Home / Lajme / VV ja jep vulën, s’ka koalicion: Çkapjen e shtetit nga “klani pronto” s’mundet me udhëheqë LDK’ja

VV ja jep vulën, s’ka koalicion: Çkapjen e shtetit nga “klani pronto” s’mundet me udhëheqë LDK’ja

Mbas shumë takimeve e përpjekjeve për koalicion të mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit ia dha vulën kësaj çashtje.

Postimi i plotë nga Arbërie Nagavci (VV):

Lëvizja VETËVENDOSJE! me vite është angazhuar që të jetë alternativa e vërtetë për vendin.

Kemi qenë e jemi të gatshëm për kompromise në interes të qytetarëve, por jo dhe të grupeve klienteliste.

LVV e mundi LAA (LDK dhe katër parti të tjera) në zgjedhjet e fundit në qershor 2017. Ne të vetëm kishim mbi 200 mijë vota, përderisa LAA, pra katër partitë tjera, 180 mijë vota.

Në zgjedhjet e parafundit, në qershor 2014, ne u tradhëtuam, kur pas VLAN-it LDK shkoi me PDK-në duke shkelur marrëveshjen e 10 shtatorit 2014.

Ne nuk mund të lejojmë të tradhëtohemi sërisht, dhe do të fitojmë këto zgjedhje, sepse qytetarët e duan ndryshimin e vêrtetë.

Në çkapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheq LDK.

About admin

x

Check Also

Palmer: Nuk vendosim afate e as vija të kuqe në bisedimet Kosovë – Serbi

5 Qershor 2019 Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer, tha ...