Home / Të ndryshme / FUQITË IMPERIALISTE GJITHMONË U TREGUAN DHE PO TREGOHEN TË PAMËSHIRA PËR SHQIPËRINË DHE KOMBIN SHQIPTAR!

FUQITË IMPERIALISTE GJITHMONË U TREGUAN DHE PO TREGOHEN TË PAMËSHIRA PËR SHQIPËRINË DHE KOMBIN SHQIPTAR!

Shkruan: Fadil SHYTI

10-10 2019

Billedresultat for harta e shqiperis së bashkuar

Në këtë pikë tragjike shekullore, që po vijëzon me vija të trasha gjaku shqiptar, gjer në ditët tona; fajtore e madhe është edhe Turqia pushtuese.
-Në Shën Stefan dhe në Berlin; për të shpëtuar nga perandoria cariste ruse; osmanlinjtë ranë në ujdi me Europën feudale, pa i pyetur shqiptarët, t´i copëtojnë tokat e tyre.
Shqiptarët, një vit kanë luftuar për Ulqinin; por vetëm me ndihmën e ushtrisë turke dhe flotës angleze; nga sulmet e tyre të egra; shqiptarët u detyruan ta lëshojnë qytetin e bukur të Teutës iliriane. Ulqini, më 1881 ra në duar të fqinjëve tanë armiq malazezë, po këtë fatkeqësi e pësuan dhe trojet tjera etnike nga jugu në veri, nga lindja në perëndim dhe në Konferencën e Londrés, 1913-të, kur u ricopëtua Shqipëria.
-Tashmë, “Dielli, nuk mund të mbulohet me shoshë”; nuk mund të fshihet as të “amnistohet” dikush për historinë tonë të përgjakshme shekullore, vetëm me ca deklarata, ndonëse shumë të vyera, të historianëve përparimtarë turq.
-Po, kjo histori e ndarjes së trojeve shqiptare, vazhdoi edhe pas LANÇ-re, imperialistët e huaj, i tradhëtuan liridashësit shqiptarë, kur i shkelën vendimet e Konferencës së Bujanit; që Partia Komuniste Shqiptare me shokun Enver, kërkuan botërisht që, Dardania t´i ribashkohej Shqipërisë, madje për këtë garantuese ishte Konferenca e Teheranit, UANÇ-re, e Jugosllavisë dhe ajo e Shqipërisë dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë.
Fuqitë e mëdha imperialiste, nuk e mbajtën fjalën.
Klika shovinsite, me ambicie të egra pushtuese e Titos; kur mori lajmin në Vis; u nda e gëzuar; kur bota “demokratike” me stërhollime gjarprusheje politike-diplomatike, u tregua shumë e padrejtë; kur në Maltë dhe në Jaltë (1947) u vendos që ish-Jugosllavia e mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (SKS) e cila i kishte okupuar shumë troje shqiptare dhe të popujve të tjerë fqinjë; do të mbetej përsëri po me ata kufijë, në “Jugosllavinë e Re”; me ambicie pushtimesh të vjetra.
Shqipëria, përsëri mbeti e copëtuar.
Shqiptarët, përsëri mbetën të ndarë në disa shtete, një pjesë e e tyre, në shtetin amë fituan lirinë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre mbetën jashtë kufijëve të shtetit të tyre, mbetën në robëri.
Shqiptarët, në Ilirik (Ballkan), rreth 50 vite, vuajtën si mos më keq, si në kohërat e robërisë së xhelatëve serbë dhe jugosllavë,-por, edhe grekë.
-Po kjo -lojë tragjike, prej djajsh, demonë-kratë, u vazhdua edhe pas tri LÇ-e në trojet e tyre të pushtuara.
Në Rambullet; në mënyrën më dinake, shqiptarëve në fyt iu vu, karremi “demokratik”, por edhe aty nuk iu pranua plotësisht e drejta e kombit shqiptar për VETËVENDOSJE,
në fakt sa për të kaluar radhën e “uljes të gjakrave”, me perin e mashtrimit, u tha, (pa u nënshkruar askund) që, pas 3 vitesh në Kosovë do të ketë REFERENDUM, për statusin e saj, por, si gjithnjë për vendimet e mëdha shumë të drejta,
ky premtim u harrua.
-Poashtu, shqiptarët u tradhëtuan, por edhe udhëheqja e tyre u vetë-tradhëtua; në Paris dhe në Vjenë; aty iu shtrua, si mollë sherri,-kinse, çelsi “për zgjidhje” e ashtuquajtura, “Paketë e Ahtisarit”, e cila në brendinë e saj të poshtërsive, ia kalon “Kutisë së Pandorës”.
1.
Shqiptarëve të Dardanisë, EU-ATL, ia mohuan IDENTITETIN e tyre, siç janë shumicë në trojet tona; me 95% shqiptarë, u detyruan të shpallin shtetin e tyre, “Kosovo” si shtet MULTIETNIK.
2.
Për t´i përforcuar turpet dhe krimet e tyre “demokratike”, prej politikanëve “kosovarë” kërkuan edhe më tej lëshime (kompromise); tepër të hidhura; njëra nga ato, më e rënda, për kohën tonë më përçarëse ndë shqiptarët, qe ajo për hequr nga institucionet e R. K, Flamurin Kuqezi, duke harruar që, me këtë Flamur të Shenjtë, shqiptarët kishin luftuar të bashkuar gjatë shekujve, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
3.
Kërkesat e tyre dhe pranimi i sahanlëpirësve “politikanë kosovarë” dhe “politikanë shqiptarë”, çdoherë e më keq kanë ardhur në rritje nga shumë aspekte të jetës politike, ekonomike, kulturore, shkencore etj; -punët u rrokullisën aq keq në diplomacinë xhelate dhe servile ; aq sa tashmë Serbia-EU-RU, po nënzëshëm edhe Kina, dhe shtetet tjera “mike” dhe armike; me altoparlantët e tyre shqipfolës, Thaçi-Rama- Batoni; po kërkojnë përsëri, e përsëri ricopëtimin e Dardanisë dhe të trojeve të tjera etnike; nga jugu dhe veriu, nga toka e deti!
-Nga kjo masakër e re gjer më tani, kundër ka dalë hapur vetëm Gjermania mike.
Shumë shqiptarë të ekzaltuar si pro-amerikanë, i habitë fakti që, as Amerika nuk i thotë JO, gjer në fund?!!!!
Po kjo masakër e politikës dhe diplomacisë “kombëtare” dhe ndërkombëtare reaksionare, pas LÇ-re, u bë edhe në viset tjera shqiptare; në Kosovën Lindore, me “Marrëveshjen e Konçulit”, në Iliridë, me “Marrëveshjen e Ohrit” me ç´rast të drejtat elementare të shqiptarëve atje, jo që nuk janë fituar, por , vërtet lënë shumë për të dëshiruar.
-Ndërsa, në Malësi të Madhe dhe në Çamëri, pavarësisht që, nuk u zhvilluan luftime andej në viset tona; në shtetet armike; popullsia shqiptare atje, po persekutohet dhe po i mohohet çdo e drejtë kombëtare dhe shoqëore.
Kjo gjendje nuk bën të lejohet të shkojë më tej kurrsesi dhe me çdo çmim të mbrohet çdo cep i atmëmëdheut tonë.
Me fqinjët tanë “të mirë”, duhet vënë vijat e kuqe, me “kufirin tek thana”?!
Reciprocitet!
Reciprocitet!
Reciprocitet!
-Kjo urgjentisht të bëhet si hap i parë, pastaj të veprojmë më tej,-sipas zhvillimeve të situatave në vendin tonë.
Rroftë Shqipëria Natyrale!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
10 Shtator, 2019

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...