Mërgimtarët e Danimarkës kanë filluar poashtu fushaten mobilizuese „ASNJË CENT PËR KOSOVËN NËSE TĒ KORRUPTUARIT VIJNË NË PUSHTET“

Z.Selami Thaqi me qëndrim ne Holbaeg dhe z.Sadik Bojaxhiu me qëndrim në Odense, Danimarke, kanë të njëtin qëndrim: Nuk e jap asnjë cent për Kosovën nëse të korruptuarit vijnë në pushtet-thote Sadiku.

Deri sot kanë kaluar shumë qeveri njëra pas tjetrës dhe e kanë zhvatur Kosovën.

Ka ardhur Koha, që Kosova të udhëhiqet SHQIP. Unë besoj se nën udhëheqjen e te rinjëve të pakorruptuar, shteti i Kosovës do të përparojë shumë shpejt.

Unë kam synuar gjithmonë të investoj në Kosovë, por administrata dhe pushteti i padrejtë na kanë injoruar, apo kanë kërkuar përqindje parash (haraç).

Sikur unë edhe shumë mërgimtarë të tjerë janë po të të njëjtit mendim.

Besoj që qytetari ynë të votojë gjeneratën e re te pakorruptuar, ashti që ne mërgimtarët të investojmë në Kosovë, në mënyrë që ta rrisim punësimin. E dimë që populli ynë është në situatë tepër të vështirë.

Ju lutem qytetarë të Kosovës, hapni rrugë për investimet tona në vendlindje. Ose ju lutem na harroni tërësisht