Home / Lajme / Komisioni i Venecias ‘rrëzon’ Metën: Nuk ka zgjedhje më 13 tetor

Komisioni i Venecias ‘rrëzon’ Metën: Nuk ka zgjedhje më 13 tetor

“Nuk ka zgjedhje më 13 tetor”. Kështu është shprehur sekretari i Komisionit të Venecias për Demokraci Përmes Ligjit, Thomas Markert në një intervistë për gazetaren Marsela Karapanço.

Ai ka pohuar se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend.

Ndërsa lidhur me veprimtarinë e presidentit për 30 qershorin Markert ka thënë se pritet të publikohet më 11 tetor.

Sekretari i Komisionit të Venecias ka komentuar edhe qendrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka qenë shumë kritik për vendimin e Presidentit Meta.

Intervista:

Marsela Karapanço: Presidenti ka një tjetër datë. 13 tetorin, vetëm dy ditë pasi ju të jepni opinionin final nga Komisioni i Venecias.

Markert: Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.

Marsela Karapanço: Nuk është një datë e ligjshme, data e dekretuar e presidentit Ilir Meta për 13 tetorin?

Markert: De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni.

Marsela Karapanço: Por a e ka shkelur Presidenti i Republikës ligjin me zhdekretimin e 30 qershorit?

Markert: Nuk do të komentoj tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm.

Marsela Karapanço: Përgjatë 48 orëve në Tiranë, të deleguarit e Venecias kanë pasur takime me përfaqësuesit më të lartë politikë.

Markert: Opozita parlamentare nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qëndrimet e saj.

Marsela Karapanço: Po qëndrimi i kryeministrit Edi Rama cili ishte?

Ju e dini që kryeministri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...