Home / Lajme / Të dashur mërgimtarë

Të dashur mërgimtarë

Duke filluar nga dita e sotme, ju mund të plotësoni FORMULARËT PËR REGJISTRIM TË MËRGATËS për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 6 tetor 2019 në Kosovë.

Formularët mund të shkarkohen dhe të dërgohen nga data 30 gusht deri më 10 shtator 2019.

VINI RE: Edhe ata që kanë votuar në zgjedhjet e kaluara, duhet të regjistrohen.

I. TË DREJTË PËR T’U REGJISTRUAR DHE PËR TË VOTUAR KANË:

1. Ata që posedojnë shtetësinë e Kosovës ( dmth, kanë pasaportë ose letërnjoftim të Kosovës).

2. Ata që nuk kanë shtetësi, por kanë të drejtë për shtetësi ( dmth: nëse keni lindur në Kosovë, ose jeni fëmijë të prindërve që kanë lindur në Kosovë, ose jeni fëmijë të prindërve që kanë shtetësi të Kosovës).

II. PROCEDURA E REGJISTRIMIT

1. Shkarkoni ose fotokopjoni formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës.

2. Formularin mund ta shkarkoni nga webfaqja e KQZ-së, këtu:
www.kqz-ks.org

3. Ata që kanë shtetësi të Kosovës duhet ta shkarkojnë formularin nr. 1 këtu:
http://www.kqz-ks.org/…/I.-Formulari-i-aplikimit-per-votim-…

4. Ata që nuk kanë shtetësi, por kanë të drejtë vote, duhet ta shkarkojnë formularin nr. 2 këtu:
http://www.kqz-ks.org/…/II.-Formulari-i-regjistrimit-dhe-ap…AsYFEV4dpriQWO_sgfVkFfhPD8nxg7M0wNC5k2-LU3k-9fgzQ

III. PLOTËSO FORMULARIN

1. Printojeni formularin dhe plotësojeni me të dhënat personale.
Shkruani sa më qartë dhe nënshkruajeni formularin.

2. Skenoni apo fotografojeni me telefon mobil formularin e plotësuar dhe të nënshkruar.

3. Formularin e skanuar apo të fotografuar bashkë me një kopje të letërnjoftimit apo pasaportës të Kosovës dërgoni me email në njërën nga adresat e KQZ-së:
ovpp@kqz-ks.org
zgjedhjet.2019@kqz-ks.org
vjk.2019@kqz-ks.org

4. Formularin duhet ta dërgoni në KQZ më së voni deri më 10 shtator 2019.

Pastaj do të pranoni një email kthyes nga KQZ mbi atë se nëse aplikacioni juaj është pranuar dhe si të veproni më tutje për dërgimin e fletëvotimit tuaj.

#VOTOmeZEMËRdheMENDJE!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...