Nga Haki Abazi

Erdhi Dita

40 arsyet pse duhet çkapur shtetin, me LVV në qeverisje, Albin Kurtin kryeministër dhe me qeveri me duar të pastërta!

Rezultatet e kapjes:

1. Nuk ka liberalizim të vizave-ka izolim e radhë para ambasadave
2. Nuk ka punësim të rinjëve- ka largim
3. Nuk ka njohje të reja- ka tërheqje të njohjeve
4. Nuk ka rishikim të demarkacionit- ka humbje të tokës
5. Nuk ka respekt për mësuesin- ka respekt për hajnin
6. Nuk ka prokuror të pavarur- Blakaj i kërcnuar
7. Nuk ka barna esenciale në spital- ka ministra milionerë
8. Nuk ka drejtësi për dhunën ndaj grave- ka gra të vrara
9. Nuk ka mësim e studime cilësore- ka diploma pa fund
10. Nuk ka standard- ka mbyllje të universiteteve rajonale
11. Nuk ka ushtri të vërtetë e të pajisur- ka mburrje koti
12. Nuk ka pastërti në hapësirat publike- ka bërrlog gjer në fyt
13. Nuk ka urbanizëm- ka ndertime vend e pavend
14. Nuk ka violinë ne shkolla- ka raki, verë e mish për politikanet
15. Nuk ka sigurime shëndetsore ka shumë njerëz të sëmure
16. Nuk ka siguri për punësim- kushtëzim për anëtaresim në parti
17. Nuk ka siguri për banim- ka kushtëzime
18. Nuk ka Interpol-ka të arrestuar shqiptar në Maqedoni e Serbi
19. Nuk ka UNESCO- ka artifakte te Kosovës në Serbi
20. Nuk ka ajër të pastërt- ka djegje të qymyrit
21. Nuk ka ujë të majftueshëm- ka prishje e prerje të pyjeve
22. Nuk ka pensione- ka fatura të larta për pagesë
23. Nuk ka gëzim për të moshuarit- ka lot e dhëmbje
24. Nuk ka sigurime- ka polic të rrezikuar me jetë ne cdo hap
25. Nuk ka sigurime- ka njerez që vdesin ne vendin e punes e në trafik
26. Nuk ka drejtesi- ka krim e korrupcion
27. Nuk ka diplomaci- ka prishje te mardhënieve me miq
28. Nuk ka integrim-ka largim nga strategjia për zgjerim e BE
29. Nuk ka eksport- ka import me 85%
30. Nuk ka liri te lëvizjes- ka taxe rruge me Shqiperinë
31. Nuk ka përkrahje për ndërmarrjet e vogla- ka asfalt
32. Nuk ka hapësira të gjelbera- ka parkingje, gropa e asfalt
33. Nuk ka bashkim të Mitrovicës- ka pranim ndarje të vendit.
34. Nuk ka para për art e sport- ka artista në parti
35. Nuk ka përkrahje për kulture- ka tallava
36. Nuk ka zhvillim-ka borde me familjar
37. Nuk ka fabrika- ka sallone dasmash
38. Nuk ka barazi- ka diskriminim, ka përdhosje
39. Nuk ka përgjegjësi për fjalën publike- ka fyerje kërcnim
40. Nuk ka shtet ka pushtet.

40 faturat e dështimit 20 vjeçar të qeverisjes pa krye e pa dije- asnjë votë për dështuesit e shtetit.

Është koha me ju faturu atyre që kanë ngrënë e kane pire, jane dehur me parate e buxhetit tone për të mos e parë ferrin që e kanë krijuar. Qe 20 vite e kanë grryer themelin e shtetit e kanë ndërtuar burgun kolektiv.

Me 6 Tetor paqësisht me shumë kulturë e qytetari , keto fatura milionshe jua fusim ne xhepin e tyre qe ata tash e tutje të paguajn dhe jo ne qytetarët.

Me 6 tetor e bëjmë revolucionin, referendumin, festën, me votë, në Republikën e Kosovës.

 /Huazuar nga Portali MekuliPress/