
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjs në Kuvendin e Republikës së Kosovës Shemsi Syla në një postim në facebook ka komentuar Koalicionin AAK dhe PSD, duke e cilësuar atë si koalicion i parë parazgjedhor i mbijetesës politike të të dy subjekteve.
Deputeti Syla ka shtuar, se AAK ka bërë zhurmë të madhe se po rritet vazhdimisht, dhe se do shkojë e vetme ne zgjedhje, ndërsa sot “fashiti” koalicioni me AAK. Syla ka shtuar se është pikërishtë Lëvizja Vetëvendosja që bën thirrje për një koalicion të shpresës!
Ja postimi i plotë i Shemsi Sylës deptet i VV dhe anëtar i Kryesisë së ngushtë të kësaj partie:
“Zhurmën e madhe gjatë këtyre ditëve se AAK-ja po rritet; se do të shkojë e vetme në zgjedhje e sigurt në fitore, e fashiti sot koalicioni parazgjedhor me PSD-në. Kështu, prej dy 12-shave që bashkë bëjnë 24, në fund të zgjedhjeve do të ndodhë shkrirja reale në numër 12. Koalicioni AAK- PSD është koalicioni i parë parazgjedhor i mbijetesës politike. Diku pak para orës 24 në KQZ do të regjistrohet edhe një koalicion tjetër i mbijetesës. E Lëvizja Vetëvendosje po bën thirrje për një koalicion të shpresës! Ka përfunduar Shemsi Syla nga Lëvizja Vetëvendosja