Home / Lajme / Demi për koalicionin PSD-AAK: Deri dje ‘figurë e krimit të organizuar’, sot partner

Demi për koalicionin PSD-AAK: Deri dje ‘figurë e krimit të organizuar’, sot partner

Agron Demi nga Instituti Gap, i ka drejtuar kritika koalicionit PSD-AAK.

Demi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ku ka ofertë më të mirë për votuesit se sa me u’a kërkuar votën për një parti e cila vetëm se përmbylli mandatin më të keq në historinë e zezë të qeverisjes.

“Natyrisht, ku ka ofertë më të mirë për votuesit se sa me u’a kërkua votën për një parti e cila vetëm se përmbylli mandatin më të keq në historinë e zezë të qeverisjes.

Për PSD-në, nuk ka gajle që Haradinaj si udhëheqës i qeverisjes PAN këmbëngul me vazhduar projektin e dëmshëm me miliarda euro të termocentralit të ri, me i djeg/vjedh me miliarda euro në autostradën e re që kalon nëpër arat e Dukagjinit, me kërcënua gjykatës e prokurorë, me i fry listat e veteranëve, me i degradu të gjitha agjencionet e pavarura…e qindra të zeza tjera. Deri dje ‘figurë e krimit të organizuar’, sot partner.

Në politikë nuk duhet me funksioni me logjikën e biznesit, me i pa partitë si “start-up”-s me qëllimin e vetëm me ju bashku blerësit me çmimin më të lartë”, ka shkruar ai.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...