Home / Lajme / ERDHI DITA për NDRYSHIMIN!

ERDHI DITA për NDRYSHIMIN!

Fotografia e Sami Kurteshi
Sami Kurteshi

 

Ndryshimi është Lëvizja Vetëvendosje!

Për këtë do të angazhohem unë!

– mbrojtjen me të gjitha forcat e mjetet të dinjitetit të qytetarit;
– sigurimin shëndetësor cilësor;
– sigurimin e dinjitetshëm pensional;
– shtesat e dinjitetshme për fëmijë;
– pagat e dinjitetshme për punëtorët;
– dyfishim të pagës minimale;
– dyfishim të pensionit bazë;
– rritjen e pensioneve kontributpaguese;
– ulje të pagave të politikanëve;
– barna dhe medikamente të bollshme në spitale;
– vende të reja pune të dinjitetshme e me kontratë;
– rritje të sigurisë në punë;
– investime në ekonominë prodhuese, jo në asfalt;
– shumëfishim të investimeve për arsim e edukim cilësor;
– ngritje të shkollave të reja;
– shumëfishim të çerdheve për fëmijë;
– dyfishim të investimeve në kulturë;
– rritje të cilësisë së librit shkollor me njerëz të përgatitur profesionalisht;
– rritje të investimeve në bujqësi;
– gjyqësor të drejtë pa krim e korrupcion;
– drejtësi ligjore efikase për të gjithë;
– administratë efikase e profesionale;
– polici pa krim që mbron qytetarin;
– prokurori të pavarur që ndjek krimin;
– kuvendin efikas, cilësor, të pakorruptuar e pa privilegje;
– kuvendin që kontrollon qeverinë me efikasitet dhe nxjerr ligje të drejta;
– angazhimin dhe mbrojtjen e njëmendët nga çfarëdo diskriminimi;
– barazinë e njëmendtë gjinore;
– mbrojtjen cilësore të gruas nga dhuna;
– mbrojtjen cilësore të të drejtave të gjithë grupeve dhe personave të cenuar;
– luftimin e pakompromis të dhunës në familje;
– mbrojtjen e njëmendët të ambientit me angazhim dhe investime cilësore;
– mbrojtje të ajrit, ujit e tokës nga ndotja;
– sigurim të ujit të pijshëm cilësor për të gjithë;
– hapësira publike të pastra;
– urbanizëm të qytetëruar pa krim;
– banim të sigurtë e cilësor për njerëzit e varfër;
– qeveri efikase, të vogël, të pakorruptuar e pakriminalizuar;
– ndaljen e hajnisë dhe vjedhjes të qytetarit nga shteti;
– uljen e menjëhershme mbi 70% të shpenzimeve të lluksit nga politika;
– rritje e investimeve për sportin dhe edukimin fizik të fëmijëve e rinisë;
– lëvizjen e lirë pa pengesa të mërgimtarëve, pa pagesa në kufi;
– investimin pa pengesa të mërgimtarëve në vendlindje;
– kthimin e dijes, përvojës dhe profesionalizmit të mërgimtarëve;
– ushtri të mirëfilltë me investime të duhura e të nevojshme;
– mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit;
– bashkim të Mitrovicës;
– marrëdhënie të shëndosha diplomatike me të gjitha shtetet me reciprocitet;
– angazhim të njëmendët për liberalizim dhe lëvizje të lirë të qytetarëve;
– rishikim të mirëfilltë të marrëdhënieve me fqinjët dhe të demarkacionit;
– angazhim të njëmendët për integrim të Kosovës në arenën ndërkombëtare;
– angazhim i njëmendët, i pakompromis për të pagjeturit nga lufta;
– angazhim i njëmendët e pakompromis për kthimin e pensioneve nga serbia;
– forcim i lidhjeve të gjithanshme me Shqipërinë duke hequr pengesat ekzistuese;
– ndalim i shkatërrimit të ndërmarrjeve publike dhe punësimeve klanore e familjare;
– luftën e pakompromis, të njëmendë, pa frikë e të vendosur, kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar institucional e joinstitucional.
– hajnat në burg!

Më 6 Tetor është dita e Ndryshimit të madh e të shumëpritur!

#qeveriaKurti
#Ndryshimi!
#ErdhiDita!

Dil, voto, bashkë me të gjithë!

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...