Home / Opinion / SERBËT PUSHTUES NA I DOGJËN NJERËZIT DHE LIBRAT!​​

SERBËT PUSHTUES NA I DOGJËN NJERËZIT DHE LIBRAT!​​

 

Shkruan: Fadil SHYTI

Në  vitin 1979  me rastin e vizitës sime të parë né RPSSH, né njé librari  té Tiranés e pata blerë një “dispencë”,-ashtu, i quanim ne studentët ato fletushka; ishin  libërtha të  vegjël nga sasia, por, të mëdha nga cilësia; ishin fletore té daktilografuara nga ligjëratat  e profesoréve të Tiranés.​
Në njëren nga ato, shkruhej për jetén dhe veprën letrare té F.S.Nolit, m u bë zemra mal, kur e gjeta njé Letër Historike té shkruar  prej Fan. S. Nolit, në vitet e para të  pas çlirimit, dérguar, gjeniut, Enver Hoxha. ​
Né atë letër, Noli ynë i madh ua uronte fitoren komunistëve né krye; -siç e quante Ay; “Komandarin” Enver Hoxha. ​Po aty, poeti i madh mërgimtar shprehej që: ​
“Kur historianët do të pyesin, kur filloi pavarësia  e vërtetë e Shqipérisé, ata do të shohin që kjo pavarësi nuk filloi mé 1912, -kur u shpall shteti shqiptar; por, filloi më 1944, atëherë kur në pushtet erdhën komunistët në krye me Komandarin tonë, Enver Hoxha”. ​​
-Letra e Nolit përfundon, me urimet për suksese dhe fitore të reja té ndërtimit dhe të zhvillimit të vendit.​
​Ndiej keqardhje të madhe që, ajo letër tashmë mungon në bibliotekën time.​​
Është për të theksuar  që; atë libërth- ia pata dhëné kushëririt tim,  Hamdi Shyti,  i cili atëbotë ishte student, ma kërkoi pér ta lëçitur, do t´i ndihmonte për provimet në Letérsinë Shqiptare, ia  huazova  atë “dispencé”, té cilén nuk ma ktheu pastaj. ​​
Në vitin e kaluar, kur isha në Dardani, né vendlindjen tonë, u takuam me Hamdiun, pasi u çmallëm si véllezér e pyeta; kushëri i dashur, a e kemi ende atë dispencé-libërth, me até Letrën  Historike të famshmen të F. S. Nolit; -Hamdiu, po qe besa edhe unë, u ndiem shumé keq, kur mé njoftoi qé, nuk e kemi, sepse gjatë LÇ-re, mé 1998, serbo-çetnikët; na i dogjën librat, në bibliotekat tona.​​
Ah!… -Sikur ta gjenim dhe publikonim edhe letrën pararedëse, té Fan.S. Nolit; té cilën e ceka më lart! ​​
-Respekt pér ju, Shqipéria Socialiste,-këtu në fzb?!​​
-Pér kéto publikime, si kjo letra kthyese e Komandantit, Enver Hoxha, drejtuar F. S. Nolit të madh. Këto vlera té mrekullueshme qé, nuk po i mbulon pluhuri i harresës pér breznitë e reja!…​​
-Po, pastaj,-siç mé foli, kushëriri veteran i LÇ-re, edhe pushtuesit nuk kaluan lehtë;-kéto krime dhe turpe i paguan me lëkurat e tyre, në ikje, në thyeqafje…​​
-Vlen të theksohet me kétë rast që, né betejat me serbët, véllai i Hamdiut, Mustafai, mësues dhe poet atdhetar, në  vjeshtën e  vitit 1998 , ra  déshmor né fushén e betejës në malet tona, tek “Uji i Sokolave”;  Hamdiu, qe plagosur në kraharor, ndërsa në pranverën e vitit 1999, në  krye të detyrës, në mbrojtje të atdheut, do të binte dëshmor djaloshi i xhaxhait tim, Adnan Shyti. ​​
Lavdi kolosëve të shqiptarizmés, të penës dhe të pushkës; Fan S. Nolit dhe Enver Shqipos!​​
Lavdi déshmoréve té atdheut!​​

22 Gusht, 2019

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...