Home / Lajme / Kumanova, Maqedonia Ndryshe!

Kumanova, Maqedonia Ndryshe!

Fotografia e Kumanova Maqedonia Ndryshe
Fotografia e Kumanova Maqedonia Ndryshe
Fotografia e Kumanova Maqedonia Ndryshe
Fotografia e Kumanova Maqedonia Ndryshe

Nëse egziston një njeri, i cili gjatë gjithë jetës së tij kishte aktivitete multidimensional, të gjithë drejtuar në avancimin e arsimit shqip në Kumanovë dhe rrethinë, të karakterizuar me suksese, është Etem Xheladini
Për disa, personalitet kontraverz dhe kokëfortë, me një gjuhë direkte, që flet pa dorëza por për t’u realizuar projektet në ambientet shqiptare dhe përgjithësisht në këtë shtet, gjithmonë duhet të ketë njerëz të tillë që thyejnë obstruksionet dhe pengesat e të gjitha natyrave, sepse realiteti ynë është ai që është, me plot pengesa interne shqiptare, përveç atyre sllavo maqedonase.
Faktet flasin për një personalitet të jashtëzakonshëm kumanovar, për një njeri që në plan të parë luftoi për të mbajtur të ndezur fijen e flakës së arsimit në Kumanovë, që të mos përsëritet më kurrë skenari antishqiptar në shkolla gjatë viteve të ’80-ta. Kontribuoi direkt në hapjen e fakulteteve në Kumanovë, zgjerimin e paraleleve në shkolla fillore, iniciator dhe totalisht i implikuar në ndihma permanente për skamnor, ishte i pari që çau vijën e hekurt që mbante ushtria e këtij shteti, për të çuar me bashkëpunëtorët e tij ndihma fshatrave tonë që ishin në luftë.
Kryetar i “Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë”, gjatë nëntë viteve të fundit, sot dorëzoi çelsat pasardhësit të tij. Në shenjë respekti për punën e tij të madhe, Etem Xheladini mbetet kryetar nderi.
Libri i tij i fundit “Arsimi s’duron nënshtrim” është sinonim i itinerarit maratonesk të tij për të luftuar mosbarazinë që u bëhet shqiptarëve të Kumanovës, në të gjithë segmentet

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...