Home / Lajme / Kurti: Sëmundja është PDK-ja, ilaçi është Vetëvendosja

Kurti: Sëmundja është PDK-ja, ilaçi është Vetëvendosja

Kurti: Sëmundja është PDK-ja, ilaçi është Vetëvendosja

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka kuptim Qeveria dy vjeçare.

Prandaj oferta e tij drejt LDK-së ka qenë që të bëhen bashkë për së paku dy mandate.

“Meqë prioritet është luftimi i korrupsionit, dhe Vetëvendosje nuk është provuar asnjëherë në qeveri aq më pak me PDK-në, ishte e natyrshme që ne të qeverisim në mandatin e parë. Ata as nuk më thanë po as jo, por takimet vazhdonin. Prandaj, unë vazhdoja që të mbajmë ato takime”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se PDK-ja tashmë po flasin si opozitë

“Ata janë bërë gati për opozitë, ata po e dinë që tashmë janë në opozitë”, ka thënë Kurti. “Ne edhe LDK-ja do të bëhet qeveria e ardhshme. Por ne donim që Qeverinë ta bëjmë parazgjedhjeve, se e dinim se shumë institucione do të çliroheshin ende pa ardh ne zyrtarisht në Qeveri. Sëmundja është PDK-ja, ilaçi është Vetëvendosja”, ka thënë ai.

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...