Home / Opinion / Enver Hoxha nuk i njohu kufijtë e Konferencës së Londres (1913).

Enver Hoxha nuk i njohu kufijtë e Konferencës së Londres (1913).

Enver Hoxha nuk i njohu kufijtë e Konferencës së Londres (1913).

Nga Muharrem Xhafa

Enver Hoxha nuk i njohu kufijtë e Konferencës së Londres (1913).

Nê medjat e Shqipërisë, të Kosovës, edhe të botës, po flitet e shkruhet për shkembim a ndryshim a korrigjim kufijsh midis Serbisë e Kosovës?!
Interesant është të thuhet saktë e publikisht se cili shtet është i interesuar për këtë veprim : Serbia, Kosova, BE-ja, Kina, Rusia?! Te gjithê?!!
Kosova ishte nën Serbinë dhe i kishte kufijtë e saj të njohur botërisht! Kur ajo ishte nën Serbinë, s’ishte degjuar ndonjëherë të flitej për shkëmbim a ndryshim a korrigjim kufijsh të Kosovës me Serbinē! Pse lindi ky problem pas krijimi të shtetit të Kosovës?! A mos për të kënaqur interesat e Serbisë?!
Cili eshte ai shtet që nxiton të kryhet ky vëprim? Kosova, Serbia, Rusia, BE-ja, Amerika, Kina,Izraeli, Turqia, cili?! Dhe përse?! Apo është ky një veprim i imponuar nga BE-ja, nën presionin e Serbise e të Rusise?!
BE-ja ka deklaruar përmes përfaqësuesve të vet se nuk do të pranojë zgjerim të saj me shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilët “kanë pa zgjidhur” çeshtjet e kufijve me njeri-tjetrin, çka do të thotë : ti Kosovë, nëse do BE-në, ploteso kerkesat e Serbisë! Ti Serbi, nëse deshiron të jeshë anëtare e BE, prano çfarë lëshon Kosova, se “qyl” e ke! Ti Shqipëri hesht! Pra, kjo është më shumë çeshtje e BE-se, i cili do që “t’i kthejë reston” Serbisë e t’i mbyllë gojên Kosovës : Për ty, Kosovë, mjaft bëmê, s’është gjë ky lëshim që kërkohet të bësh për Serbinë!!
Dihet që historia pêrsëritet, por jo motamo! Europa në Londër më 1913 e ndau Kosovën nga Shqipëria për të kënaqur lakmitë e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Perseri është Europa e 2018 ajo që po e cungon më tej Kosovën për interes të Serbisë e Rusisë! Ne fakt, ky është një cungim i tërë Shqipërisë! Kjo është tradhti! Shtetet e qeveritë nuk kanë tagër mbi territorin e ujêrat e Atdheut! Këtë tagër e ka vetêm populli! A do të pyetet populli???!!
Ndërsa po shkruaja këto radhê, më shkoi mendja te Enver Hoxha, te qëndrimi i tij kombëtar! Enveri e bojkotoi mbledhjen e Helsinkit për Sigurinë e Bashkepunimin Europian, e cila vendosi per njohjen e gjendjes (statukuosë) së kufijve të shteteve të Europës! Jo, tha Enveri, unë nuk i njoh kufijtë ekzistues, le të vendosë Helsinki sa të dojë, sepse Konferenca e Londrës më 1913 e ndau Shqipërinë padrejtêsisht! Dhe nuk i njohu asnjëherë!

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...