë të luftës kundër regjimit tradhëtar të Zogut. Vrasja e njerit prej veglave qorre të Esat Pashë Toptanit, Osman Bali më 5 shtator 1926, rezistenca ndaj regjimit zagolljan dhe vitet e zeza të emigracionit shtator 1930, korrik 1939, jashtë vendit, bënë që Myslim Peza të kalitej si patriot. Me pushtimin e vendit nga fashizmi italian më 7 prill 1939, ai kthehet menjëherë në Shqipëri në korrik 1939 për të organizuar luftën për çlirim.

Më 5 Qershor 1940 formon çetën e parë patriotike antifashiste e para në Shqipëri dhe në Evropë. Në përbërje të çetës së parë patriotike antifashiste, u radhitën në radhë të parë pjestarët e familjes: vetë Babë Myslimi, bashkëshortja Zepe, djali Skënderi, vajza Dije, vëllai Shyqyriu me bashkëshorten e tij Feriden, vajzat, Myrveti dhe i fejuari i saj, Heroi i Popullit Kajo Karafili dhe vajza e vogël Luçia, kushuriri Dyr Peza me bashkëshorten Haxhirenë, vëllai i Dyrit Hasani me bashkëshorten e tij Ismeten.
Kjo çetë, më 16 Mars 1941, organizoi përpjekjen e parë të përgjakshme kundër fashistëve italianë, nga të cilët mbetën të vrarë 84 veta e shumë të plagosur, nga çeta ranë dëshmorë Hasan Peza, Sadi Sinani, Xhaferr Durishti, Vath Korriku, Muharrem Haka dhe u plagosën Skender Peza, Emin Celmeta, Shkurt Rexha, Sulejman Brahja dhe Qemal Deliallisi, ndërsa më 22 Qershor 1941 bie dëshmor dhe Sulejman Ymeri.
Më 21 Gusht 1941, me ardhjen e Vasil Shantos, Hero i Popullit, në Pezë, çeta riorganizohet në çetë partizane. Komandant i çetës emërohet Myslim Peza, komisar Vasil Shanto (shkodrani trim); me largimin e Vasil Shantos me detyrë në qarkun e Shkodrës, komisar caktohet biri i nderuar i Peqinit, trimi Mustafa Adem Gjinishi. Në shtëpinë e Babë Myslimit u mbajt Konferenca historike e Pezës më 16 shtator 1942, me program pluralist, pa dallim feje, krahine e ideje. Protagonistë të këtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet. Ndërmjet tyre ishin Abaz Kupi, Aziz Çami, Halim Begeja, Haxhi Lleshi, Ismail Petrela, Mustafa Xhani, Myslim Peza, Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Skënder Jegeni dhe Skënder Muço. Nga PKSH morën pjesë Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Enver Hoxha, Nako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini (më vonë Hoxha). Kryetar i konferencës u zgjodh Ndoc Çoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi.
Këtu Babë Myslimi u zgjodh anëtar i Këshillit të përgjithshëm Antifashist Nacional Çlirimtar (KANÇ). Armiqtë pushtues nazifashistë, kanë organizuar kundër popullit dhe partizanëve të Pezës, 18 operacione të përgjakshme, me pjesëmarrjen e 75 mijë nazifashistëve të paisur me tanke, artileri e aviona, prej të cilëve mbeten të vrarë rreth 700 veta dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur në kodrat e Pezës. Me krijimin e Batalionit partizan të Pezës më 15 Mars 1943, komandant emërohet Myslim Peza dhe komisar Mustafa Gjini. Ky ishte i pari batalion në shkallë vëndi. Më pas krijohet grupi partizan i Pezës, më 18 Korrik 1943, me komandant Myslim Pezën dhe komisar Kristo Themelkon, zv/komisar Tonin Jakova dhe Masar Shehu, zv/komandant Nazmi Kaba.
Më 18.09.1944, krijohet brigade e XXII partizane që luftoi nga Peza deri në Vishegrad të Jugosllavisë 14.02.1945 të drejtuar nga kuadrot, militantët e Pezës, Sali Verdha, Tonin Jakova, Masar Shehu, Rexhep Zuna, Nimet Ymeri etj. Në Pezë, luftimet morën përpjestime të mëdha. Babë Myslimi u shqua për zgjuarsi, guxim, trimëri, organizim e drejtim. Ai udhëhoqi formacionet partizane me aftësi të rrallë në rreth 5 vjet, duke ruajtur kompaktësinë e tyre.
Ai kreu luftime të suksesshme në një sipërfaqe katrore prej 1.200 km katrorë, duke i dhënë atdheut 327 dëshmorë, prej tyre 24 ishin gra dhe vajza me në krye heroinën e Popullit Mine Peza, heronjtë e Popullit, pionierin 14 vjeçar Met Hasa, Kajo Karafilin, Mihal Durin dhe Maliq Muçën e shumë heronj të tjerë por të pashpallur. Historiografia ushtarake, do të bënte mirë të thellohej në një studim shkencor ushtarak, për tërë veprimtarinë taktiko-operative, luftarake të grupit partizan të Pezës dhe rolit të Babë Myslimit, në këtë grup. Në Konferencën e Labinotit, Babë Myslimi u zgjodh anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Clirimtare më 10 korrik 1943, më 24.05.1944, në Kongresin e Përmetit, u zgjodh anëtar i KANÇ-it dhe zëvëndës kryetar i Komitetit të Përgjithshëm të KANÇ-it në Berat, në tetor 1944, me detyrat e një qeverie të përkohshme.

Në mbledhjen e dytë të KANÇ-it në Berat, u zgjodh zëvëndës kryetar i qeverisë demokratike së përkohshme të Shqipërisë. Edhe pas çlirimit, në 29 nëntor 1944, Babë Myslimi dha një kontribut të çmuar si në rimëkëmbjen e ndërtimit të vendit, ashtu dhe në forcimin e modernizimin e ushtrisë popullore. Atij i’u dha grada e gjeneralit. Ndërkohë ka qenë deputet i Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat, si dhe nënkryetar i presidentit të Kuvendit Popullor, nën kryesinë e Haxhi Lleshit. Tre vitet e fundit, 1981 – 1984, e kryu këtë detyrë, për krah Spiro Kolekës, të dy nënkryetarë të Presidiumit të Kuvëndit Popullor. Babë Myslimi mbylli sytë në 7 Shkurt 1984, gati një vit përpara shuajtjes së legjendarit, Enver Hoxha.

Edhe gjatë dekadave të pas çlirimit, mbeti njeri i thjeshtë, masovik, i lidhur ngushtë me njerëzit, me hallet e tyre. Dyert e shtëpisë së tij ishin përherë të hapura për njerëzit e thjeshtë, për popullin, të ardhur nga Durrësi, Kavaja, Shijaku, Rrogozhina, Peqini, Elbasani, Librazhdi dhe Lushnja. Tek ai, vinin me plot besim, mjaft punëtorë e fshatarë, nga rrethet e ndryshme, nga Shkodra deri në Sarandë. Babë Myslimi, në biseda me shokë e miq, shpesh përdorte porositë: “kujdes çuna se Shqipëria është mbushur me spiuna, të ruajmë të mos na e bastardojnë historinë, kush nuk ka besë nuk ka pjesë”. Shpesh herë e shikoje të shkonte tek ish bashkëluftëtarët e tij, që nga më të hershmit si: Haxhi Lleshi, Spiro Moisiu, Shaban Rexha, Nuz, Kasem dhe Jaha Hakrama, Xheladin dhe Dyrr Çelmeta, Muharrem Kodra, Qazim Bardhi, Qerim Shima, Xhaf Xhafa, Riza Stafa, Selim e Hasan Ceka, Mustafa Meta, Qerim Gjumsi, Jaha, Qamil, Dalip dhe Ali Thartori, Mustafa Dedej, Ali Meka, Hasan Gjata Demir dhe Myftar Celhaka, Liman Laçi, Vath Zebeli, Beqie Isufi, Beqir Cani, Rexhep Hasalliu, Dyl Collaku e deri tek më të rinjtë. Nuk pati rreth të Shqipërisë ku nuk shkoi Babë Myslimi. Njerëzit thonin se Babë Myslimi nuk plaket kurrë. Ai qëndron si lis, na begenis dhe e begenisin. Porosia e tij ishte që brezave të rinj të mos u lëmë gjuhën e urrejtjes por të vëllazërimit. Kush ka gabuar, mund të ndreqet. Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjëra të mira e të bukura për njerëzimin, të jemi të thjeshtë, jo fodullë e llafazanë, se populli nuk i do fodullët! Me interes historik është dhe vizita e tij, sëbashku me Haxhi Lleshin, në Tetovë të Maqedonisë më 24 korrik 1945 për të takuar shokët e Brigadës, me të cilët ishin ndarë prej një viti. Nuk mbeti asnjë nga partizanët dhe kuadrot e Brigadës, pa e takuar.
Aty mësoi se kishin rënë dëshmorë 107 veta, me në krye pionierin 14 vjeçar Met Hasa. Takoi me shokët më të vjetër të çetës siç ishin: Shaban Rexha, Fadil Çelmeta, Emin Çelmeta, Myrt Karaj, Shaban Durishti, Zyber Loshi, Selman Grori, Nimet Ymeri, Baftjar Pamaçiu etj. Takimi qe shumë i përzemërt e me një mall të jashtëzakonshëm. Babë Myslimi dhe Haxhi Lleshi u folën kuadrove dhe partizanëve mbi punimet që bëheshin në Shqipëri. Babë Myslimi u prek kur mësoi se nga dëshmoret kishin rënë dhe ish anëtarët e çetës patriotike të vitit 1940 siç ishin: Hamdi Grori dhe Imer Kurti. Këta trima, me gjakun e tyre nderuan Pezën e lavdishme dhe gjithë Shqipërinë. Figura, emri dhe vepra e Myslim Pezës, nuk do të harrohen kurrë.

16 Shator, 2019

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...