Home / Të ndryshme / ATDHEU PIKË E PESË, NUK ËSHTË FJALA IME E FUNDIT!

ATDHEU PIKË E PESË, NUK ËSHTË FJALA IME E FUNDIT!

Billedresultat for Zaim Beqiri
(Foto e Zaim Beqirit)
DUKE LEXUAR VEPRËN E ATDHETARIT ZAIM BEQIRIT, “KUJTIME”, Tetovë, 2009).


– Konstaton me të drejtë dhe zotohet për veprimtari të mëtejshme; përkundër faktit se i rënduar nga mosha dhe vitet mizerje të robërisë; heroi i gjallë i burgjeve të ish-Jugosllavisë titiste.
Zaim Beqiri, e paraqet si në dritën e diellit idealin e tij madhështor, idealin e brezit të tij dhe atyre breznive që do vijnë gjurmëve të gjakut e të lotëve, drejt fitores së madhe e të shumëpritur në shekuj RIBASHKIMIT të Shqipërisë me trojet e veta të okupuara nga sllavët okupatorë.
Gjuha e shpirtit tim ka tri parime:
.Gjaku
.Gjuha
.Gjeografia
– Shkruan autori, Zaim Beqiri në librin e tij historik ”Kujtime”, Tetovë 2009.
– Është bërë traditë e mirë një dhe një punë e mirë, por jo e bollshme nga veteranët e luftës së fshehur e të hapur, nga ilegalët dhe legalët atdhetarë qysh prej fillimit të pasluftës së dytë botërore, të cilët ia vunë gjokset shkëmbinjve të robërisë nga xhelatët jugosllavë 1945-2009. Pra, në këtë punë duhet përqendruar me besnikëri të hidhen faktet historike me kujtimet e tyre të përjetuara kur derdhej gjaku dhe djersa; kur humbej shëndeti e pasuria, kur humbej rinia, kur humbej puna o shkollimi, kur humbej hareja dhe gëzimi në burgjet titiste vetëm për një ideal:
– RIBASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE ME NËNËN SHQIPËRI!
– Kujtoj këtu, kujtimet e Bacit Adem Demaçi, Ramadan Pllanës, Avdi Kelmendit, Isa Demajt, Jakup Krasniqit, Mehmet Hajrizit, Kadri Rexhës, Rexhep Ahmetit, Hilmi Muzaqit, Jakup Shytit e të tjerëve veteranë, që ishin pishtarët e parë të ilegales dhe ish- të burgosur politikë, të cilët rininë e tyre e kaluan përballë hekurave të kryqëzuar.
Ky, ideal u përqafua brez pas brezi deri në ditët tona, nga ata qindra e mijëra atdhetarë e atdhetare, mirëpo ky ideal nuk u realizua as deri sot, jo për fajin e kombit shqiptar, por për fajet e qarqeve imperialiste ballkanike, evropiane dhe më tej…; për më tepër e për më keq, është fakti i hidhur, se ky ideal nuk u realizua dhe për fajet e shqipfolësve trutharë, fodull dhe fantosh, kokëkrisur dhe të pacipë, të cilët për t´i realizuar interesat e tyre personale, klanore dhe partiake; për të siguruar pushtetin e tyre të pa shtet; – shesin atdhe dhe pse jo i shesin dhe prindërit e vet, siç thotë populli – “ shesin babë e nënë”.
Populli shqiptar, në shekuj e ka dashur lirinë, populli shqiptar në shekuj e ka luftuar armikun dhe tradhtinë; por ja, që mjerisht ky popull, i cili aq shumë u besoi udhëheqësve të tij; u besoi dhe ende po u beson, -madje deri në marrëzi – jo rrallëherë u bë pre e këtij besimi që do ta quaja hiç më pak se sikur të ishte “besim pagan”, -prandaj, po e pëson dhe do ta pësojë si mos më keq përderisa, nuk do të vetëdijesohet dhe të vigjilojë e të saktësojë se prej nga kush i vjen shpëtimi, prej nga kush i vjen realizimi i kësaj ëndrre shekullore dhe tejet të arsyeshme dhe përtej legjitime…
Duke shfletuar librin “Kujtime” të Zaim Beqirit, që nga faqet e para lexuesi njoftohet për vuajtjet, padrejtësitë politike, ekonomike, sociale, kulturore e të tjera; shqiptarët kudo në trojet e okupuara të Shqipërisë Etnike, e në veçanti për tmerret që i kishin shqiptarët e mbetur nën thundrat e shtetit policor serbo-maqedonas.
Lexuesi, do të njoftohet gjithashtu dhe me gjithë ato vuajtje e tmerre që i kishte përjetuar Ay vet dhe brezi i tij dhe shumë brezni të tjera më vonë; nën çizmen fashiste sllave, gjatë kohës kur duhej t´i shërbenin asaj ushtrie famëkeqe e quajtur “APJ”. Padrejtësitë, injorimet, persekutimet, as presionet e ndryshme kudo që kishte shërbyer dhe kurdoherë që iu kishin turrur si ujqërit e përtej Karpateve, nuk e kishin frikësuar as thyer atëbotë, atë djalë shqiptar!
Mësimet e shokut Enver Hoxha, ato të PPSH-së dhe këto vuajtje do të bëheshin më vonë, burim frymëzimi për ta luftuar pamëshirë serbo-sllavinë.
Atdhetari i devotshëm, Zaim Beqiri, i takon një familjeje emblematike të Shipkovicës tetovare, i cili u burgos në fillim-vitet 80-ta, për “fajin” se e kishte themeluar “Partinë e Punës Kombëtare” (1979); pasi u zbuluan, nga mesi i vitit 1981 me disa shokë u dënua 13 vjet, 10 prej të cilave i vuajti, pastaj vëllezërit e tij u burgosën në vitin 1982 dhe u dënuan për veprimtari atdhetare në organizatën, “Kushtrimi i lirisë” e udhëhequr nga atdhetari Rafi Halili; Vehbiu me 14 vjet burg, kurse, Remziu me 11 vjet burg. Atëbotë, nga regjimi kriminal i maqedonasve u dënua dhe Lokemadhja e tyre. Shumë nga shokët e burgjeve, për Zaimin deklarojnë: “ Qëndresa e Zaim Beqirit, përballë UDB-së, e bënë atë, njeri të madh”!
Zaim Beqiri, për më tepër se 30 vjet i mbetet besnik idealit të shenjtë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; për ribashkimin e trojeve shqiptare në katër vilajete të saj e cila atëbotë e kishte qendër, Shkupin.
Gjatë udhëtimit të tij nëpër rrugën e historisë sonë të re; është njëri ndër ata pishtarë të vërtetë lirie; që me kohë, që nga vitet 70-ta e deri sot; – ishte dhe është i vendosur të përpiqej dhe të luftonte me të gjitha mjetet për të vetmin ideal, nuk i pëlqente as i pranonte kurrë kompromiset me të huajt në dëm të interesave kombëtare; pavarësisht çmimit që do të paguante në jetë.
Teorive të “teoricienëve modernistë” allë titistë e të tjerë dështakë të politikës shqipfolëse; – kinse zgjidhja e çështjes shqiptare do të arrihej më lehtë me kompromise dhe me “zgjidhje parciale”, ky burrë i madh i kombit ua tërhoqi vërejtjen me kohë dhe ua dogji kartat në duar; i demaskoi, ashtu siç bëri dhe i madhi, Ukshin Hoti; -dhe koha e vërtetoi se “shpikje” të tilla “diplomatike” -më pastaj rezultuan të dështuara.
…Dy viganëve të diplomacisë shqiptare koha dhe e vërteta ua dha dhe po ua jep edhe sot – të drejtën e kësaj teze të pathyeshme, për ribashkim kombëtar.
Këta burra të mëdhenj të kombit , Ukshin Hoti dhe Zaim Beqiri , nuk u përkrahën por vetëm u injoruan dhe u penguan nga ”personalitete” e qarqe të caktuara titiste e tejet reaksionare, jo pse këtyre dy dishepujve të shqiptarisë iu mungoi dëshira dhe vendosmëria për veprimtari në shërbim të kombit me të gjitha forcat politike; kujtoj këtu ”Takimet e Tetovës, 1, 2 ” -e në vise tjera shqiptare, kur shtrohej për zgjidhje çështja shqiptare në tërësi; por, pikërisht pse e mbronin këtë objektivë me fakte të pathyeshme shkencore- nuk e gjetën përkrahjen e tyre e në veçanti nga LDK-ja e Prishtinës dhe PDSH-ja e Tiranës- siç thotë autori, në këtë libër.
-Kjo qe deviza e betimit të tij, kjo qe qëndresa e tij dhe jo deviza e nënshtrimit, para mashtrimeve dhe bllokadave të armiqve të hapur dhe të maskuar të shqiptarisë. Këtë ide madhore, Zaimi e ka mbrojtur me guxim dhe para gjykatave të armiqve.
-Ka nga disa udhëheqës “largpamës”, që vinë nga lëvizjet dhe partitë e ndryshme legale dhe ilegale që tani deklarohen, se -kinse “Lëvizja atdhetare shqiptare doli me kërkesën e Republikës së Kosovës – si hap i parë i zgjidhjes kombëtare e nxitur nga mësimet e udhëheqjes së Tiranës”, -e cila atëbotë drejtohej nga strategu i historisë shqiptare, Enver Hoxha.
Në këtë libër lexuesi do të merr përgjigjen prej tij, ashtu të merituar ndaj atyre falsifikuesve të historisë!
-Në mes tjerash ky projektues dhe pjesëmarrës i ngjarjeve të drejtpërdrejta në revolucionin popullor do të deklaron: “Kjo, nuk është e vërtetë” !…Dhe, më tej do të kumton se: “Gjatë viteve 90-ta, kur ishim në takim me Ramiz Alinë biseduam me të rreth kësaj çështjeje – mes tjerash ai më tha se, -“Kjo nuk është e vërtetë”!..
-Po këtë qëndrim të drejtë e ka mbrojtur në intervistën e tij ish-i burgosuri politik dhe njëri ndër ish-organizatorët e parë të Lëvizjes ilegale, Ramadan Pllana, i cili veproi përkrah me Jusuf Gërvallën, Metush Krasniqin, Ahmet Haxhiun e të tjerë; shiqo: Ramadan Pllana , Intervistë
 Nga këto fakte; unë artikullshkruesi konstatoj që: vetëm për vetëm, për fajin e disa devijatorëve dhe manipulatorëve të Lëvizjes ilegale dhe të disa “diplomatëve” mashtrues të Tiranës, askush nuk guxon të keqpërdorë pozitën e tij, të mashtrojë një popull e të njollosë një qeveri dhe një parti, siç ishte ajo e PPSH-së.
Në librin e Zaim Beqirit, -siç thotë populli ynë: “faji nuk mbetet jetim” Të gjithë aktorët spiunët, frikacakët dhe tradhtarët e kombit shqiptar kanë emra konkretë e jo abstraktë! Aty, nuk i shpëtojnë “alibisë” së anonimitetit!
-Ata, të gjithë do t´i nënshtrohen shpatës së drejtësisë; pa dallim kush janë dhe ku gjenden, në çfarë pozitash pushteti dhe hierarkie nën thundra të huaja, nën maskën e të bërit shtet- Shqipëri, apo kinse, “copëra Shqipërie”! Atyre, që iu pëlqen më shumë pushteti se shteti, më shumë paraja se liria, më shumë Evropa se Shqipëria, mesiguri do ta ndiejnë në kollorotë e tyre, shtrëngimin për fyti; të dorës së fuqishme të një intelektuali thellësisht kombëtar dhe popullor.
Tek ky burrë Shqipërie, nuk kursehen nga kritikat e ashpra për gabimet e tyre të një politike anti-kombëtare ; -as “presidentët historikë” si Berisha dhe Rugova; për të cilët me të drejtë shkruan se, “Askush nuk ka të drejtë për të viktimizuar gati 1 milion tokë shqiptare, qoftë Sali Berisha apo Ibrahim Rugova”.
-Pa çka se, elementë të pandërgjegjshëm kombëtarisht, do t´ia kenë ca mërinë; pa ç´ka se elementë të rënduar nga mëkatet dhe nga gradat e huaja pushtetore e ushtarake, nuk do t´ia servojnë këtij burri një “karrige të butë”!!! Këtë, aspak se trembë kjo, as e qet në kujtesë as dëshpërim…
-Ky pasardhës i Jusuf Xhelilit, i cili e derdhi gjakun për lirinë e asaj pjese të Shqipërisë; sikur në këtë shekull të ri, po e përsërit maksimën e atij burri të madh të cilit kur i thanë qeveritarët e Tiranës: “ Eja në Tiranë për të bërë politikën” –Ay, burrë i vendosur për shtet e jo për pushtet, ua ktheu përgjigjen me këto fjalë: “ Unë, do ta mbrojë Dibrën nga serbët, kurse, ju atje bëjeni politikën, -por bëjeni drejt”.
A nuk po ngjanë kjo maskaradë si dy pika uji me politikën e Ahmet Zogut, tani politika e Ali Ahmetit & Co, e të tjerë partiakë; xhelatë, debilë e torollakë; në dëm të trojeve etnike shqiptare?!
-Prandaj, atdhetari Zaim Beqiri, po vigjilon dhe “po pret” ditë më t´mira?!
Jeta e rëndë në robëri, formimi i tij i fuqishëm kombëtar e bëri të pathyeshëm dhe ndaj të gjitha rrymave politike anti-kombëtare; pas ndryshimit të sistemit në Shqipërinë administrative, si një lukuni ujqërish të pangopur, elementë të shitur për pesë dinarë o dollarë tek të huajt; elemenetë injorantë të pangopur për pushtet dhe për para; u vërsulën si bishat për të denigruar çdo gjë të bukur e shenjtë shqiptare, që ishte krijuar me aq mund e sakrifica për një gjysmë shekulli, përballë presioneve të egra të armiqve sllavë e më tej…
Zaim Beqiri, u mbeti besnik deri në ditët tona, ideve të përfituara kombëtare nga ajo periudhë historike, kur qeveria shqiptare ishte e para dhe pothuaj vetme që i përkrahu kërkesat tona gjithëpopullore, që nga vitet 1968 e këtej…
Natyrisht, kjo nuk mund të bëhej pa qëndrimin parimor dhe thellësisht revolucionar dhe kombëtar të Gjeniut Enver Hoxha. Prandaj, pikërisht për këto qëndrime të udhëheqësit tonë të shtrenjtë, Zaim Beqiri i mbetet besnik deri në vdekje atij burri të madh të historisë. Ky veteran i luftës për liri dhe barazi; ky idealist dhe analist i patrembur dhe i saktë aspak nuk e fsheh qëndrimin e tij ideologjik, kur në një intervistë dhënë “Zëri Kosovës” deklaron:
“Kosova e pavarur pa përfshirjen e të gjitha trojeve etnike është jo vetëm thjeshtëzim i kërkesës gjithëpopullore, por edhe demagogji “! Dhe, po aty, vijon: “Është e vërtetë se në shpirt më flenë majtizmi. Atë kurrë se kam fshehur as s´do ta fsheh as sot. Sa i përket personalitetit të shokut Enver Hoxha kam qenë dhe pretendoj të mbetem ithtar i denjë i rrugës së tij.
Unë, personalisht me kalimin e kohës, gjithnjë e më tepër vërejë shkëlqimin historik të veprës së tij. Megjithatë, ju e dini se sot forma më e mirë e mediokërve politikë për të eliminuar njerëzit meritorë apo potencialë është pikërisht përshkrimi i tyre si enveristë, marksistë-leninistë e kështu me radhë” .
Gjatë leximit të librit “Kujtime” të Zaim Beqirit duket sikur lexuesi bisedon me autorin e librit. Sipas veprës shihet se autori është i durueshëm si qengj ndaj gabimeve të bashkëvendësve, por, i ashpër si ujk ndaj armikut sllav.
Gjatë leximit konstatova se, Zaim Beqiri nuk donë të shpenzojë kot energjinë ndaj shqiptarëve titistë, meqë synim i tij është lufta për çlirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare.
-Mendoj se, librit mund t’i shtohen edhe disa ngjarje me tregime metaforike, dhe libri mund të dalë një roman i mrekullueshëm. Konkretisht, flitet për një ngjarje të vërteta, që lirisht edhe mund të inskenohej një film artistik.
Vuajtjet dhe pasojat e shtypjes së egër nën sundimin serbo-malazezo-maqedonas të Kosovës me Tetovë, që autori i ka përjetuar në mënyrë serike, janë një film real për rininë sotme, që breznive t’ ju tregohet se sa vështirë ka qenë të sigurohet liria në vendlindje dhe buka në mërgim.
Është interesant dhe jo pak i dhimbshëm, rrëfimi se si Zaimi i pafat ishte pjesë e vuajtjeve në atdhe; ai bëri dy-tri udhëtime për të kërkuar punë në Gjermani dhe prapë nuk gjen punë, -pastaj bëri dy-tri udhëtime në bregdetin kroat, prapë nuk gjen punë, po kështu vrapon pas disa partive politike shqiptare në vendlindje dhe prapë jo për fajin e tij; nuk gjen bashkim kombëtar.
Ç’ fatkeqësi të madhe kombëtare shqiptare ka përjetuar, kjo pjesë e Shqipërisë dikur; që, edhe sot po na ndjek, duke e përfshirë tani dhe Shqipërinë administrative!!!
Premtimet e politikanëve “demo(n) kratë për një jetë më të mirë, u kthyen në vuajtje të papërshkruara për popullin.
-Vuajtja individuale e tij është pjesë e vuajtjes së popullit shqiptar: Kosova shkon me një Konferencë kinse, për zgjidhjen e drejt sipas “vetëvendosjes” pikërisht atje në Rambuje dhe në Vjenë nga diplomacia dinake botërore dhe nga puthadorët shqipfolës, nga qyqarët pacifistë dhe devijuesit e luftës sonë çlirimtare; ish- udhëheqësit e UÇK-së, shkelet pamëshirë e drejta e kombit tonë për VETËVENDOSJE!
Po këtë fat tragjik e pësoi dhe Tetova me vise të tjera, kur në “Marrëveshjen e Ohrit” shkelet me të dy këmbët në gjakun e derdhur të UÇK-re, dhe në ardhmërinë e ndritur të popullit shqiptar.
Po këtë fat tragjik e pësoi dhe Kosova Lindore, me “Marrëveshjen e Konçulit”, tani po e shohim të gjithë se, edhe pas luftës çlirimtare, ende në ato troje shqiptare, po valon flamuri i çetnikëve serbë, kjo po ngjanë gjithashtu dhe në veri të Mitrovicës!
…Dhe, koha po e dëshmon qartë se, në Konferenca famëkeqe si këto kurrë nuk zgjidhet drejt çështja shqiptare!
Kjo metodë e detyron popullin shqiptar që, tani për tani t’iu nënshtrohet vendimeve të zeza të Konferencave ndërkombëtare.
Pa zgjidhjen e përhershme, të RIBASHKIMIT kombëtar, kurrë s´do të marrin fund përpjekjet tona, -që njëherë e përgjithmonë të marrë fund vuajtja dhe mjerimi i popullit shqiptar.
Mbase, ky është dhe mesazhi historik i librit “Kujtime” të atdhetarit të devotshëm.
Suedi, 13 dhjetor 2009

LAVDI HEROIT KOMBËTAR, ZAIM BEQIRI!
5 Shtator, 2019

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...